Mazhoranca parlamentare pranon në parim kërkesën e Partisë Demokratike për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar në lidhje me emërimet e kryera në administratën publike të personave të dënuar për trafikimin e lëndëve narkotike. Por mazhoranca ka kërkuar ndryshimin e objektit të hetimit të Komisionit, pasi objekti i paraqitur nga opozita prezumon të drejtën e pafajësisë.
Në kërkesën e depozituar në Kuvend nga Partia Demokratike objekti i hetimit është „krijimi i një Komisioni Hetimor të Kuvendit, për të verifikuar ligjshmërinë e emërimeve në detyrë në administratën shtetërore, entet publike apo shoqëritë tregtare shtetërore, duke përfshirë emërimin e personave që kanë realizuar apo dyshohen se kanë kryer veprime kriminale apo trafikim të lëndëve narkotike”.
Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Ilirjan Celibashi në një prononcim për mediat, ps mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, theksoi se mazhoranca pranon në parim kërkesën, por duhet të ketë një ndryshim në objektin e hetimit.
Sipas përfaqësuesit të qeverisë Ilirjan Celibashi, Partia Demokratike duhet të ndryshojë objektin e hetimit pasi bie ndesh me Kushtetutën, pra opozita duhet të rimodelojë edhe njëherë kërkesën.
“Nuk do ndryshojë thelbi i kërkesës së PD, që ka të bëjë me verifikimin e procesit të emërimeve, por ka disa vende për korrigjime teknike. Ka paragjykime për personat që do të donin të verifikonin, prezumim të pafajësisë. Do cënonim kushtetutën”, sqaroi Celibashi.
Në anën tjetër, Partia Demokratike përmes Eduard Halimi thekson se e drejta e për të formuluar objektin e hetimit është e drejta e opozitës, dhe këtë nuk është se e themi ne, por na i jep të drejtë Kushtetuta dhe Gjykata Kushtetuese.
“Ne kërkojmë të hetojmë ata persona që kanë emëruar personat që kanë lidhje me narko-trafikun. Shqetësimi ynë është sepse janë emëruar në pikat kyçe personat e kapur me tonelata drogë. Ne do të hetojmë mbi atë që ka kryer emërimin, pra pse kanë emëruar këta persona. Mazhoranca kërkon lojra politike për të fshehur ata që kanë kryer emërimet”, tha Halimi.
Në vijim ai shtoi se “Komisioni do të hetojë ligjshmërinë e emërimeve të këtyre personave, pra ne do të hetojmë ata që kanë firmosur dhe jo ata që akuzohen, dyshohen apo rezultojnë të dënuar”.
“Çdo lojë politike e implikon edhe më tej Qeverinë në këtë proces. Është një e drejtë ekskluzive e opozitës ngritja e komisioneve hetimore, kjo në bazë të ligjit, Kushtetutës dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Qeveria të mos shmanget nga transparenca dhe të mos bëjë lojra politike”, theksoi Halimi.
Zoti Halimi, me keto qe kerkoni ju i bije qe te ishit arrestuar te gjithe si ish qeveria e kriminelit Berisha. Te pershendes ne se ke fakte, por ju e keni humbur seriozitetin dhe besimin ne Popull.
Perseri berishjanet duan te mbajne inisiativen e punimeve ne Kuvend.
Te ngrejne pa fund komisione hetimore,per ti larguar nga funksionimi normal i punimeve ne Parlament.
Parlamenti diten e enjte eshte vene ne funksion te propogandes berishjane,ne vazhdim per tensionimin e situatave nepermjet komisioneve hetimore.
Parlamenti nuk duhet te humbas kohe,reformat duhet te aprovohen sa me shpejt dhe jo te dalin ne plan te dyte.
Sa hetime parlamentare kane kerkuar keta si opozite per 8 muaj, nuk ka kerkuar mazhoranca e sotme per 8 vjet..Do fryen ne keto séanca parlamentare, dhe do c’fryjne dufin dhe ta kthejne ne nje arene boksi sallen e parlamentit..Kjo eshte loja..
Dhe me e bukura eshte, se Eduardi dhe partia e tij vejne kushte ne favor te tyre. Kerkojne komision per te emeruarit ne administrate per personat qe jane ndjekur penalisht per trafik lende narkotike por, dhe me pas thote qe; ”Komisioni do te hetoje ligjshmerine e emerimeve te ketyre personave, pra ne do te hetojme ata qe kane firmosur dhe, jo ata qe akuzohen. Dyshohen apo rezultojne te denuar”. Pra, ky gjoja do hetoje drejtorin apo ministrin perse e firmosi, pastaj sa per dyshimet…vari trapin. Epo pastaj, cfare do ndodh?? Fajin e ka mazhoranca qe ju ben qejfin dhe ju ploteson deshirat. Po i leverdis dhe asaj, se nuk i thone pak 50 mije leke te vjetra eshte pjesemarrja. Mjere ne taksapaguesit! E meqe dashke komision per emerimet ne administrate, perse nuk bie dakord zoti Halimi me ndryshimet qe i duhen objektit te qellimit te kerkeses. Fundja, do hetohen jo vetem personat me precedent penale per trafik narkotik por, edhe keta te tjeret. Dhe kjo do i bente mire edhe atyre grevisteve qe kerkojne kthimin ne pune. Me kete rast zbuloni se kush jane ata qe persona qe kane zevendesuar ish grevistet, te cilet prej 10 ditesh grijne urie, vetem per tu kthyer ne vendin e punes. Shpresoj ta kuptojne ata greviste qe Partia Demokratike po i perdor per interesat e saja, pasi nese do ishte nje kauze sic pretendon ajo, mjafte mire ky komision do i verefirkonte emerimet.
Jame shume dakort me komisionin por transparenca e emrimeve por te filloje qe nga emrimet e shkarkimet e vitit 2009 e ketej