Moore- Kodheli: Mesazhet tona kanë rënë në veshë që s'duan të dëgjojnë

30 Maj 2014, 19:55Politika TEMA

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin  Shqipërinë në çdo veprim që është duke ndërmarrë”, deklaroi  Drejtori për Europën Qendrore dhe Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit,  Jonathan Moore në takimin me Ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, të zhvilluar në Budva të Malit të Zi, në kuadër të forumit  “To be Secure” .

Sa i takon statusit të vendit kandidat, ai tha se kjo është një çështje që ka të bëjë me interesat e të dy vendeve tona, si anëtarë të NATO-s.

“Këtë mesazh e kemi dhënë dhe në Tiranë, por mesazhet tona nuk mund të them se kanë rënë në vesh të shurdhër, por në veshë që nuk duan të dëgjojnë”, deklaroi zyrtari i lartë amerikan.

Moore u shpreh se SHBA vlerëson kontributin që Shqipëria po jep në NATO.  Ai shprehu edhe një herë mbështetjen në të gjitha nismat antikorrupsion të ndërmarra nga Ministria e Mbrojtjes, duke theksuar se është për t’u vlerësuar bashkëpunimi me Prokurorinë, duke e quajtur atë si një veprim të duhur në të tilla raste.

“Asnjë person apo institucion nuk duhet të bëhet pengesë për progresin dhe ecurinë e reformave”, u shpreh Moore.

Më tej, zyrtari amerikan ka theksuar se SHBA i kushton rëndësi të madhe sundimit të ligjit dhe inkurajon përpjekjet për të arritur qellimet e përbashkëta.

“Ne ju mbështesim plotësisht në përpjekjet tuaja për të mbrojtur dinjitetin dhe nderin e FA”.

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli e informoi Jonathan Moore për hapat që janë duke u ndërmarë në Ministrinë e Mbrojtjes.Gjithashtu, dy zyrtarët e lartë kanë diskutuaar edhe në lidhje me përpjekjet që po bën Mali i Zi për përmbushjen e kushteve për anëtarësimin në NATO si dhe për çështje që kanë të bëjnë me atë se çfarë do të jetë NATO pas 2014.

Kodheli mori pjesë në forumin “To be Secure” që zhvillohet në Budva të Malit të Zi, nga data 29 deri më 31 maj 2014. Në këtë takim marrin pjesë ministra të Mbrojtjes, ambasadorë dhe përfaqësues të lartë të vendeve të rajonit dhe më gjrërë. Në forumin “To be Secure” është diskutuar për një sërë çështjesh të rëndësishme, si për situatën në Ukrainë, për qëndrimin në Afganistan pas vitit 2014 etj.

Duke marrë fjalën në këtë takim, ministrja Kodheli është ndalur në  çështjen  e Afganistanit pas 2014.   “Shqipëria do të jetë krah për krah me aleatët për vendimet që do të merren. Ne kemi bërë gjënë e duhur në kohën e duhur”, tha ajo.

Ministrja Kodheli gjatë ditës së sotme zhvilloi një takim me ministren e Mbrojtjes së Malit të Zi, Milica Pejanovic.

Ministrja Kodheli i ka shprehur homologes së saj se Shqipëria mbështet politikën e “dyerve të hapura” dhe dëshiron të shohë Malin e Zi sa më shpejt anëtarë të NATO-s.

“Anëtarësimi i Mali i Zi në NATO do të thotë më shumë siguri dhe stabilitet në rajonin e Ballkanit”, ka theksuar ministrja Kodheli.

Më tej, ministrja Kodheli është shprehur se, shqiptarët e Malit të Zi janë dhe do të vazhdojnë të jenë një urë lidhëse mes dy vendeve tona dhe një element stabiliteti dhe bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Malit të Zi. Dy ministret e Mbrojtjes kanë diskutuar edhe për situatën në rajonin tonë, si dhe për zhvillimet në Ukrainë

19 komente në “Moore- Kodheli: Mesazhet tona kanë rënë në veshë që s’duan të dëgjojnë”

  1. Mira says:

    U diskutua çështja e Afganistanit pas 2014…! Çështja e Albanistanit ngeli për t’u diskutuar kur të rrënosemi përfundimisht…!?

  2. loni says:

    ju kurvat amerikane qe nuk late gure pa levizur ne shqiperi mbas vitit 1991 do na lini njehere rehat te qeverisim vete se na keni ngaterruar si mos me keq,sidomos ti moore shoku i ngushte i saliut dhe njeriu juaj i beses per te shembur shqiperine se keshtu doni ju qener amerikane,ku eshte toka e premtuar nga ju mor amerikane te pabese,cfare doni ju te jepni deklarata per statusinkur ju nuk ju takon ky vendim,pse nuk i hiqni ju si shtet vizat qe te mbani premtimin e vitit 1991 qe amerika eshte toka e premtuar per ju shqiptaret,por vetem per rremuje jeni,ne djall vafshit oj amerike kurve,mire e kishte dulla qe thoshte gjithmone,ATJE KU FUSIN HUNDET KURVAT AMERIKANE VETEM TRAZIRA SJEDHIN DHE ASGJE ME TEPER PER ZHVILLIM.ju jeni populli me kurve qe ekziston ne bote qe krenuat dhe pakezuat nje kryeminister kriminel me emrin BURRE SHTETI,,SALI BERISHEN,NE DJALL VAFSH MOORE BASHKE ME DEPARTAMENTIN TUAJ KRIMINELE….

    1. E VERTETA says:

      Ka shume mundesi qe LONI eshte vete shoku Baze ndryshe nuk ka se si e lejon te shkruaje kushtu pasi Mero ka eksperience ne kete fushe pasi ka pas shkruar edhe nje liber kunder Amerikes me porosi te Saliut.

    2. sit back and relaks says:

      javash re loni, mbaji qete se me shume revan i ke leshuar

    3. _i_ says:

      Ca ere ka gjaku ore Loni? … se me duket se je plagosur ti- ngaqe bie ere MUTI.
      Qepe Loni qepe gojen, se po te mos kishte hyre Amerika ne lufte per Kosoven, Slobodani do t’a kishte pushtuar Shqiperine me klubin e gjuetareve! Mendo pak kur shkruan or Loni!

      1. shefi says:

        SA JU PAGUJANE PER TE KOMENTUAR more shoku pa emer

    4. - homeri- says:

      –po mbahu o -loni- jo me kaq vrulle dhe pasion , tregohu pak me diplomatik edhe se te vlon brenda gjaku komunist .. permbahu .. pastaj eshte pune dreqi me ty loni se ne amerike kemi dhe njerezit tane … si na shan dhe na i bene kurva … i terbuar me te gjithe .. sa mire do ndiheshe ne kube apo tek kim jongu .. amerika te tregon rrugen nga duhet ecur qe te zhvillohesh ..

  3. shpetim says:

    Mr.MOORE,

    Ju thoni se mesazhet tuaja kane rene ne veshe qe nuk duan te degjojne.

    Ju lutem na e perktheni, from English to English.

    Ciles koke i perkasin keto veshe ?

    Come on !

  4. Ziko says:

    “Mbeshtesim shqiperine, antikorrupsionin…” normal qe keshtu do thote. Pastaj kodheli ofroi nje orale per ta personalizuar muhabetin po pasi Moore vazhdoi me shprehje te pergjithshme, ajo kerkoi mbeshtetje mediatike nga cunat…

  5. Albani says:

    Po ndonje gje tjeter a eshte thene???!!!

  6. Shqiptar says:

    Avash i dashur loni, pak me i qete jo kaq i eger,ashtu eshte biles ky eshte nje nga ata qe i ka dhene shume doren,pleres sali dhe e le te livadhise si do. Ky kujton se ka te beje me popull budalla,por harron se ne populli i shikojme shume mire veprimet e tyre. Ne Populli nuk ju besojme me ato qe thoni,vecse me vepra i nderuar z. Moore,nqs. na mbeshtesni ne perpjekjet tona per te mbrojtur dinjitetin dhe nderin e Forcave te Armatosura, na e hiqni nje ore e me pare,Qelbesiren dhe Ndyresiren e ketij vendi qe ka vetem nje emer, sali qelbesir ram sheqere berisha.

  7. Skela says:

    Gazeta Tema nuk e ka thene shkoqur per cilet vesh e ka fjalen ky Mori.
    Ne se Tema nuk ka burim informacioni te sakte le te gjeje interpretimin e fjaleve qe thuhen ketu.

  8. Shtiza says:

    Artikull mashtrues, gjelle militantesh! Te gjitha mediat e tjera kane thene se Moore e ka pasur per statusin ceshtjen e veshit te shurdhet dhe se dyti, institucionet s’i ka me Saliu. Mund te flase per te gjithe palet normalisht por keshtu si paraqitej biseda ketu mbreme, nuk del e verteta qe mrikes i kane rreshqitur pak tangat prej fanellate Korce…

  9. Nje meleon pelesher says:

    Po te ferkoheni me rusine edhe ca o mrike (shefi jot se ti e rrahur je), s’do dini ku te futeni vete jo me te gjesh ndonje floktore hapur… Po luani lojra qe as s’i kuptoni e as jeni te zotet per t’i mbajtur por po ngaterroni nje popull te tere qe do ju kthehet kunder…

  10. E VERTETA says:

    Nuk ka si i mbrohet nderi kurves. Infrastruktren uhtarake e perdorin per tafik droge dhe dashke edhe nder o ridhjeres i Enverit. Shkoni o kriminela se ne te semes do perfundoni trafikante te ndyre.

  11. dn says:

    Nuk do me ndegjuar apo eshte i instruktuar mos me ndegjuar,zotni Moore?
    Nuk dini asgje per te,qe te perfundoje ne burg?vert et doni me i bind shqiptaret se je ni aq i Pafuqishme?….

  12. lili says:

    Ouah!
    Amerika po dorezohet para sali berishes!!!…
    Hajde Moore hajde!

  13. KA QI says:

    NUK BEHEMI-Se edhe ‘loni’ qe pas 23 vitesh shperberje i ka dale gjumi nga ‘kAmentuesit e tjere te xhixhilese kerkojne ta vene prape ne gjume.
    BERISHA 23 VJET ME ‘ASISTENCEN’ DHE ‘PREZENCEN ‘ E KUJT E KATANDISI SHQIPERINE PRONE TE SUPERMBESES?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje