Trafiku i drogës/ Balla: Berisha-Imami, përgjegjësit kryesorë. Të flasin për ato që dinë

1 Qershor 2014, 14:48Politika TEMA

Nënkryetari i Grupit Parlamentar socialist Taulant Balla deklaroi se ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-ministri i Mbrojtjes Arben Imami janë përgjegjësit kryesorë të narko-trafikun duke shfrytëzuar aerodromin e Gjadrid në periudhën tetor 2012-mars 2013. Sipas tij, tashmë është koha që Berisha dhe Imami të flasin për atë që dinë në lidhje me trafikun e drogës.

“Gjetjet e komisionit hetimor të cilat u bënë publike ditën e djeshme hedhin dritë mbi disa të vërteta të hidhura të qeverisë së kaluar. Për periudhën tetor 2012 deri në mars 2013 ekzistojnë dëshmi të plota të faktit se në aeroportin e Gjadrit uleshin e ngriheshin avionë të pa-licensuar e të pa-autorizuar, përmes të cilëve dyshohet se transportohej lëndë narkotike.Oficerët të cilët kanë qenë duke patrulluar zonën dhe që kanë parë me sytë e tyre avionët që furnizoheshin me karburant teksa në to ngarkoheshin pako të mbështjella me natriban, jo vetëm që nuk janë dëgjuar nga eprorët e tyre, por janë urdhëruar të mos raportojnë e të mos pengojnë avionët teksa uleshin e ngriheshin Gjadër”, theksoi Balla në një konferencë për mediat.

Në vijim ai shtoi se “çmenduria ka arritur deri aty, sa njëri prej ushtarakëve që ka guxuar të raportoje uljen e avionëve është kërcënuar dhe më pas e kanë larguar nga aeroporti i Gjadrit dhe duke i dhënë një detyrë të re, larg ngjarjeve për të cilat kishte qenë dëshmitar okular”.

“Gjithçka ka ndodhur në tetor 2012 deri në mars 2013, kur Kryeministër ishte Sali Berisha dhe Ministër i Mbrojtjes Arben Imami. Meqenëse të dy këta prej javësh kanë lëshuar akuza në drejtim të Forcave të Armatosura, a mund të përgjigjen sot dhe të thonë, a kanë pasur informacion mbi këta avionë që fluturonin e uleshin pa leje, në kohen e qeverisjes së tyre, duke abuzuar me strukturat e ushtrisë dhe duke përdorur emrin e institucioneve të inteligjencës? Përse ish Kryeministri Berisha dhe ish ministri i Mbrojtjes Imami nuk morën asnjë masë atëherë për të mos lejuar trafikun e lëndëve narkotike? Përse Berisha dhe Imami nuk morën asnjë masë për të mos lejuar uljen dhe ngritjen e avionëve privat të paautorizuar nga baza e Gjadrit? Dhe çka është më e rëndësishmja, përse oficeri i ushtrisë që ishte dëshmitar i ngjarjes së uljes së avionëve, pas raportimit tek eprorët e tij u urdhërua të mos fliste më për këtë çështje? Përse ky oficer, pasi dëshmoi për uljen e avionëve u urdhërua të largohej nga baza e Gjadrit, ku shërbente prej kohesh? Është koha që Sali Berisha dhe Arben Imami të flasin e të përgjigjen për gjithçka ata dinë. Pasi për periudhën tetor 2012 – mars 2013, kur në qeverinë e drejtonte opozita e sotme, përgjegjësinë e mban vetëm Berisha dhe Imami”, theksoi Balla.

15 komente në “Trafiku i drogës/ Balla: Berisha-Imami, përgjegjësit kryesorë. Të flasin për ato që dinë”

  1. Hm... says:

    Komisionin pse e mbyllet! Ne dore e kishit te kerkonit te paraqitej Sala dhe Beni si persona qe duhet te kishin dijeni per ate trafik.

    1. neda says:

      Z.Balla, me sa di jeni edhe jurist. Pse mbillet dhe tregetohet droge ne shqiperi? pse pothuajese cdo dite ne porte e pika kufitare kapet droge?Pse nuk grumbullohet armet qe jane ende ne duart e popullates?Pse ne seancat parlamentare dhe emisionet televizive politikan te ndryshem genjejne sikur te jene njerz rrugesh? Sigurisht qe ju i dini,por une po e them per lexuesit e gazetes se nderuar Tema: Te gjitha keto ndodhin sepse parlamenti heshte, ai nuk vepron duke ashpersuar ligjet, qe psh nje person qe trasporton droge duhet ta dije se po u kap do denohet se paku 25 vjet burg pa amisti dhe ne kete menyre sigurisht qe numeri te denuareve do shkoje drejte zeros, ndersa per politikanet qe genjejne e bejne show vetem nje ligj per ti perjashtuar nga politika rregullon teresisht situaten,etj.etj qe ju i dini me mire.Parlamenti punon tere javes dhe nje zote e di se cfare bene,sepse nuk po shikojme qe keto gjera te ndryshojne.Me votat e dhena nga populli keni te gjitha mundesit te beni reforma kudo, qofte edhe duke i hedhur amendamentet per ndryshime e kushtetutes ne referendum popullor,per zgjedhjen e presidentit nga populli,per zgjedhjen e prekurorit te pergjithshem dhe kryetari gjykates se larte nga populli etj.etj.Funksionimi normal i nje vendi fillon nga kushtetuta.

    2. Rik Balsha Sr. says:

      MJESHTRJA E MASHTRIMIT s-ERMONELA FELAJ

      Eshte jashte çdo llogjike te konsiderohet s-Ermonela Felaj e sinqerte ne relacionin e saj. Perkundrazi mundohet me mjeshterine e nje dallkaukeje te interpretoje faktet sipas oreksit te gangsterit Tahiri dhe Edi Rames.

      E para çdo hetues normal nuk interpreton faktet, i evidencon ato nepermjet dokumentave, deshmive, rregjistrimeve, fotove dhe rezultateve laboratorike.
      Ne deshmite e banoreve te Gjadrit per rastin e 19 marsit 2014, te transmetuara nga disa tv private, apo ate te Lushnjes per ulje te avionit ne rruge, me shprehjen “deshmi kontradiktore”, s-Ermonela annullon edhe ate pjese te relacionit qe bazohet ne fakte te pa kontestueshme.

      E dyta, per rastin e Divjakes eshte skandaloze te thuhet qe e zbuloi policia e Tahirit, siç ben Edi Rama dhe S-Ermonela ne relacionin e saj. Avioni i Riformatos me drogen ne tentative per tu ngarkuar, “u kap” pasi ngeli ne reren e lagesht te Divjakes, ndryshe do bente i qete fluturimin droge-transportues drejt Italise, pa i hyre asnje ferre saimirotahiriane ne kembe.

      E treta, askush nga shqiptaret edhe me pak seriozitet nuk mund ta lidhe pa fakte, avionin drog-transportues te Divjakes me Edi Ramen, perkundrazi ndodhia flet me shume per nje tentative te deshtuar te kriminalitetit te organizuar ne trafikimin e droges.

      E katerta, shprehja ne relacionin e s-Ermoneles “pista e Gjadrit eshte e bllokuar me kanalet anesore te hapura, pa mundesi per hyrje mjetesh”, eshte aq demogogjike dhe false sa çdo njeri nga ne, mund te vertetoje te kunderten, duke verejtur google-map-in satelitare te zones dhe fotot e garave te makinave dhe motove te gangstereve tiranas, lezhjane, shkodrane dhe te huaj.

      https://www.google.com/maps/@41.8859884,19.6050681,217m/data=!3m1!1e3

      https://www.google.com/maps/@41.885705,19.604319,3a,75y,90t/data=!3m5!1e2!3m3!1s35485538!2e1!3e10

      http://www.panoramio.com/user/1850295

      Nje kuriozitet shihet ne nje nga hartat, ne nje fushe private besoj, ngjitur me pisten, gjurma e nje rrethi te madh (duket sikur te kene zbritur asteket e sud amerikes), qe mund te jete nje simbol shenje lenes per zbritjen e avioneve fantazma ne Gjader. (eshte ne njerin nga linket e shenuar ketu).

      Dhe e fundit, magistrati Madoi eshte me i perfoluri per marrje ne mbrojtje te kriminalitetit te organizuar kur ushtronte profesionin ne Leçe. Deri ne 2009-ten ishte emeruar ne gjykaten nderkombetare te Kosoves. Pak muaj me pare kandidoi per Prokurator Kapo ne nje province te jugut te Italise dhe as u muar ne konsiderate. Thuhet per Madoin: I gjejne pune aty ku nuk prish pune ! duke shpresuar te mos delegohet per te qene ne krah te Llalles e s-Ermoneles se Edi Rames.

  2. VL says:

    jam popull ku jan rezultatet

  3. XHAXHI BEHARI ME CIZME DHE QELLOTA says:

    KU DO FLASIN NE FACEBOOK ,,,,,,, PARA VOTIMEVE THATE DO BEJME SHTET ,,,,,, KRIMINELET DHE HAJDUTET E MILIARDA EUROVE ,,,,DO TI COJME PARA DREJTESISE ,,,,,,,,JU PO TALLENI ME ATA QE JU VOTUAN SE VETEM SHTET NUK KENI NDERMEND TE BENI ,,,,, VAZHDONI TEATRIN O ZOTI BALLA MERRNI DHE ARBEN BLUSHIN SE E KA ZANAT ,,,,DO BENI SHTET LIGJOR NGA PODIUMET QE RECITONI ,,,,,,,,,, DHE POPULLI SKA FAJ QE ACAROHET PO ME DUKET DHE KRIMET E SALI KRYEKRIMINELIT DO TI PAGUNI JU,,,,,

  4. teuta says:

    Na lodhet,na lodhet pa mase.Te gjitha mundesit shqiptaret ua dhane.Keni mundesite shkarkoni prokurorin shkarkojeni dhe vereni ne bangen e te akuzuarve per ortakllik me kriminelet politik,shkarkoni presidentin jo vetem si kapter i serbit Sali,por i vini dhe ne ndihme te gjorit.Ju e shikoni doren e prapanices e ka te paralizuar,ai nuk fshine dote prapanicen e tij jo te pastroj mbeturina berishiane.
    Ne rast se nuk beni keto lepini prapanicen e pa fshire te kapterit e mos na cani derrasa!

    1. besa says:

      duhet te jeshe travestit!se gjuha qe perdorni nuk i perket nje femre..
      dhe futi nja dy rriga ne shoqerine e kapos.

  5. kthjellet says:

    Fole Tao te lumte goja.Diskretitoi armiqte e partise dhe te popullit.
    Sa shume qe di o Tao.
    Ku i ke mesuar te gjitha keto.

  6. Uji i ftohte says:

    Mushkerite e njoma te Rilindjes u droguan pa mbushur motmotin.

  7. shqip hesapi says:

    Taulant,keshtu ke folur dhe para 23 qershorit,tani duam rezultate konkrete

  8. Deda says:

    Edhe keta te PS ushtaret e Sali Berishes na dualen. Eshte e kote te merresh me te dy palet (PD=PS) njelloje jane.

  9. alban. says:

    Budallalliku i rilindasve nuk ka fund,kjo hitoria e trafikut ne 2012 -2013 do perfundoje si ajo e Griseldes.

  10. kastriot says:

    berisha dhe arben imami folen dhe treguan ato qwe dinin dhe qe doeln me fakte se ishin te verteta.
    tani eshte rradha tuaj e ps dhe e jotja qe te tregoni ato qe dini.
    Sa per ty Balla ti je njeri qe skuqesh kur tregon te verteten!

  11. XXL says:

    O Taulant je bere i merzitshem me keq se Saliu. Deri dje nuk pushove duke na treguar bemat e femijve te Berishes dhe sot qe je ne pushtet nuk ju ke prekur as nje fije floku… Ik mos na hap barkun se nuk te beson njeri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje