Lufta për pushtet në BE/ Pse nuk na e thotë Merkel të vërtetën?

31 Maj 2014, 10:07Politika TEMA

Një përplasje ka nisur brenda vetë Bashkimit Europian se kush do të jetë presidenti i ri i Komisionit Europian.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha një ditë më parë se ajo do që ish- kryeministri i Luksemburgut, Jean- Claude Juncker, të bëhet presidenti i KE.

Por sipas BBC, disa liderë europianë kanë shprehur kundërshtitë e tyre ndaj kësaj lëvizje.

Qeveria britanike mendon se Juncker është shumë federalist i BE.

Ata kanë kërkuar një proces më të gjatë për të gjetur konsensus.

Juncker është pjesë e Partisë Popullore Europiane, që ka fituar më shumë vende në zgjedhjet europiane, në total 213 nga 751.

Rivali kryesor i tij është socialisti Martin Schulz.

E përditshmja më e madhe gjermane, Bild, shkruan se nëse nuk do zgjidhet Juncker, atëherë demokracia është një farsë.

Por deklarata e djeshme e Merkel nuk e ka qetësuar këtë gazetë.

Ata thonë se Merkel sërish e ka lënë një derë të hapur, pa thënë një PO ose JO të qartë.

Por pse nuk është e qartë Merkel në qëndrimin e saj?

Ajo nuk ka qenë që në fillim dakord me idenë e kandidatëve për këto zgjedhje, pasi e dinte që do kishte një garë kokë më kokë, pa asnjë fitues të qartë me shumicë absolute.

Mesa duket kjo nuk parashikohet as nga Traktati i Lisbonës.

Po ashtu, Merkel e njeh mirë ish- shefin e qeverisë në Luksemburg dhe i di thashethemet për alkoolin, që dolën gjatë fushatës. Ajo e ka parë po ashtu se sa zvarrë e bëri fushatën zgjedhore.

Si shefe e qeverisë gjermane, ajo duhej të mbështeste gjermanin Schulz. Por si shefe e CDU, duhet të mbështesë Juncker. Si gruaja më e fuqishme në Europë, duhet të shmangë përplasjet mes shefave të qeverive.

Por edhe kërcënimi i britanikëve është i rëndësishëm.

Merkel nuk do që ata të largohen nga BE.

Në fund të fundit, ajo ka gati një paketë, e cila duhet të kënaqë të gjitha palët.

BE ka në total pesë poste të larta: Presidentët e Komisionit, Këshillit, Parlamentit, Përfaqësuesi i Lartë për Politikën e Jashtme dhe drejtuesi i Eurogrupit.

Paketa do merret në konsideratë nga të gjitha palët. Prandaj ajo nuk do që të bëjë deklarata të parakohshme, që vetëm sa do sjellin shqetësime.

15 komente në “Lufta për pushtet në BE/ Pse nuk na e thotë Merkel të vërtetën?”

  1. Mira says:

    Merkel do të hapë “letrat” e saj pas konsultimit me Ed Ramën dhe dhënies të statutit…!

    1. ed says:

      hahaha paske qene vertet teveqele moj mira kudo komenton dhe vetem karlleqe thua duke u perplekur te tregohesh e zgjuar …

      1. Bollanos kokekallçuku says:

        Mis u merni me te. Eshte gjineka e tourkoarxidifagos

    2. Sadik Piringji says:

      Jo more, Merkel tha se do konsultohet me ty pasi ti ta kesh pyetur Salen, se si duket Sala nuk e don marrjen w “statusit”

  2. ARUSHA says:

    Merkel pret vendimin nga Amerika !

  3. henri says:

    Mendoj se eshte nje shkrim i dobet. Fakt eshte se Merkeli me te drejte, para dy ditesh ne konferencen per shtypin ne Bruksel, dhene direkt ne tv gjerman Phönix deklaroi :
    – Ne kemi ngarkuar belgun Rompoi qe te filloje bisedimet ne lidhje me percaktimin e presidentit te parlamentit europjan.
    – Keto konsultime duan kohe.
    – Ne fund te konsultimeve, Rompoi do te japi nje raport zyrtar.
    – Pasi ta kemi lexuar kete raport zyrtar do te bisedojme me shefat e 27 shteteve dhe do te vendosim.

    Mos harrojme se BE eshte demokratike dhe jo shteti gjerman. Sipas statutit cdo gje behet me konsultime dhe votime midis shefave te shteteve dhe nuk eshte Merkeli qe thote fjalen e fundit.
    Mos harrojme se “Bild” eshte nje gazete bulevardeske gjermane dhe jo qeveria gjermane. Mediat bejne gjithmone lojen e tyre sepse duan “skupin” qe te lexohen sa me shume. Kujdes me mediat shqiptare dhe europjane. Ketu behet fjale per rrijte te audiences qofte edhe ne menyre mafiose.

    1. - homeri- says:

      — merkel sote perfaqeson mentalitetin gjerman — gjermania mbi te gjitha — por ne menyre demokratike . …dhe ne fund te te gjitha diskutimeve do behet ashtu si deshiron Merkel .. dmth. interesat gjermane…dhe shume mire do beje se vetem ashtu europa mund te eci me tej

  4. mjeku kundra droges says:

    MERKEL eshte si vellai i saj HITLERI dhe kerkon te dominoje te gjithe europen.

  5. SH. says:

    Merkel nuk mund ta krahasoni me Hitlerin ,ky eshte nje budallallek
    Ajo eshte nje politikane e zonja ,me shume ide ,vizion ,por perpiqet
    ae ky bashkim te zgjase ,per derisa e nisen ,ka te ngjare qe nuk
    mund te funksionoje ,por perseri nuk eshte mire per Europen .
    Hall me ate dhe hall pa ate.

  6. [email protected]
    Vertet BE , eshte demokratike ?
    DJe merkel ishte shume e trembur, qe Euroscientsti, po rriten shume ne europe [ ose i Populisti ]
    Po i dridhet toka nen kembe , kane frike per bankat ,dhe per ndarjen e UE ,
    kESHTU bilderberg , e la troika humbasin influencen , mbi popullin Europian .

    1. henri says:

      ligji dhe drejtesia,
      Kisha keto gjera :
      – Faleminderit per shkrimin civil.
      – Mendoj se BE eshte demokratike dhe kam mendimin se Merkeli nuk dridhet nga “skeptiket e Euros” si francezet,hollandezet, austriaket etj. Mos harro, se keto perbejne egzaktesisht vetem 18% te parlamentit te ardheshem europjan dhe se shumica nuk ka ndryshuar. Pra shumicen e perbejne partite popullore dhe socjalistet.
      – Mendoj se problemi i Merkelit eshte, sipas meje, sepse ajo eshte e lidhur shume me karriken e saj dhe ajo respekton vetem vullnetin e popullit gjerman sepse don voten.
      – Mendoj se Merkeli ka problemin e madh se ajo nuk eshte solidare dhe nuk don te ndihmoje vendet ne nevoje, m.gj.se Gjermania eshte perfituesja me e madhe me futjen e Euros.
      – Merkeli ka gabim se ajo daljen nga kriza e mbeshtet ne politiken e shtrengimit te rrypit dhe kursimit dhe jo me politiken Keyenesiane qe po zbaton Amerika dhe Anglia dhe qe bazohet ne investimet e shtetit ne vepra publike, ashtu sic beri edhe presidenti Ruzvelt me planin New Deal ne vitet e recesjonit te madh ne Amerike ( 1933-1940).
      – Mendoj se ti ke te drejte se si rezultat i krizes sektori financjar u be shume i fuqishem. Ky Sektor nga ish ministri i financave i Berluskonit, profesori Tremonti, quhet fashizem i bardhe.
      – BE duhet te kete kujdes qe te vendosi nje ekujliber midis shtetit dhe tregut. Pra, tregu te krijoje te mira materjale dhe vend pune dhe shteti ti shperndaje keto te mira materjale ne menyre socjale.
      – Fakti qe e djathta ekstremiste ka marre yrysh tregon se BE duhet te beje ndryshime rrenjesore, pra te ndjeke nje ekonomi rritjeje dhe jo shtrengimi rrypi sic ka bere deri tani. Shifni se si u katandis Greqia.
      – Mos harro se keto zgjedhje ishin zgjedhje per parlamentin europjane dhe jo zgjedhje politike ne cdo vend te BE.

      Desha te them, se une di qe nuk di asgje dhe nuk kam monopolin e te vertetes.

      Pershendetje

  7. te kuptova , drejt , Por ajo qe ke shkruajtur eshte vetem , ajo qe shkruhet , ne pergjithsi neper Gazeta.
    Une mendoje se problemi eshte papunesia , gjithmone e ne rritje , Kjo per faktin se njeriu po zevendesohet me teknollogjine,
    Ateher pyetja eshte .
    Si do te jetoje ky popull
    Por , jo vetem Kaq , Europa edhe bota ka mbi 100 vjete qe udhehiqet , nga nasoneria .
    Sa per te majte apo te djathte , Horroje , eshte vetem nje loje politike , per te ndare popullin e per te fituar Votat , ndermjet tyre.
    Ka shume per te diskutuar , Haaaaaaaaaaaaaaa , edhe une e di qe jam injorant. haaaaaaaaaaa

  8. mjeku kundra droges says:

    Merkel vertet eshte e trembur se me politiken e shtergimit i sherben vetem gjermaneve dhe nuk i intereson me asnje vend tjeteri europes prandaj i ngjan vellait te saj Hitlerit.

  9. taso kume says:

    MERKELI nuk mund ta krahasoshe me HITLERIN,e para ka lindur ne GJERMANINE LINDORE me nje fjale me ideologji proRUSE,e dyta jane reformat ne ekonomi qe u bene qe ne kohen SHREDERIT qe GJermanine e kethyen ne lokomotiven e EUROPES,dhe me kryesorja kualicjoni i dy partive kundershtare,dhe e fundit kredibiliteti ne investimin e kapitalit gjerman qe eshte i pari ne RUSI,KINE ETJ.Nga MERKELI do vuaj EUROPA JUGORE D,M,TH, Dembelat.

  10. Taso kume @
    E kupton
    dot se çfare ke shkryajtur ?
    Europa jugore bene pjese e BE ?
    a JEMI ne europen e bashkuar ?
    Sa per dembele , ne Gjermani punojne shume puntore te europes jugore , qe kane 60 vjete qe ndertojne Gjermanine.
    Nuk jane keto problet ,
    Je viktime e propagandes gazetareske.
    Sot diskutohet , per te varferit qe varverohen gjithnje e me shume , dhe te pasurve qe pasurohen me shume .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje