Nevila fiton ‘Big Brother Albania 7’, merr 100 milionë lekë

31 Maj 2014, 10:24Lifestyle TEMA

Nevila është fituesja e këtij edicioni të ‘Big Brother Albania 7’ dhe e çmimit të madh prej 100 milionë lekësh.

Në një natë finale spektakolare, me plot emocione, të papritura dhe me surpriza nga më të paimagjinueshmet kulmoi edhe aventura 100 ditore e këtij reality show, që mbajti me miliona shqiptarë të mbërthyer çdo të premte pas ekranit.

Çifti i krijuar brenda shtëpisë së Big Brother, Arditi dhe Xhuliana ishin 2 finalistët e parë që u eliminuan në natën finale.

Mes Nevilës dhe Meridianit, të cilët u vunë përballë njëri tjetrit në televotim, publiku vendosi që Meridiani të jetë i treti i larguar në këtë natë.

Nga 6 finalistët e këtij edicioni, Valeri, Jona dhe Nevila ishin 3 konkurentët e fundit të mbetur, për të cilët u hap një televotim nga i cili doli edhe fituesi i këtij edicioni.

Ndërkohë që televotimi mbetej i hapur ‘Vëllai i Madh’ kishte rezervuar nga një surprizë për Valerin, Jonën dhe Nevilën.

Valeri takon bashkëshorten e tij, Madalenën e veshur me kostumin popullor. Menjëherë ai fillon të kërcejnë, nën ritmet e muzikës popullore. Me flamurin e kuq në duar, së bashku kërcejnë vallen tradicionale të zonës.

Tre animatorë performuan për Nevilën, duke organizuar një mjedis cirku. Ndërsa jona u vendos në qendër të djemve. Trupa e baletit të Top Channel performuan për të.

Pas televotimit, Valeri ishte konkurrenti i katërt që lë garën e Big Brother Albania 7. Ndërsa, mes Jonës dhe Nevilës publiku vendosi që fituesja e këtij edicionit të jetë Nevila, e cila pas përfundimit të spektaklit është shprehur se nuk e priste këtë fitore pasi të gjithë finalistët ishin të fortë dhe të veçantë.

“Ndoshta karakteri që ka treguar ka ndikuar në këtë fitore. I druhesha Valerit, pasi ka qenë gjatë gjithë kohës aktiv dhe ka dhënë shumë, gjithashtu edhe Jona”, tha fituesja e “Big Brother Albania 7”.

Por, gjatë këtyre 100 ditëve, kanë qenë 24, banorët që hynë brenda mureve të shtëpisë. Fillimisht në çifte, të krijuara përmes zgjedhjeve të tyre të rastësishme, e më pas në lojë individuale.

Ndarje në grupe, por edhe sfida të vazhdueshme personale, për t’u rezistuar provokimeve e kandidimeve. Debate… Miqësi… Por, edhe çifte.

Pasione kalimtare apo dashuri, çfarë u duk nëpërmjet kamerave, që vëzhguan 24 orë në 24, është lidhja e Visarit me Lorin, që përfundoi shumë shpejt, dhe ajo që vazhdon mes Xhulianës dhe Arditit./TCH

24 komente në “Nevila fiton ‘Big Brother Albania 7’, merr 100 milionë lekë”

  1. dritani says:

    “…që mbajti me miliona shqiptarë të mbërthyer çdo të premte pas ekranit.”

    Ketu fillova te qaj. Mu duk Shqiperia si Kina…

    1. O Gzim says:

      Keto BB jane shume vari lesht,kush rri e i shikon akoma…

  2. Mira says:

    Big Prostituta mbaroi…..!?

  3. SOCIALISTI says:

    BIG PROSTITUTA DESHTOI EDHE FITOI NJERIU MIRE I THJESHTE FJALE PAK.
    URIME

  4. ARBEN says:

    I uroj sinqerisht sukse te plote Neviles per fitimin e cmimit te madh te B.B.7. Nevila u tregua konkurente shume e forte ne dy aspekte, se pari ne sinqeritetin e saj dhe se dyti ne moralin e saje, te cilat perbenin nje model. Erendesishme eshte te theksoj qe ne kete aventure doli ne pah edhe psikologjia sociale dhe morale, e cila nuk paska “vdekur” nga efektet e ndryshimeve demokratike. Pra populli yne respekton virtytet dhe keto u misheruan me se miri nga Nevila. Te lumte Nevila.

    1. Lukani says:

      O Beni, kaq debil qenke qe shifte keto budalliqe mor qyqar? Ahahahahha cfare debili. E paska analizu me detaje.

  5. themi says:

    E pergezoj nevilen per kete fitore. e meritonte. me ne fund edhe nevila do te kete nje çati si te gjithe te tjeret, ashtu sic edhe ajo deshironte.

  6. Bollanos kokekallçuku says:

    Big Brother !?! Akoma shikon njeri BB ?
    Get a eFing Life !

  7. debili i Temës says:

    Këtë, duhej ta kishit vënë lajm të parë, në ballë të gazetës, o TEMA…!!!

  8. Balenti says:

    big shkerdhatash te gjithe jane shkerdhata mr gjiyh ate idjotin epionistin haaaaaaaa big prostituta valeri ose jota ata e ksn merituar kurse nevila ashte deshte me e nxjerr qysh javet e para

  9. e shtune says:

    -Qe nje donacion ,qe kaloi mbi meritokracine..,sevap

  10. Tarras Zhapkoqi says:

    Ndihem vertet i lumtur qe fitoi Nevila. Ne sjelljet e saj me eshte dukur vertet nje njeri “bio” pa artifica. Me gjithe shpirt i uroj asaj nje jete te bukur. Njerzit normale e quajne jeten nje lufte te perhershme dhe sa here qe fiton nje beteje te re ndihesh i lumtur dhe lufta vazhdon perseri. Vertet jeta eshte nje lufte por kur luften e fiton, e mreiton qe kjo jete te jetohet si Nevila. Urime, Nevila, prej nje anonimi!

  11. Malo says:

    Fituesja ishte vajze e mire por mediokre. Ky shou ka qene me i dobeti i te shtateve. Opinionisti ishte kot dhe shpesh futej ne biseda te pa pershtatshme. Drejtuesja e lodhur e indiferenrte. Menyra e terhejes se publikut ne televotime ishte nje mashtrim i pa studjuar mire. Thjeshte fare nuk fitoje me i mire, por çmimi u dha per bamiresi. Sigurishte qe eshte e drejte e atij qe ve parane dhe ta shperndaj apo ta dhuroje, por publiku nuk duhej mashtuar, gjoja se po behej seleksjonimi me votime te publikut. Sidoqofte kjo ne te arthmen mendoj se do sjelli nje shikueshmeri me te pakte.

    1. kaurriii says:

      cmimet i ndan vet top-channeli sepse ishin te tjer me te fort qe duhet te fitonin NJI PYTJE dum ti shofim votat e publikut qe tbesojm NASJELLIN VETEM ZARFIN po tishin per publikun tjeter konkurrent do FITONTE si nkohen e enverit NE EMER TE POPULLIT je i arrestuar dhe kto te topit PUBLIKU KA VENDOSUR po ore mashtrimet e juja,shyqyr qe maroi SE NUK E FITOI AI QE E MERITONTE JA THAT JU PER SEVAP JO VOTAT E PUBLIKUT

  12. gzimi says:

    shume mire qe ia dhane neviles se kishte nevoj me shume se cdokush aty brenda por do isha kurjoz te dija a ja transferojne te gjitha parate ne llogarine e saj,se zakonisht u japin nga nje makine te vjeter siq bene para ca kohesh me qetsorin.

  13. plaku dhe deti says:

    100 milione per te ndenjtur e pa bere asnje kokerr gjeje.Miliona shqiptare mberthyer pas ekranit çdo te premte…hahhahahhahahahaha,po sikur gjysmes ti mesoja sesi kapet peshk, pas nje muaji kjo gjysme do kishte ne pjate diçka per te ngrene.

    1. nina says:

      milionat para tv per te pare bb ne shoqerine e familjen time se di njeribqe po behet fare ky emision por ja e morem vesh tani qe paska mbaruar …. sa keq……

    2. Wendy-B says:

      eh @plaku dhe deti, keshtu fitohet peshku, dmth buka, pa bere gje…
      Me mire nina ne mes, sesa Birisha hahaha

  14. Gledis says:

    Eshte e vertete vajze e mire por jo inteligjente,ja dhane cmimin per meshire aty kishte te tjere me te zotet dhe qe u lodhen me shume per fitoren.Valeri mgjs as burre as grua (pune e tij) duhej te ishte fituesi ,inteligjent dhe me i lexuar nga te tjeret.

  15. Pensionistja says:

    Korrupsioni e griu copash edhe qellimin e BB!!!….qe kur mendon opinonisti dhe kjo arbana se po ja hedhin publikut??? fitore e paracaktuar… ketu cdo gje ka marre fund… vetem ne Shqiperi del me hater edhe Miss, edhe i zgjuar(fiton konkurse) edhe palaco (fiton BB)

  16. ***** says:

    Kur do vije ajo dite e bekuar qe BB nje dite ta marri Lori Hoxha ashtu sic mori edhe Dancin With the Stars.

    O zot sa fans I cmendur qe jam. Vetite hipnotizuese te televizorit jo vetem qe percjellin mesazhe propagandistike, por me japin shancin te zgjeroj edhe njohurite.

    BigBrother nuk eshte vetem show zbavites, por ai mbart edhe vlerat e cdo individI ne lartesine e duhur.

    Shtepia BB nje enderr e imja e mbetur ne valixhe.

  17. Emigranti_UK says:

    Njereze pa familje dhe moral marrin pjese ne free porn sic eshte big Brother

  18. kaurriii says:

    cmimet i ndani vet ju te topit se po tishte per publikun do e fitonte dikush tjeter

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje