Shtyhet procesi i zgjedhjeve në Partinë Demokratike. i parashikuar për tu zhvilluar në Qershor, duket se Kuvendi Kombëtar i partisë më të madhe opozitare, ku do të miratohen ndryshimet në statut dhe do të zgjidhen anëtarët e Këshillit Kombëtar do të mbahet në vjeshtë. Në këtë mënyrë PD do të vijojë të funksionojë të paktën edhe për 3 muaj me një Kryesi, anëtarët e së cilës janë pa mandat, dhe me një Këshill Kombëtar, forumi më i lartë mes dy Kuvendeve Kombëtare, inekzistent.
Organizimi
Partia Demokratike pothuajse 1 vit pas zgjedhjeve të 23 Qershorit ende nuk ka realizuar një proces organizimi dhe analize në lidhje me rezultatin e humbjes së thellë në zgjedhjet e fundit parlamentare. i vetmi proces i cili u zhvillua në një kohë të shpejtë, ishte zgjedhja e Kryetarit të PD-së, pas dorëheqjes de jure të ish-Kryeministrit Sali Berisha nga pozicioni i kreut të forcës më të madhe opozitare. Më pas duket se rrjedha e procesit u zvarrit, duke shmangur në këtë mënyrë analizën e brendshme dhe organizimin e strukturave. Fillimisht nga selia e PD u njoftua se procesi do të nistë në vjeshtën e 2013 dhe do të përfundonte në muajt e parë të 2014 me zgjedhjet e forumeve më të larta drejtuese, përfshi këtu anëtarët e Kryesisë, Nënkryetarët dhe Sekretariatin. Më pas, procesi u shty për të pranverë, ndërsa u përcaktua që në organizimin e ri të kësaj force politike, do të ketë një shtim të numrit të Nënkryetarëve të cilët mund të jenë mes 5 dhe 7 të tillë, duke shkrirë pozicionet e Sekretarëve, mbi të cilat kjo parti ka funksionuar që prej themelimit të saj. Në bazë të një udhëzimi i kreut demokrat Lulzim Basha zgjedhjet nisën në seksionet e PD dhe grupseksionet, ku fillimisht u angazhuan grupet e punës për anëtarësimet në këtë parti duke krijuar një data base me emrat e anëtarëve realë. Procesi u konsiderua shumë i suksesshëm nga selia blu, ndërsa nga raportimet në shumë nga degët e PD-së në rrethe u evidentuan raste kur anëtarët e vjetër të kësaj partie, deri edhe themelues të saj, nuk u përfshinë në data base e ri të krijuar, duke mos u pajisur me kartat e reja të anëtarësisë. Kur mendohej se procesi do të përmbyllej në muajt Prill-Maj dhe në Qershor, PD do të mbante Kuvendin Kombëtar zgjedhor, procesi stopoi për të 3 herë, ndërsa sot nuk ka një afat të ri, të paktën zyrtarisht se kur kjo parti do të mund të përmbyllë procesin organizativ. Burime nga PD konfirmojnë për TEMA se ka një shtyrje të procesit për shkak të vëmendjes që kjo forcë politike ka përqëndruar në debatin politik me mazhorancën, ndërsa pohohet se procesi organizativ dhe analiza e zgjedhjeve do të përmbyllen brenda vjeshtës së këtij viti.
Situata politike
Arsyeja që jepet për shtyrjen e zgjedhjeve të brendshme ka lidhje me aksionin politik që opozita e kryesuar nga PD ka nisur kundër Qeverisë. Akuzat ndaj Qeverisë në lidhje me trafikun e drogës dhe thirrja e dy protestave një para Parlamentit dhe tjetra përpara godinës së Qeverisë, ishin larg pritshmërive të selisë blu. Në anën tjetër Grupi Parlamentar i PD-së i dalë në bazë të rezultatit të zgjedhjeve të 23 Qershorit në aspektin numerik është ndër më të vegjlit që kjo forcë politike ka pasur në Kuvend, ku e gjithë opozita, duke përfshirë ligjvënësit republikanë, apo të PDIU-së, Nard Ndokën e PDK dhe Dashamir Shehin e LZHK arrijnë në 56 deputetë, nga të cilët vetëm 47 i përkasin Partisë Demokratike. Në këto kushte një proces zgjedhor i brendshëm, mund të reduktonte edhe më tej numrat në Kuvend, për shkak të qejfmbetjeve apo mos respektimit të balancave të grupimeve në PD në përfaqësimin e tyre në Kryesi apo postet drejtuese, Nënkryetarët e kësaj force politike. Megjithëse në pamje të parë duket një grup parlamentar i kontrolluar tërësisht nga ish-Kryeministri Berisha, një pjesë jo e vogël e deputetëve demokratë, përfshi këtu edhe një pjesë të ish-ministrave apo forumeve drejtuese më të larta të PD përgjatë 8 viteve të qeverisjes së saj, nuk janë të përfshirë në asnjë prej debateve të forta që kjo forcë politike ka inicuar në Kuvend. Madje edhe në debatin më të fundit për çështjen e trafikut të drogës, krahas ish-Kryeministrit Sali Berisha dhe ish-ministrit të Mbrojtjes Arben Imami, që ndezi situatën pas akuzave për përfshirjen e infrastrukturës së Forcave të Armatosura në narko-trafik, të angazhuar në në çdo seancë rezultojnë të jenë Flamur Noka, Gent Strazimiri, Eduard Halimi, Jozefina Topalli, Arben Ristani dhe deri diku edhe kreu i Grupit Parlamentar Edi Paloka. Ndërsa pjesa tjetër e ligjvënësve të PD ose kanë qëndruar në heshtje, duke mos u bërë pjesë e debateve, ose kanë qenë shumë sporadikë në ndërhyrjet e tyre. Kjo situatë ka sjellë kritika në drejtim të tyre nga ish-Kryeministri, por duket se kritikat nuk kanë dhënë asnjë rezultat. Burime nga PD pohojnë se disa prej ligjvënësve demokratë janë në pritje të zhvillimeve të brendshme në këtë forcë politike dhe në rast pakënaqësish mund të çojë në krijimin e një fraksioni brenda grupit parlamentar apo shkëputjen e deputetëve të caktuar prej tij. Megjithëse në jo pak raste, zyrtarë të selisë së PD janë munduar të mos i vënë rëndësi numrave në Kuvend, duket se frika për një reduktim të mëtejshëm të grupit parlamentar është vendimtare në procesin e shtyrjeve të njëpasnjëshme të periudhave për zhvillimin e analizave dhe zgjedhjes së strukturave drejtuese.
Përplasje edhe në degë
Zgjedhjet e brendshme në Partinë Demokratike kanë prodhuar jo pak përplasje në bazën e kësaj partie. Burime nga PD konfirmojnë se në degët e saj në Durrës, Korçë, Fier, Shkodër, Vlorë dhe Berat ka pasur përplasje mes atyre që konsiderohen si të „përkëdhelurit” e kreut demokrat Lulzim Basha dhe pjesës tjetër që ose kanë mbështetjen e deputetëve të vjetër të PD-së ose konsiderohen si qëndrestarët e kësaj partie në këto struktura. Edhe deklarata e bërë nga Basha në një prej grupseksioneve të PD në Durrës që gjithçka do të vendoset nga anëtarësia duket se nuk ka dhënë rezultat dhe është parë me skepticizëm në rradhët e demokratëve. Përplasjet më evidente, të paktën deri në fazën e tanishme të procesit, janë evidentuar në Durrës dhe Korçë, për të cilat nuk kanë munguar edhe komentet apo fyerjet mes palëve në rrjetet sociale. Në anën tjetër udhëzimi i Kryetarit të PD-së që i ndalon hyrjen në garë për postin e kryetarit të degës të zgjedhurve vendorë, deputetëve, kryetarëve që në zgjedhjet e 23 Qershorit kanë arritur një rezultat më të dobët sesa zgjedhjet e mëparshme, kanë prodhuar debate jo vetëm në bazë por edhe në qendër. Po kështu në jo pak raste edhe koordinatorët e caktuar për monitorimin e procesit organizativ të PD-së kanë prodhuar jo pak debate për shkak të pozicionimeve të tyre në krah të kandidatëve që konsiderohen si të paracaktuar për drejtimin e degëve të PD në rrethe.
E perseris PD eshte parti islamikesh,si e Morsit ne Egypt,si e tille duhet te nxirret jashte ligjit.
Votuesit dhe kriminelet e PD-se vijne nga muslimon brodhers…..
u çafshit e bo bofshit copa copa e copa e çika
dhe ju hangshin qente e bashkise qente e rrugve ju o maskarenj
qe drejtoheni nga nji i pa burre nga nji burre kurve qe ka vetem nji emen salih rrugaç i viççidolit armiku i kombit
copa e copa o hajduterr e vrases o qenefer e horra ku po i nxirrni ujin e Zi miletit anembane ne ket dynja
ptuuuuuuuuuuuuuuuuuu vrafshi njeri tjetrin me thika e sopata.
i kane lemsh punet edhe kta tashi
http://poly-technology.blogspot.com/
Nese Basha clirohet nga Berisha mund te ringjallet opozita,ne te kunderten PD-ja do shnderrohet ne Parti Puniste.
Gabim je, Uji i ftohtë.
Nëse vetë akronimi PD bart negativizmën që ka sjellë egzistenca e saj.
Nëse ndonjë element i saj do të kishte sadopak vlerë (kuptohet, në anën e djallit, në këtë botë) ai lypset të shoqërohet me ndonjë farmacion çfardoqoftë në Shqipëri.
PD duhet të anatemohet edhe de jure, ashtu si në realitet.
PD-ja e ka kryekarin. Ka saliun me dy Bole lulin e griden
Sigurisht qe dhe ne PD, ka element pozitiv te cilet bejne shume mire qe nuk prononcohen me idiotlleqet e sali berishes dhe pleres basha.
hahahahahah ushtaret e maleve….ne hale vafshi te gjith
Eshte ndermarje private jo parti, vendos padroni .
PD se Beratit i iku nje ” lider” ku per tete vjete drejtor tani tha nuk ma verin, keta jane vari k……
Nje force politike e shperfyturuar, e vene nen hyqmin e agjentures serbe nepermjet te agjenteve te saj Berisha + Basha dhe CO., e cila nuk ndalet nga asgje edhe ne marrje jete sic edhe ka ndodhur ne eleminimin e personave me influence ne PD por patriote, antiserb ne bindjet e tyre: Azem Hajdari dhe Sokol Olldashi, dhe nepermjet eleminimit fizik te tyre mban nen tutelen e frikes perfaqsuesit e larte te kesaj partie, por qe ne nje kongres egziston frika e frikmbjellesve: B+B, se mos “Te pabindurit” dalin nga aureola e Frikes qe, ne nje Kongres dobesohet, griset, behet shuk.
Astrit Patosi, M.Doda, Bode dhe Topalli, jane skiftere qe kerkojne te shperthejne te paret aureolen e frikes B+B.
Le te presim cfare zgjidhje do t’i jape agjentura serbe situates prag-Kongresi.
Parti e zeza parti,kur sje ne gjendje te organizohesh per vete,si mund te organizosh nje popull?