Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha kërkon angazhimin e të gjithë aktorëve dhe faktorëve politikë dhe jo-politikë në një aksion konkret kundër narko-trafikut. Duke folur në tryezën e organizuar nga PD me shoqërinë civile, Basha e cilësoi trafikun e drogës si alarm për Shqipërinë, ndërsa akuzoi Qeverinë se nuk ka ndërmarrë asnjë masë për të ndaluar këtë fenomen.
“Sa më i madh rreziku aq më e fortë duhet të jetë përgjigjia. Përgjigjia jonë , të cilën e institucionalizuam para 10 ditësh si faktor politik është Aleanca Kombëtare Kundër Drogës, që nuk është aleancë politike, por lëvizje ndërpartiake, mbarëqytetare kundër këtij kanceri shoqëror dhe politik.Në pak ditë Aleanca është rritur fuqishëm. Jemi të bindur se do ia dalim, se bota e ërrët e narkotrafikut nuk do ketë zgjidhje tjetër përballë shqiptarëve përveçse të zhduket, të marrë arratinë dhe të qërohet nga jeta jonë bashkë me përpjekjen e errët për ta shndërruar Shqipërinë në Narkorepublikë”, theksoi Basha.
Sipas tij, lajmet e narkotrafikut janë temë e ditës në diskutimet e çdo familje, sikundër kjo histori e zezë po dokumentohet mirë dhe nga ndërkombëtarët dhe për fat të keq po vazhdon.
“Pardje në Itali u kap ngarkesa e radhës me drogë nga Shqipëria. Sasitë e kapura jashtë vendit janë të jashtëzakonshme dhe të pakrahasueshme me ndonjë periudhë të viteve të mëparshme. Këto ngarkesa zbulojnë realitetin tronditës dhe rrëzojnë gjithë përpjekjet për ta mbuluar me demoagogji, gjethe fiku dhe sajime që kanë dalë nga moda, kanë dalë dhe boje. Qeveria vjen vërdallë duke u munduar të tregojë gjurmët, zhurmojë të vërtetën dhe të heqë përgjegjësitë nga vetja. Kjo vetëm sa e thellon papërgjegjshmërinë dhe përgjegjësinë direkte të Edi Ramës dhe kupolës së tij, qëndrime që nuk mund të mbahen kurrë, kur vendi është zhytur në drogë, që nuk japin mesazhe të mobilizimit kundër drogës. Nuk ka përballje sot midis Edi Ramës si drejtues i ekzekutivit dhe narkotrafikut, por ka nënshtrim ndaj tij”, tha Basha.
Ndërkohë që protestat konsiderohen si një instrument i rëndësishëm kundër mosreagimit të qeverisë ndaj narko-trafikut, Basha theksoi se kjo situatë po dëmton rëndë imazhin e vendit.
“Tavolina e sotme nuk është partiake, sikundër shqetësimi nuk është partiak. Shqetësimi që na ka mbledhur është kombëtar, mbarëshoqëror, u përket të gjithë qytetarëve, në parim çdo partie , të gjithë përfaqësuesve, zëdhënësve, personaliteteve të shoqërisë. Shqetësimi është narkotrafiku, përmasat e narkotrafikut nga Shqipëria drejt vendeve të BE, domethënia e këtij fenomeni në çdo prerje tërthore të trupit të shoqërisë sonë, kërcënimi i madh që përbën trafiku u drogës i ngritur në sistem, për shëndetin, liritë e çdo shqiptari. Është rrezik i prekshmëm jo më teorik, që kërcënon imazhin e vendit, kërcënon vlerësimin e opinionit publik europian në një moment kyç që është integrimi. Në mënyrë që ky kërcënim të mos kthehet nën një damkë kemi detyrën të bëjmë atë çfarë kemi mundësinë. Do të doja që këtu të kishim pse jo dhe përfaqësues të mazhorancës për të penguar me veprime, akte dhe rezultatet të qarta këtë kërcënim të damkosjes së vendit sa i përket imazhit, prespektivës europiane, investimeve. Nuk jemi herët, dikush mund të thotë që jemi dhe vonë për të ngritur një alarm të madh për rrezikun e narkotrafikut si sistem, jo thjesht si dukuri”, deklaroi kreu i PD.
Po rraseni brenda kete qen te Irineut!
hahha qfar prrale klubi i kartelit te droges ,luft droges
shume bukur kryetari i ojq-s a otq-s qe quhet PD organizon nje takim me ojq simutra. ka lezet. po ku ishe kur ky trafik behej ne kohen e pd o luli? kur uleshin e ngriheshin kacatorre nga gjadri me lejen e imamit e te salokut. keshtu qe nuk te takon ty te flasesh per ket muhabet e aq me pak te hiqesh sikur po qan hallet me shoqerine civile duke qene kryetar i nje partie politike. nqs ka vertet shqetesim dhe fenomeni duket sikur ka mberthyer shtetin ath shoqeria civile dhe vete njerezit do reagonin spontanisht dhe ne publik pa qene nevoja per ti mbledhur neper salla luksoze e tju mbash referate. u perpoqe te nxirrje njerez ne shesh dhe e pe qe me te shqetesuarit per trafikun e droges ishin vete trafikantet se vetem ata te dolen ne shesh. qe je superloqe eshte e kote ta veme ne diskutim po nuk e kuptoj kush jane ata qe lene punet e vijne neper takime idiote me ty
Ky ben sikur eshte ne pushtet idioti, nuk e di qe eshte shume larg per tu bere lider i mungon karakteri dhe statura. Djale pa shtylle kurrizore
do me besh kakerdhi do me besh…vrima e miut 500 grosh do shkoje per keta
u ba ky me demek kryetari te distancohet nga mu,zeni,fasllic,kulici,dasho aliko dhe te mos na ftoje ne aleancen kunder droges ,,,,ka ba kurth me tahirin se jane njeri djale dhe tjetri dhander ne kurvelesh ,,po lesht kane me na rrujt neve ,,,,,,perpara sb
Po ky cfar po kerkon !!!!!! apo si puna e breshkes tek nallbani pa kalin dhe kerkoi me vine dhe mua nje patkua …
Është më mirë kur flasin Basha dhe Berisha sepse vënë në dukje idiotësinë dhe imagjinatën e tyre kaps.
timo.Mire e ke .Historikishte shqpitaret kane paguar idjotizmat e atryreve qe na kane drejtuar .Vazhdojme qe jeten,dhe fatet tona tua lem ne duar politikanve .E kemi vet difektin si popull .Nuk ngrihemi qe ata me karriket te mendohen mire per te Qeverisur .
Po Basha me shoqerine civile,me Artan spiunin,me gazetaret e Klanit dhe te Abc news,dhe ca kryetare partish qe nuk i thane nje fjale te beje opozite mjerani jo llogje.por cfare presin nga nje hajdut dhe kriminel Ne Burg qelbesira per krime