Nënshkruhet marrëveshja 220 milionë dollarë me BB/ Rama: Fillimi i ri i një vendi që po le pas tranzicionin

30 Maj 2014, 20:21Politika TEMA

Shqipëria dhe Banka Botërore nënshkruajnë dy marrëveshjet e huasë në total 220 milionë dollarë, nga të cilat 100 milionë është huaja për modernizimin e sektorit financiar e aprovuar me 15 maj dhe 120 milionë huaja për Financat Publike, e aprovuar dje, me 29 maj, do të mbështesin përmirësimin e administrimit të financave publike dhe stabilitetin e sektorit financiar.

“Ky është një moment i fillimit të ri të një vendi që po lë pas një periudhë tranzicioni në një Botë sfidash gjithmonë e më të mëdha. Sot mbyllet një kapitull bashkëpunimi në shumë raste jo sa duhet efektiv me partnerët ndërkombëtarë. Përmes nënshkrimit hapet faqja e një kapitulli të ri bashkëpunimi shumë më i ngushtë me partnerët ndërkombëtarë”, theksoi Rama.

Ndërsa iu referua marrëveshjes me FMN-në, Kreu i Qeverisë theksoi se edhe kjo marrëveshje është produkt i një pune që shkon përtej qeverisë sonë.

“Jemi të shtyrë drejt sfidës së një ndërveprimi shumë herë më intensiv me shtete, aktorë shoqërorë dhe shumë grupe interesi. Ne patëm një mbledhje të Këshillit Ekonomiko-Tregtar që ka në grupin e vetë një grup ekspertësh të nivelit të lartë botëror. Kënaqësi dhe krenari të dëgjonim nga goja e tyre vlerësime shumë të larta për marrëveshjen e nënshkruar sëfundmi. Morëm shumë përgëzime dhe lëvdata. Këto marrëveshje janë produkt që shkojnë përtej qeverisjes sonë dhe unë jam krenarë sepse ne krijuam një frymë skuadre me partnerët tanë. Nuk do ishte e mundur ajo marrëveshje nëse nuk do ishim përfshirë në brumosjen dhe materializimin përfundimtar të saj pa znj.Goldstain e partner të tjerë. Transformimi i punës në Dogana dhe Tatime ka nisur të japë rezultate shumë inkurajuese, ashtu si edhe formalizimi i ekonomisë, që do të thotë se ekonomia shqiptare ka mundësi të hyjë në një stad të ri. Falë mbështetjes së Gurvernatorit të BSH-së, BB-së dhe FMN-së do t’i japim jetë një procesi, autonomisë së Drejtorisë së Borxhit për ta nxjerrë nga tutela. Është një hap shumë i rëndësishëm siç është edhe ai për të gjitha pjesët e tjera të sistemit tonë financiar”, theksoi Rama.

Sipas tij, kjo hua do t’i japë frymëmarrje ekonomisë shqiptare, do të na japë mundësinë të frenojmë hemorragjinë e madhe ku e gjetëm organizmin e vendit por edhe mundësinë për të rritur ekonominë tone.

“Këto janë shkëndijat e para të një rruge të re rilindjeje të dritës së shpresës dhe sigurisht që këto ne vetëm na detyrojnë që të ecim më shpejt për të arritur gjëra që fare mirë mund ti kishim arritur kohë më parë dhe për të mos lejuar që të bëjmë më keq gjëra që kanë shkuar duke u bërë keq e më keq”, u shpreh Rama, duke shtuar se “në një vend si ky i yni, ku nga njëra anë ka shumë për të përfituar nga eksperienca e mirë apo problematike e të shkuarës, por ku ka dhe potenciale të mira natyrore apo njerëzore, ne duhet të gjejmë forcën për t’i kthyer këto potenciale në një avantazh të madh”. 

Zv.Presidentja e Bankës Botërore Laura Tuck tha se përmes kësaj marrëveshjeje sektori financiar do të bëhet më përfshirës, sikundër ajo do të ndihmojë me shlyerjen e detyrimeve të prapambetura në sektorin publik.

“Tek Shqipëria shikojmë një vend me potencial për rritje ekonomike dhe ka koston më të ulët të fuqisë punëtore në kontinent. Stabilizimi makrofiskal që keni nisur duhet të vazhdojë për një periudhë afatmesme dhe duhet vazhduar ristrukturimi i sektorit energjitik dhe rritja e cilësisë së shërbimeve publike. Gjatë këtyre ditëve kam pasur privilegjin të shoh shqiptarët duke punuar fort, dje isha në një zyrë të asistencës sociale. Në Durrës isha tek ujësjellësi. Banka Botërore ka nisur diagnostikimin sistematik të vendit për të përcaktuar më mirë sesi ta ndihmojë vendin në të ardhmen. Ne do të vazhdojmë të mbetemi një mbështetës i fortë për ekonominë dhe begatinë ne vendit tuaj”, theksoi Tuck.

“Përpara krizës financiare globale 2008, Shqipëria ishte ndër vëndet me shkallën më të lartë të rritjes ekonomike në Europë. Por pas krizës dhe pasojave të saj, rritja u zhvillua shumë. Veprimi i menjëhershëm i politikave dhe krizës globale ishte i dobët duke zgjatur periudhën me investime dhe rritje të ulët, duke kthyer pas përparimin e bërë në pakësimin e varfërisë, duke ashpërsuar çekuilibrat makroekonomikë dhe fiskalë, duke lënë borxhin publik në nivelin paralizues. Këto çekulibra bëhen pengesë për rritjen ekonomike të vendit dhe për krijimin e vendeve të punës. Kështu që ato duhet të adresohen. Kam kënaqësinë për t’ju përgëzuar për seriozitetin që ju dhe ekipi juaj Kryeministër po ndiqni në këtë rrugë afatmesme të rritjes ekonomike dhe krijimit të vedeve të punës dhe që po merreni me reforma të vështira. Ceremonia e nënshkrimit për dy projekte për politika zhvillimi nënvizon vendosmërinë tuaj për të reaklizuar progres dhe begatinë afatgjatë të Shqipërisë”,  tha ajo.

 

26 komente në “Nënshkruhet marrëveshja 220 milionë dollarë me BB/ Rama: Fillimi i ri i një vendi që po le pas tranzicionin”

  1. arjoni says:

    Jemi krenare per menyren e qeverisjes, per rindertimin e reputacionit te Shqiperise, per forcimin e marredhenieve me partneret nderkombetare per te ringritur ekonomine, per te rindertuar shtetin shqiptar. bravo dhe keshtu vazhdoni se duhet ta bejme Shqiperine!

    1. cim cani says:

      jasha rilindja, leku leter

      1. Raimond Vlonjati says:

        hahahahaha –Pse merr borxhe nga FMN dhe do ngrihet ekonomia ..lol

  2. eni says:

    Edhe BB i eshte rritur besimi per ekonomine shqiptare,duke pare reformat e ndermara nga qeveria edhe me pesimisti me i madh do e besonte qe vendi po del nga tranzicioni…bravo qeveria per rimekembjen e ekonomise

  3. greiss says:

    Marredheniet me partneret nderkombetare nuk jane te rendesishme vetem per ndihmen financiare, por edhe per te sjelle shembujt me te mire te perdorimit te parave publike, te investimit me te mire, te politikave me te mira ekonomike, dhe vetem keshtu mund te kemi rilindje ekonomike.

  4. dorjeta says:

    Nje ogur i mire per te ardhmen ekonomike te vendit, dhe vetem pergezime, se duhet te kete qene e veshtire te rindertosh marredheniet me banken boterore, ne kohen kur imazhi i Shqiperise ka qene i nxire ne syte e nderkombetareve.

  5. Mira says:

    120,000,000$ = 20 ton hashash! Ndihmë të madhe na dhanë këta, ne këto i nxjerrim vetëm me hashashin e Lezhës!

    1. aldo says:

      Po si do vjedhin kta eee???

  6. tourkofagos says:

    sa milion do te shkojne per ndertimin e Big xhamise,apo vari kkkkkk………….!!!!

    1. Elton zvicer says:

      Ti duhet te thuash, vari bythen se k.. Nuk ke se Je pederast(grek).

  7. Kendveshtrim tjeter says:

    Marveshja duhet pershendetur.Per momentin ajo do zgjidhe mjaft probleme ne ekonomine shqiptare,te trasheguara nga “Dok.Pro.Sali Berisha” !
    Shqiperia i ka mundesit,per te mbledhur dhe 100 miljon euro te tjera nga sektori energjitik,nga faturat e papaguara te bisneseve dhe familjarve.
    Mbledhja e detyrimeve eshte sfida e kesaj qeverie,deri tani vazhdojne te mos punojne kasat fiskale,biletat e sherbimit taxi etj.
    Te marresh borxhe per te “lare” borxhe,nuk çel perspektiva zhvillimi.Qeveria duhet te heq dore nga ndertimet e rrugeve me lek borxh.

  8. safeti says:

    Na mbyte ne borxhe more lugat.

    1. Tironci says:

      pse more safet bycka sala i lau borxhet kshu?

  9. merobaze says:

    RRITJA EKONOMIKE ME KOSTO TEJET TE ULET TE FUQISE PUNETORE.

    Kjo me fjale te tjera do te thote: Rritja ekonomike duke nxjerre dhjam nga pleshti. Prandaj pyetja thelbesore qe ja vlen te pyetetet kryeministri une entuziast per kredi dhe borxhe eshte:

    CFARE DO TE BEJE EDI RAMA ME KETO LEKA BORXHI NGA BOTA E ZHVILLUAR.

    Sepse kur degjuam se kerkon te festoje bashke me Ilir Meten, Mbretin e Ryshfetit dhe Korrupsionit ne vendin tone 29 nentorin e ZI dhe LANC-in kriminal te Enver Hoxhes, pikerisht me keto LEKA borxh qe Bota e Zhvilluar dhe e Civilizuar po ja jep shqyptareve qe te mos vdesin per nje kothere buke, por te rimekembein PRODHIMIN kombetar ashtu sic e paten para se Enver Hoxha te mbillte faren e keqe te MURTAJES bolshevike ne trojet shqyptare, pra atehere o milet do te mendonim se LEKAT e BB do te shkonin per dhjame qeni apo pleshti si te doni ta quani, sic e vertoi edhe Sali Komunisti me borxhet e tij.

  10. lili says:

    Po lind besimi e shpresa me menyren e qeverisjes.

  11. babai i toukofagos says:

    Brovo biri im. Me mire ta ndertojme kishe greke

  12. Koco says:

    Shqiperia do mund te behet nga intelektualet , qytetaret qe e duan vendin shqiperine qe kane pasur ideale dhe atdhe dashuri e kane dhene jeten per shqiperine dhe po punojne e sot . Shqiperia nuk do mund te behej nga Shpellaret e injorantet kanunore ,qe nuk kane per moral berjen e shtetin dhe fuksjonimin e ligjit , por kane per moral vjedhjen ,gjakmarjen , percarjen , shkaterimin e shtetit dhe te Shqiperise . Duhet te gjene vendin shume mercenare si djalli, xhihadisti Sahli me banden e cubat qe i shkojne pas, ketij anti shqiptari qe e ka groposur e shkateruar 3 tre here kete vend ky i mallkuar, ky faqe zi ,katil, barbar

    1. G says:

      Koco Kokdhjeri je?

  13. United Kingdom says:

    Eshte e leht te maresh borxh por nga kush do lahet ky borxh!!!!!???? (Populli I shkret si gjithmon)

  14. shpetim says:

    Qeveria e re u ndodh ne nje situate te veshtire ne shume drejtime.Akoma ka shume sfida te veshtira perballe saj.

    Por te jemi realiste, duke patur parasysh gjendjen e gropes financiare te trasheguar nga ish-Qeveria, situata e te gjithe tregusve financiar ka permirsime te dukshme.Pra te pakten ne kete fushe ka arritje.

  15. G says:

    Jane marre ca leke borxh, po a do behet ndonje investim publik.
    A do behet ndonje km rruge? Apo nuk kane mbaruar akoma me zyrat, dhe fajin e ka akoma Saliu.

  16. henri says:

    Per sa i perket kesaj kredie mendoj se :
    – Qeveria ka patur dy mundesi per zgjidhjen paraprake te problemeve te ekonomise dhe financave tona.
    a.- Duke shtrenguar rrypin e cila eshte edhe shkolla gjermane. Kjo gje do te sillte probleme per spitalet, shkollat, ndoshta pensionet etj.
    b.- Duke marre kredi, pra duke rritur borxhin publik. Kjo eshte gje e mire ne fillim por nga ana tjeter nuk duhet te harrojme se kredite qe marrim sot jane rritje taksash per neser.
    – Me habit fakti se pse qeveria nuk flet per kushtet e kredise : me cfare norma interesi merret ajo dhe cili eshte maturiteti si dhe kestet e pageses.
    Une jam i majte dhe kam frike, se qeveria ka problem me transparencen dhe i bie shume tam tameve. Cdo gje ne kete bote ka te miren dhe te keqen e saja. Pse qeveria flet vetem per te mirat duke mos folur fare per e keqiat.
    Une di me siguri, se qeveria italjane, para tre vitesh , me qeverine teknike Mario Monti, mori masa drastike duke shtrenguar rrypin, vetem e vetem qe te mos vinte ne Itali treshja FMN, Brukseli, dhe banka qendreore europjane, te cilat do te benin ate qe bene ne Greqi pra do te vendosnin per financat dhe ekonomine italjane. Fatkeqesisht qeveria dhe BB nuk flasin me hollesi per kushtet e kredise. Gjermanet thone se ne detaje fshihet djalli. Pse nuk flet qeveria per kushtet e kesaj kredie.
    Une nuk dua te bej Kasandren, por me habit fakti se pse qeveria nuk eshte transparente.

  17. shefi says:

    RILINDJA E BORXHEVE. per cfare tranzicioni behet fjale duke mare borxh mbas borxhi?????? ato borxhe do ti lajme ne populli une ju dhe femijet tane duke na ngritur cmimet perdite. hajde rilindje hajde RILINDJA E BORXHEVE.

  18. XHAXHI BEHARI ME CIZME DHE QELLOTA says:

    KETO JANE (SUCSESE ) SHUME TE MEDHA ,,,,, PO MARRIN BORXH 220 MILION DOLLARE ,,,,DHE NGA ANA TJETER VETEM LUL BASHA VODHI 300 MILION EURO DHE NUK U DENUA ,,,,,, SKA SUCSES ME TE MADH

  19. katarakti says:

    Ne fakt kur merr borxh kjo tregon se je ne pike te hallit. Nuk ka asgje per tu mburrur kur e rrit borxhin e jashtem dhe te brendshem. Vetem se ia mbledh lakun shqiptareve. Duhet te spjegohet se paku se perse u mor ky borxh, me çfare kushtesh dhe si dhe kur do te lahet?! Dhe ky eshte minimumi qe duhet te beje qeveria. Dhe jo t’i bije tam – tameve sikur ka arritur ndonje sukses te papare. Suksesi eshte i fajdexhinjve, jo i huamarresve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje