Ministria për Çështjet Vendore ka kërkuar mendimin e bashkive që do të shkrihen për emrin e ri të njësisë vendore pas miratimit të hartës së re territoriale.
Më 23 maj, ministri Bled Çuçi ka shpërndarë në 384 njësitë vendore ndarjen e re që është miratuar në komisionin e posaçëm parlamentar, ku kërkon të przgjedhin përmes alternativash se cilin prej emrave do të ketë njësia e re që do të krijohet.
Një prej këtyre propozimeve i ka shkuar edhe kryetarit të Bashkisë së Leskovikut dhe Këshillit Bashkiak të këtij qyteti, ku kërkohet të jepet mendim për dy alternativat e propozuara.
“Propozimi për ndarjen e re administrativo- territoriale. Emri i njësisë vendore të propozuar: Bashkia Kolonjë ose Bashkia Ersekë (jepni mendimin tuaj për emërtimin). Njësitë përbërëse: Bashkia Ersekë, Leskovik, komunat Qendër Ersekë, Qendër Leskovik, Novoselë, Barmash, Mollas, Çlirim”, thuhet në letrën e postuar në faqen e Facebook nga kreu i Bashkisë së Leskovikut.
Kryebashkiaku Fatmir Guda shkruan: “Këta janë çmendur vërtet! E kanë bërë fakt të kryer shfarosjen e Leskovikut nga harta e Shqipërisë dhe për të larë syfetin i kërkojnë kryetarit të Bashkisë dhe Këshillit të Bashkisë të shprehen vetëm për emrin dhe aspak të japin mendim për dakordësinë apo jo në lidhje me këtë projekt. Këtë promovon edhe kjo shkresë e mbërritur nga Këshilli i Ministrave”.
bregut ja vini KOCO KOKEDHIMA se po i ben studimet miku.
na moret votat dhe menduam se cdo benit,po harroni qe sgjedhjet vijne shume shpejt dhe do dilni me te turperuar se cdoli merhumi plak.
po cfaj ka Blendi cuci qe rrethi i kolonjes eshte rrethi me i braktisur nga banoret e vet kurse Leskoviku ka me shume apartamente te braktisura sesa banore
E.Dauti. Lereni te lehe llapaqenen e Sales se nuk jeton dot pa lehur.
I nderuar Cuci!Himara duhet te mbetet me 7 fshatera.Kjo eshte ne interes te himarioteve dhe gjithashtu ne interes te Vendit.Respektoni Kushtetuten e Shqiperise nenin 108.
Po moire mor Minister… po kushtetuten e marre parasysh