Shpërthimi i këput kokën të moshuarës, dënohet me 2.4 vjet/ Vrau fatorinon, dënohet me 10 vjet (pastaj çfarë t’i themi Merkelit)

31 Maj 2014, 19:19Politika TEMA

Para pak ditësh, duke folur në emisionin “Top Story”, kryeministri Edi Rama rrëfeu një detaj nga takimi me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Kjo e fundit i kishte thënë se ‘a është e mundur që me këtë drejtësi që ka vendi ynë, të pranohet në Bashkimin Europian’.

Përgjigjen e merrni me mend vetë.

Por dy raste të publikuara ditët e fundit, tregojnë se në ç’nivel është drejtësia në vendin tonë.

Në një rast të publikuar nga Ora News, tre persona u dënuan me nga 2 vite burg, edhe pse shpërthimi i tyre me eksploziv i këputi kokën një të moshuareje.

Si është historia?

Kryetari i komunas Mollas në Ersekë urdhëroi zhvendosjen e një tubi të vjetër. Por prerja e tubit ishte e pamundur, ndaj punonjësit e komunës thërrasin një “ekspert”.

Bëhet fjalë për 22- vjeçarin Kejvi Shkëmbi, i cili njihej si person që kishte shpërthyer bunkerë.

Ai përgatit lëndën plasëse dhe jep garanci se asgjë nuk do ndodhë, përveç zhurmës.

Një pjesë e tubit fluturon dhe i këput kokën të moshuarës Liljana Xake.

Kur djali i saj shkon në shtëpi, gjen të shoqen me vjehrrën në prehër me kokë të prerë.

Që prej asaj dite, as ajo nuk e ka marrë veten nga tronditja.

Por gjykata e ka dënuar me vetëm 2.4 vjet burg Kejvi Shkëmbin dhe me nga dy vite burg punonjësit e komunës.

Në një rast tjetër, gjykata ka vendosur që të dënojë me 10 vjet burg vrasësin e Julian Çunit, fatorinos 17- vjeçar, që u godit me thikë në një furgon të linjës Tiranë- Durrës.

Babai i tij, Bilali, thotë se nuk do e lërë gjakun pa marrë, i tronditur pas vendimit të gjykatës.

Dikush ironizon se pas disa vitesh do kemi një tjetër vrasje.

Kemi parë plot raste të tilla.

26 komente në “Shpërthimi i këput kokën të moshuarës, dënohet me 2.4 vjet/ Vrau fatorinon, dënohet me 10 vjet (pastaj çfarë t’i themi Merkelit)”

  1. Po mire more Edi rama ,
    Si u llafose , me Merkelin si Piktor apo si Kryeminister ?
    Ngre peshe çeshtje banale te drejtesise ,
    Dhe nuk diskuton per koken e çeshtjes ?
    Pa na thuaj , kur do te behen Reforma ne drejtesi ?
    Kur do ta çosh perpara gjygjit ate qe shane per dite , per korrupsion Sali berishen ?
    Po me Ilir sheikun se do tja besh ?
    Sa mire do te ishte te flisje me Merkelin per keto probleme ,
    Dhe jo ti tregoje barcaleta .

    1. Adriatik says:

      Me pak fjale Merkel pyeti …”si mund te fusim islamike ne evrope” ?

    2. Albi says:

      O sh.enver
      Harrove o k…..gjyzen qe para edi rames ilir sheiku ishte shoku dhe paterica e sali qenit

    3. Kapo says:

      o Enver .ke te drejt mor djale.Po nuk futen ne burg Sali Berishen asnje hap perpara nuk ben ky vend.Ne kete drejtim as une nuk e kuptoj kete Edi Ramen.Deri sa ka tere numrat duhet te beje reformat ,sidomoa ate te drejtesise dhe (pse jo)te beje nje “revolucion” ne drejtesi ,duke larguar tere kete drejtesi te koruptuar dhe kriminale .Por kujdes….jo te vendos partiak te tij a te koruptuar te tjere …kjo s’eshte reforme por hiq Laron dhe ver Balon.

  2. Xhema nga Tirana says:

    Konstatime tronditëse. Po… kë trondisin ? Më trondisin mua e shumë të tjerë që n’a kanë vënë titulin “Specie në zhdukje”. Është edhe një grup i madh nga ana tjetër e peshores (që në të vërtetë kanë si simbol peshoren)që as u a ndjen për këto raste dhe konstatime. Ata mjafton që pasurohen në kurriz të fatkeqëve duke dhënë ANTIDREJTËSI.Ata quhen prokurorë dhe gjykatës (toga të zeza gjoja) që mbushin këshillin e lartë të drejtësisë; Prokurorinë e përgjithshme (me Llalën në krye) Gjykatën e lartë; gjykata të shumëllojshme(pambarim)të “ndihmuar” edhe nga shiku (me shokët e mbetur të Gazidedes) edhe nga presidenti “ynë i nderuar” së bashku me antikëshilltarët e tij “besnikë të P.D.” ( që, njëkohësisht bëjnë edhe fushatën për PD-në).

  3. ert says:

    Ne rastin e Shkembit ka ndodhur nje incident pune ku mund te ishte vrare edhe vete.
    Shkembi eshte njeri i lehte, por nuk eshte vrases. C’kuptim ka ta denosh 20 vjet

  4. Toni says:

    nuk eshte e mundur prandaj mos shko te dera e BE-se pa vendosur drejtesine. Ti ke hallin se cdo te thote Sala neser o mik, apo a do fitosh apo jo prap zgjedhjet pas 3 vjetesh, prandaj ske per te bere dot ate qe duhet. Te ishe burre ti kishe thene “4 vite jam Kryeminister”, e ne kete 4 vite te kishe bere rilindje, me kete temp nje mut do besh…

    1. Rajub says:

      E futi Sala Fatosin ne burg.Ne burg Tosi i nanes beri universitetin dhe u be mesuesi i Sales,i mesoi si te udhehiqte, edhe Sala udhehoqi vendin sipas mesimeve te Tosit te Nanes,po Tosi si i zgjut e B.K qe eshte u zhduk nga politika kurse Sala nuk shkulet kollaj.

  5. eleminatori says:

    Denoni kokat e medha lerini keta peshqit e vegjel qe nuk bejne deme

  6. kolaqi says:

    Si s’kane turp qe ne parlament bejne vetem llogje, po saliu s’ka asnje pergjegjesi per punet, anzi do te kunderten, po ti o Rame kur do bosh nani pune ? Saliu nuk do drejtesi, Likja jo e jo po dhe ti si ata je. Iku nje e katerta e kohes e deri tani brime ne uje.

  7. saimir says:

    Po tregoheni ju gazetaret injorante tani. Per rastin e fatorinos nuk kam cfare te them, por per rastin e pare(ai i shperthimit), ne cilindo vend te Europes qe te ishim, denimi do te ishte i perafert. Nuk du te futem ne hollesi ligjore, mjafton te njohesh sado pak te drejten penale.

  8. x8 says:

    Keshtu ka ndodhur edhe me gjyqtaret e gjykates Elbasan Ilir Pashaj e Bujar Musta qe edhe pse ministri idrejtesise dhe K.L.D i ka kapur me shkelje te renda ne detyre akoma jane ne pune?Pse kjo indiference keshtu do te hyjme ne boten e qyteteruar??

  9. beci says:

    Kush do vendosi drejtesi ai qe per karrigen lepiu ato qe peshtyu dhe qe po qeveris bashke me hajdutin. Keta jane te gjithe njesoj mos kini iluzione

  10. Dashnor Kozaj says:

    Degjo o Edi Rama . E para . Ti krimin e pare qe ke bere ,eshte ,lidhja e PS ,se me partine e Ilir Metes . Kjo do te mari me qafe . Do falimentosh si politikan dhe popullit shqiptar nuk do ti zgjidhesh asgje nga ato premtime qe dhe ne kohen e fushates ,para 23 qershorit 2013 ,es . Perse nuk po kthen te gjitha koncensionet qe kishte firmosur antishqiptari Sali Ram Berisha ,qe nga 2005 sa ,deri me 30 Gusht 2013 ,es , se jemi deshmitar qe dhe pas verdiktit te popullit shqiptar me vote ,ky anti shqiptar (S B ),vazhdoj te firmoste per vjedhje dhe favore per veten e tij dhe te bandes qe kryeson . Populli po te pret qe ti Edi Rama ,ne cilesine e Kryeministrit ,te cosh perpara ligjit ,banditet e politikes shqiptare me ne krye Sali Berishen dhe njekohesisht te kthesh pasurine e grabitur padrejtesisht ne duart e popullit shqiptar ,sic jane : Albetroli , O.S.SH,ja , Minierat , Hidrocentralet e lumit Mat dhe ata te lumit Bistrice ,etj …etj …..etj …….. Populli po te pret ……..per shpronesimin e banditeve te politikes shqiptare me ne krye komunistin nga Vicidoli i Tropojes ,Sali Ram Berisha .

  11. morina ali says:

    Keto gjykime te pa rregullta kane qene dhe para demokracise psh vrau njeri nje grua u denua 25 pas dy vjetesh ju ul nje e treta pas nje viti dhe nje pjese tjeter pas dy vjtesh doli,pra beri 5 vjet dhe ka plot 32 vjet qe jeton me njerzit e tij per bukuri.Kjo eshte drejtsia jone qe gjithmon nuk eshte realitet.

  12. beni says:

    keto jane perralla me mbret…se asnje aksident nuk denohet ne maksimum .keto perralla i hane ca injorante qe iu eshte mpire truri nga urrejtja per sali berishen e po pranojne si heronj ata qe shkaterruan e na moren shpirtin me egersine me te madhe komuniste qe kishte bota,kurse per ate fatorinon nuk e di … shpreh ngushellimet e mija per te dyja familjet ,por ca qeshtje nuk jane aq te lehta….e vertete, korropsioni lulezon…po ti edi ? do merresh sadopak me berishen ,meten e shume te tjere qe i njeh gjithe shqiperia si super bossa, me biznese e firma [of shour]anonime apo do te mbrosh diplomen tjeter si aktor ? mashtrojeni kte popull ,ju lumte se ne nje sahan lepiheni bashke te gjithe ju ,po mjere ky popull qe i heq te gjitha mbi kurriz….sa per B.E. jetojme nja 30 vjet ketu e njohim mire…po te mos vidhnit ju te pangopurit do ishim mire edhe pa B.E. si zvicra dhe anglia apo suedia qe i vuri kushte europes qe te hynte ne europe.aq popull jemi ne …me burime natyrore si dhe minerale me nje bregdet fantastik qe shtrihet ne gjithe territorin,po jo…e keni shume te veshtire; tani e kuptuam si ata je edhe ti …dhe derrat nje turi kane.po te ishe i vertete nuk beje lojera fjalesh…por mbaje premtimet,ku jane ata qe do fusje ne burg ? apo si guret e dominos do rrezohet dhe klani yt…peshku qelbet nga koka thote populli …dhe sot koka je ti.

  13. Ali pashe tepelena says:

    Po mire o plaku mere dhe gjykatesine do te besh,pse sa vite burg do te japesh per aksident lavaresishte se kishte perfundim tragjik ishte aksident nuk ka motiv. Dhe per rastin e dyte dhe pavaresishte kush eshte fajtori eshte vrasje me paramendim,ose te pakten sna takon beve ti marim jeten njeri-tjetrit.mos ver kalamanje te shkruajne se na hapet barkun.

  14. i___ says:

    ky gazetar qe ka bere kete artikull normalisht eshte komplet injorant nga ana ligjore. ne rastin e pare ( vdekja e te moshuares) ndodhemi perpara vrasjes nga pakujdesia, qe ne fakt denohet nga gjoba deri ne 5 vjet burg , kurse ne rastin e fatorinos kemi te bejme me vrasjen me dashje qe denimi fillon nga 10 vjet. prandaj gazetar para se te shkruash lexo ligjet

    1. i___ says:

      per me shume lexo nenin 76 dhe 85 kodit penal zoti gazetar

  15. london says:

    Cfare drejtesie mund te flasim kur nuk ka fuksionuar asnjehere ligji,si mund te flasim per drejtesi kur ish kryeministri vrau preu grabiti dhe e dogji shqiperine per 24vjet dhe eshte akoma I lire me gjithe banditet per keto 24 vjet eshte turp qe mund te themi qe nje shtet ligjor ku sundon ligji sipas interesave te partive qe jane vetem ta grabisin ate popull qe bene sehir me te ardhmen e femijeve te tyre dhe lejon te sillen pushtetaret si ju do qejfi dhe nuk ju tremet syri te vrasin grabisin dhe perdhunojne dhe populli duartroket kur atyre ju duhen votat dhe populli aron se ata jane gjakpires

  16. Gufi says:

    Te vrasesh 1 17 vjecar n’è pun e denohesh 10 vjet cohu enver vare ne mes te qytetit e il prap

  17. SEKRETI! says:

    Ja, sekreti i kësaj të keqeje i kësaj gjëme që ka përfshirërë e ka mbërthyer vendin, që ne i themi krim, korrupsion, anarshi dhe kaos, dhe që asnjë nga ata që udhëheqin e shkruajnë nuk duan që ta regullojnë. Në fakt e tha si shkarazi Berisha por asnjë nuk e dëgjoi, pikërish për atë ligjin e «nderuar» 7501, që përpilimi dhe gjoja «zbatimi», (në fakt ai ligj në asnjë vend nuk u zbatua, por nëpërmjet tij vetëm sa u vodh dhe u grabit, aq sa deshën politikanë, pushtetarët e komisjonerë), por edhe pse për shkak të atij ligji barbar u vranë mbi 8500 veta, vetë Berishës nuk i shkoi ndërmend që pikërisht për atë krim ai dhe shokët e tij duhet që ti jepeshin, kujt «drejtësisë» (?!), kur tek ne ka vetëm antidrejtësi ! Më në fund ja sekreti : Me ligjet mafiozë të pushtetit dhe Parlamentit Shqiptar për tokën, turma që kudo quhet popull, këtë turmë këtu tek ne e përçanë dhe e ndanë më dysh. Gjysmës së turmës i ndryshuan emërin duke e quajtur «ish» pronar, dhe gjysmën tjetër e pagëzuan me emërin e tyre të «bukur, pronari i ri». Ishte pikërisht kjo strategjia që ju desh dy gjysmave të dala nga ish Partia e Punës, «Partisë Socialiste» dhe «Partisë Demokratike» dhe bijave e mbesave të tyre me shumicë, si të Mediut, Gjinushit, Milos, etj., por sidomos LSI-ja e Ilir Metës, që deri më sot «kuptohet për interesat e Atdheut», një herë shkon me njërën palë dhe një herë me palën tjetër, që duket se horrat që i rrinë nga mbrapa kësaj «force të tretë» deri më sot po dalin më të fituar, nga ata që sa herë vijnë në pushtet të vetquajturit të «majtë» e të «djathët», ku nëpërmjet kësaj përçarje, pronarët legjitim mbetën të varfër dhe me nga një dosje në dorë duke bredhur gjykatave sipas porosisë, ose direktivës që dha në atë kohë Ramiz Alia, që do ti lodhim sa nga gjykata e shkallës së parë në gjykatën e shkallës së dytë dhe anasjelltas dhe as edhe një herë nuk kanë për të marrë pronë, kur me pronën e tyre të vjedhur e të grabitur me ligjet e tyre, «veshën» e pajisën «pronarin e ri», të cilin ja kundërvunë pronarit legjitim, (nuk e kam fjalën për bejlerët dhe agallarët e djeshëm, pasi pronat nuk ishin të tyre, ku edhe atyre u takojnë vetëm ato prona që kishin para se vendi të sundohej nga Turqia !). Pra, drejt e thotë Kancelaria Merkel se, si pretendoni ju të pranoheni në Evropë kur tek ju nuk ka drejtësi, jo vetëm tek e moshuara që ju pre koka e tek fatorinos që i hapën barkun, por kur vetë këta ish komunista dhe bijtë e tyre, dhe më keq se ç’bëri Enveri e vetë Turqia në kohët e tyre, i «çanë barkun» kësaj toke dhe filloimisht i hodhën «helmin» e tyre ligjin 7501, pastaj më vonë ligjin e «personave të stimuluar» dhe kështu përfundimisht helmuan vendin plotësisht ! Dhe sot po të bësh një analizë të thjeshtë do dalë se, që nga Presidenca, Kryeministra, ministritë, dhe në gjithë institucionet shtetërore, me polici, ushtri, prokurori, gjykata, avukati, shërbimi i fshehtë e deri të quajurat media të pavarura, me zë figurë dhe shkrim, pale më televizjoni shtetëror, të gjithë janë mbushë me gjysmën tjetër të turmës grabitqare dhe hajdute, të dashurit e tyre, me «pronarët i rij» ! Atëherë çfarë drejtësie pret sot Kryeministri Edi Rama, kur ishte vetë ai që disa herë ka deklaruar se në vendin tonë ka një «sistem», jo si thotë ai të korruptuar, por një sistem totalisht të kriminalizuar ! Dhe që tek ne të vendoset drejtësia dhe demokracia ka vetëm një rrugë të vetëme, të drejtë dhe të nderëshme, kthimin pa kushte të pronës tek pronari i ndershëm legjitim, duke xhveshur përfundimisht turmën plotësisht të inkriminuar, të cilët janë bërë me dy palë prona si në Bathore edhe në Veri, dhe një gjë e tillë po ndodh në të gjithë Shqipërinë, dhe kjo «dhuratë» kryesishtështë e «ish» Sali Berishës ! Pra, Edi Rama e ka vërtet që të ndreqë këtë katraurë, kur nga shenjat që ka dhënë nuk duhet besuar, por dhe po ta kish një dëshirë të tillë do e kish plotësisht të pamundur pa ngritur vetë ai në këmbë pronarët legjitimë si, dhe pa ndihmën e Evropës dhe të Amerikës, të cilët duhet ti vendosin Qeverisë Shqiptare një kusht të vetëm, kthimin e pronës tek i ZOTI. Vetëm kur institucionet që thamë më lart në shumicë të jenë të mbushur me pronarët legjitim si njerëz të ndershëm, vetëm atëherë mund që të ketë ndryshim, ndryshe të mos prisim asnjë përmirësim, por duhet të prisim vetëm një ndëshkim të cilin e meritojmë plotësisht ! Këtë patjetër që sot në dorë e ka vetëm Qeveria e «Rilindjes» ! Ja, këtu është dhe vetëm këtu qëndron sekreti !

  18. Rajub says:

    Djalli takon Jezusin nje dite ne rruge dhe shume i qeshur i thote:-Jezus jame shume i lumtur se ferri eshte bere si parajsa.-Si eshte e mundur? pyeti Jezusi._Po ja na erdhi gabimisht nje electricist dhe filloi instaloi ndricimin futi ngrohjen-Te gjithe jane te lumtur…ja ktheu djalli.-Po kur qenka keshtu atehere kete elektricistin duhet ta marr une ne parajse se e paskan prure aty gabimisht!- i thote Jesusi.-Nuk ta jap …kembengul djalli.-Une marr nje avokat dhe te coi para organeve gjyqesore dhe ta marr …i thote Jezusi.Djalli filloi te qeshi me te madhe dhe ju pergjegj;-Por me pare do te duhet te gjesh nje…se te gjithe ata jane tek une. Keshtu edhe puna e drejtesise Shqipetare te gjithe jane mysafire tek djalli prandaj drejtesia jone eshte kjo qe eshte.

  19. Brikeni says:

    O Zot, pse, pse duhet te lindnim ne kete vend monstrash?

  20. sandokani says:

    Po te lexosh komentet siper, e kupton qe kta nuk e duan shtetin,nuk mund te gjykosh ndryshe kur te ter behen avokat te krimit ne ket vend, honkshit koken tuj ter jeten o popull legen o popull kafsh,ne vend te thoni shyqyr qe doli dikush te bej shtet te jetioni dy dit te bardha, jo mer vlla i hidheni ne fyt te ter ju injorantet ED RAMES, sikur kerkon tju vras jo tju shpetoj nga ky mut ku keni hyr ka 24 vjet, o njerez pa tru ose me mir te themi o kaf parahistorike,nuk jetoni dot pa gjak dhe krime ju, jeni ber si vampiret qe nuk bejn dot pa gjak, ndiqeni nga pas vampirin e pa ngopur sali kafshen se gjakun tuaj po pi ka nje çerek shekulli, njerez te pa gdhendur,megjthse edhe ED RAMA lodhet kot me ju kafshet e pyllit, ju nuk ju solli tamam ne ndin ENVERI, qe ju vuni kerbaçin se ja u njifte surratin,kerkon RAMA tju bej njerez, po nuk behet muti shkemb kurrmer mik jo.

    1. arbeni. says:

      Ed rama na qeka si jezusi qe pk sakrifikon jeten e tij per ne. Po ik o kafsh. J7 militantet jeni njesoj si te sales si te edit. Jam i sigurt qe po tju bejne nje IQ test nuk i kalon 70 piket.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje