Reforma në sektorin energjitik dhe ajo e pensioneve konsiderohen si emergjente nga ministri i Financave Shkëlqim Cani. Sipas tij, e ndërsa reforma e pensioneve duhet të bëhet sot pasi nesër mund të jetë vonë, reforma në sektorin energjitik konsiderohet më problematike, më me dhimbje dhe më shqetësuese. i pranishëm në konferencën e prezantimit të raportit të Bankës Botërore për “Rishikimin e Financave Publike”, ministri i Financave shprehu angazhimin dhe vullnetin e Qeverisë për vendosjen e një rregulli fiskal të ri.
“Zgjidhja e problemeve të sektorit të energjisë është shumë e gjerë, e thellë, është një reformë që fillon e mbaron me energjinë, por është problem thelbësor me financat publike. Koha shumë shpejt do të tregojë alternativa por doemos pritshmëritë janë për një reformë rrënjësore e të thellë. Jo pak është edhe reforma me pensionet. Kjo reformë kërkon zgjidhje sot pasi nesër do të jetë shumë vonë. Na duhet ti japim një zgjidhje sa më të shpejtë po aq madhore sa energjetika. Më shqetësuese më problematike, më e thellë dhe më me dhimbje do të jetë reforma në energjetikë”, u shpreh Cani.
Në vijim Cani u shpreh se përveç nënshkrimit të dy marrëveshjeve, bashkëpunimi me Bankën Botërore ofron një mbështetje dhe ekspertizë të gjerë.
“Falenderoj Bankën Botërore, për ndihmën e saj në nënshkrimin e dy marrëveshjeve, por dhe për mbështetjen dhe ekspertizën e gjerë. Raporti që do të prezantohet vjen në kohën e duhur, për kohën kur menaxhimi i financave publike kërkon një përqasje të re, të cilat duhet të shohin konsolidimin fiskal”, u shpreh ai.
Për ministrin e Financave rritja e borxhit dhe kostoja e lartë e krijuar solli nevojën për të gjetur rrugë të reja më efektive që do të sillnin rritje ekonomike. Në këtë kuadër ai theksoi se Qeveria po fokusohet tek përmirësimi i shpenzimeve publike, duke shtuar se nuk do të ndërtohen më rrugë nëse nuk ka para.
“Shmangia e goditjes se krizës siç trumbetohej u provua që ishte iluzive. Ne po synojmë të zbatojmë një rregull të ri fiskal që do të disiplinojë politikën fiskale dhe borxhin publik. Ky rregull i ri fiskal do qëndrojë larg politikave miope me parashikime afatshkurtra”, tha ai.
Konsolidimi fiskal, sipas ministrit i ka rrënjët tek zgjerimi i bazës së taksave.
“Mbledhja e të ardhurave ka informalitet të lartë dhe Shqipëria për fatin e keq ka nivelin më të ulët të mbledhjes së taksave ndaj duhet ta shohim me përparësi”, theksoi ai.
Përfaqësuesja e Bankës Botërore, Tahssen Sayed ndërsa vlerësoi se Shqipëria ka bërë progres në rrugën e reformave, theksoi se kërkohet ndërhyrje urgjente në sektorët e energjetikës dhe pensioneve. Ajo shtoi se duhet të vazhdohet me përmbushjen e reformave strukturore, duke vënë theksin në zbatimin e reformave në planin afatgjatë.
“Ky raport na ndihmon ne të mësojmë se si do shkoj ky raport. Ky program reformash që keni nisur është shumë i rëndësishëm, për të vazhduar reformat strukturore, për rritjen e vendeve të punës. Duke vijuar me këtë program, është e rëndësishme që të zbatohen reformat në planin afatgjatë, reformat në menaxhimin fiskale, në sektorin e energjetikës. Banka Botërore është e angazhuar t’i japë Shqipërisë ndihmë teknike”, tha Sayed.
Sipas njoftimit nga zyra e Bankës Botërore në Tiranë, ky raport është pergatitur nga ekspertë të Bankës Botërore përgjate viteve 2013-2014. Pjesa e parë e raportit fokusohet në qëndrueshmërinë e financave publike dhe identifikon burimet e rreziqeve duke vlerësuar sectorë kycë si energjia, transporti, pensionet dhe politikat e taksave.
Raporti diskuton opsione politikash në lidhje me qëndrueshmërinë e tyre afatgjatë. Pjesa e dyte e tij bën një vlerësim të sektoreve si Shendetesia, Arsimi, Politikat sociale dhe Reforma ne administraten publike.
Gjetjet kryesore te raportit do të prezantohen nga autorë të raportit, të ndjekura nga diskutime të përfaqësuesve të Qeverisë.
Në këtë aktivitet do të bëhet edhe një prezantim i shkurter i Huasë mbi Zhvillimin e Politikave per Financat Publike, që u miratua nga Bordi i Drejtoreve të BB me 29 maj 2014. Prezantimi do të fokusohet në fushat kryesore të programit te reformave të qeverisë që janë mbështetur nga kjo hua.
reforma shume te rendesishme per te ardhmen tone !
Keto reforma e kane bishtin prapa,per popullin shqiptar gjithnje e me keq po shkon,gjithnje e me keq po behet,taksat jane me te larta se pagat e pensionet,o sa rehat ishim pa kete demokraci famekeqe. Ka filluar nostalgjia per “DULLEN”. Ketu vetem hajdutet bejne hare.
reformat qe i nevojiten vendit per formatimin apo rregullimin e sektorve qe deri me sot jane lene ne harrese nnga qeverite e kaluara. pergezime.
Sic duket qeveria ka vendosur te ndjeki politiken e shtrengimit te rrypit. Kasandrat, ministri i financave dhe perfaqesuesja e BB ne Tirane, kane filluar te pregetisin opinjonin publik per kohe te veshtira. Le te shpresojme se kjo eshte rruga e drejte e zgjedhur nga qeveria e re. Te pakten qeveria te jete transparente.
Me e rendesishme eshte mbledhja e sigurimeve,nga te punesuarit ne te zeze!
Pa mbledhjen e sigurimeve,te gjitha reformat jane te deshtuara.
Reforma e pensioneve qe solli ngritjen 10 vjet te moshes se daljes ne pension,deshtoi per arsyen se sektori privat nuk paguante sigurimet shoqerore.
Perseri kjo reforme do deshtoj,po qe se do vazhdohet te punohet ne te zeze,ku pronaret e firmave paguajne simbolikisht,nga nje deri ne dy punetore.
Reforma e pensioneve kerkon kujdes shume te vecante dhe duhet bere urgjentisht, pasi, mos harrojme qe pensioni aktual nuk perballon as ilacet, e jo me te te ushqeje, e aq me keq te te mbaje gjalle me nevojat e tjera jetike…Te shohim…..
c faj kemi ne qe paguajme energjine dhe malokeria ne gjithe shqiperin nuk paguajne perse duhet te rritet kilovati?kane 20 vjet qe nuk paguajne, qeveri e leshit tju pres korentin atyre qe nuk paguajne..
meret borxh nga f.m.n.e B.b. gjysem miliard evro,doganat thone po mbledhim miliona evro te tjera,nga haracet po ashtu,pencionet me marifet po futen ne zgjedhe,ngritje pagash s’ka,gjithashtu dhe pensionesh,kurse puna eshte bllokuar,fukaralleku poavancon me hapa te tmereshme,ndaj pyes,se eshte ky popullpa pune dhe pa rroga per keto masa kaq shtrenguse…!?Dhe mos harroni,se vitin tjeter kenge te reja do kemi ne skene..(akoma s’kemi pare gje)por ate Erjon bracen s’po ma ze syri,pse hesht,c’far i ka vene gojes,qe pa ardhur ne pushtet ja qante hallin ketij populli per ato paga te ulta dhe cmime te larta,sa here ngriheshin pagat nga qeveria tjeter,eshikon ore QENEF qe nje fytyre keni te tere…
O Minister,
Kam nje pytje une, ose me mire disa pytje qe dalin ne konkluzionin qe
shteti dhe perfaqesuesit e saj jane bytheca dhe sdine te bejne shtet.
Me sa e blini energjine?
Me sa e shisni?
Sa eshte diferenca?
Sa ka humbje ne rrjet?
Sa % paguajne?
Pytje shume te thjeshta dhe te sinqerta.
Nese gjysma nuk paguajne, normal qe ste del hesapi.
Po ajo qe dua te di une. Si do zgjidhet fakti, qe gjysma e popullesise qe spaguan, jeton ne kurriz te gjysmes tjeter?
Beni ligje tamam, qe edhe kur te vi koha mos trembeni se po kerkoni te beni shtet. Eshte shume e qarte qe njerezit kane te dejte vote, por nese nje qe nuk paguan eshte i barabarte me nje qe paguan, atehere ska me demokraci, por shkerdhato kraci, hajdutokraci.
Kemi ca te drejta, te gjithe jane te barabarte perpara ligjit.
Kete shteti se repekton, perderisa disa nuk paguajne.
Beni ligj, kush nuk paguan dritat dhe ata qe jane te regjistruar brenda asaj shtepie qe spaguan dritat (i keni keto te dhena) nuk kane te drejte te votojne. Ska me demokraci se kjo. Smund te krahasohet barazia e votes me ate qe respekton ligjin me ate qe nuk e respektn.
e Keshtu skeni frike qe humbni zgjedhjet se gjysma e popullates qe spaguajne nuk do u a japin voten. Se ata sdo kene te drejte te votojne. Jo se ti ja u ndalon, por se ata ndalojne veten.
Tregoni njehere kellqet. Se keshtu do ma pini lengun. edhe ju.
Shume shtete e kane percaktuar te drejten e votes me pagesen e detyrimeve.
Kush nuk paguan, ska te drejte te votoje. Pysni e keni per te pare.
Keni shume te drejte Bobi! Te kalojne 24 vjet, e te mos jesh i afte te vendosesh rregull e ligj per pagesen e energjise, eshte krejtesisht e pafalshme dhe kjo ndodh vetem ne Shqiperi! Nuk u kemi asnje borxh ketij kontigjenti, qe nuk fut doren ne xhep per te paguar ate qe ka harxhuar! Zgjidhjen ta gjeje qeveria! Keshtu nuk vazhdohet me!
Beni si te doni Minister, por nje gje mendojeni mire, jane me mijera emigrante qe kane paguar per sigurimet shoqerore shqiptare. Per shembull Une e Grueja ime kemi ne shqiperi nga 15 vite pune te paguara me maksimumin e rrogave te atehereshme. Kur te vije mosha e pensionit mendoni nje zgjidhje, nuk pretendojme asgje veçse ate qe kemi paguar, nuk do te talleni me Ne. Mendojeni mire se do te behemi si Greku, gabzerrin do tu shkulim per djersen tone.
Avash avash se nuk i njihni mire ju te ashtuquajturit socialiste ,skeni pare gje akoma dhe mos mendoni se jam me Sali plehren por pervoja tregon se socialistet kudo qe fitojne i shkatrojne popujt e tyre .Ja me thoni ju mua iu duket Edi Rama njeri social ,Koqo apo ata deputetet shkodran ku ku none ska shpetim me keta gjakpirsa arnaut.