Deputeti Toçi: Himara, jo njësi më vete, s’është zonë minoritare

31 Maj 2014, 09:12Politika TEMA

Pas miratimit nga komisioni i posaçëm për reformën territoriale të variantit 39+2, ku bashkia Kamzë dhe Himara do të jenë njësi më vete, ka reaguar edhe deputeti socialist i qarkut të Vlorës, Fatmir Toçi.

Ai kundërshton disa prej deputetëve minoritarë, të cilët janë shprehur që Himara duhet të qëndrojë e paprekur, si njësi më vete, në ndarjen e re territoriale të vendit.

“Himara nuk është zonë minoritare. Aty vërtet janë tre fshatra dygjuhëshe, që flasin edhe greqisht, edhe shqip, por dëshmitë që vijnë që nga shekulli XV thonë se banorët e Himarës janë shqiptarë. Justifikimet se edhe në kohë të Sulltanit Himara ka gëzuar autonomi (venome), nuk qëndrojnë”.

“Shqiptarët qëmoti quheshin epirotas dhe [sot] janë të krishterë dhe flasin një gjuhë më vete, d.m.th. të ndryshme nga greqishtja. Është e vërtetë se ata ndjekin besimin e grekëve dhe, meqenëse janë fqinjë me Greqinë, dinë edhe gjuhën greke. Në një libër italisht të vitit 1598, thuhet se “himarjotët flasin shqip”. Dëshmitë e mëvonshme, duke filluar me ato të murgjve brazilianë e deri te Martin Liku, veçse i përforcojnë dëshmitë e mësipërme. Zhurma se Himara është zonë minoritare, të ngjallura edhe nga mosfunksionimi i shtetit dhe toleranca e pakuptueshme e politikës dhe qeverive shqiptare të mbi dy dekadave të fundit, janë të nxitura nga propaganda e qarqeve antishqiptare greke”, tha Toçi për GSH.

24 komente në “Deputeti Toçi: Himara, jo njësi më vete, s’është zonë minoritare”

  1. tourkofagos says:

    Xeimara nuk mund te vleresohet nga nje palotourk…..toc!

    1. Mama tourkofagos says:

      Ore kopuk qe pa gdhire ketu u fute ti,shko te koteci dha na mblidh vezet malukat!

    2. Toci o toc kuklle ke dhe mbiemra grek sa te duash says:

      ti palo truk si i zi qe je ja ke idene se sa mbiemra Toci qe i kane kryesisht ata me prejardhje shqiptare pra arvanitet ke ne greqine tende te dhjere, i kane kthyer mbiemrat ne pershtattje me gjuhen qe flitet atje si Toci=Totsi, dhe te mendosh se te tille pershtatje ose rotacion mbiemrash ne greqine tende te dhjere me me mijera e mijera te tille kryesisht arvanitas.

      shut up idiot

    3. Pontio-fagos says:

      Ik o MALOK i Bregut,shko puno te benzinata se erdhi makina e do benzine! ?

  2. debili i Temës says:

    Shumë “fakt” interesant: Një libër italisht (?!) i vitit 1598 (?!), thotë që himarjotët “flasin shqip”…(???!!!) Kjo është “shkencë e pakundërshtueshme historike”…(???!!!) Po Labëria, nga e ka prejardhjen, zoti Fatmir…???

  3. net says:

    xaxaxax , te dogji eeeeeee , te dogji fara e qenit! Himara eshte zemra e kaonise, toke e shenjte shqiptare. Nese juve nuk u pelqen, shkoni tek patridha greku e lani nevojtoret e tyre!

    1. ari says:

      mir mer net dakord jam edhe une me ty por tjeter gje mendon asfalia greke dhe edi rama..mbas nja 20 apo 30 vjetesh do ti dali tymi ceshtjes’himara’ sepse greku nuk eshte budalla qe ka hedhur kaq euro aty,treshja nano,berisha rama do te ngelen ne histori si tradhetare te kombit…

  4. Vunoi i Himares says:

    I nderuar Deputet!Nuk te kerkon asnje banor i Himares qe te mos zgjerohet teritori se eshte minoritet shume qarte nuk duan se respektojne nenin 108 te kushtetutes i cili thote te pyeten banoret.

  5. Ali pashe tepelena says:

    Ju kauret e derit jeni te ardhur qimare po te mos ishit(Krutan)ne sater do kishit vajtur. Shum shpejte e haruat pashane. Nuk njoh ndonje grek ti thote babes (tate)mos e kruani me laberine ti rruani tocin Tocit Palo filogrek.

  6. Treviso says:

    Pershendes mendimet e zotit Toçi.

  7. Vunoi i Himares says:

    Ti Ali Pasha mos i fyej himariotet se i thashe kryeministrit te rezoje kalane ne Porto Palermo se pa leje eshte ndertuar.

  8. debili i Temës says:

    @net, mor kopuk i pagdhëndur ! Unë jam njëqind herë më shqiptar se ti, por Shqipëria, nuk do bëhet me injorantë analfabetë si ti, që vetëm dinë të shajnë me gjysma fjalësh dhe si injorantë që janë, ngopen me “përralla” që u ledhatojnë veshët… Të pranosh realitetin dhe të luftosh që atë ta kuptojnë dhe të tjerët, është burrëri, që ngrë prestigjin dhe respektin e të tjerëve, për kombin tënd… Dhe të jesh i sigurtë, që ky komb, që të bëhet, nuk do njerëz si ti dhe si “babai” jot shpirtëror, Sali shpellari…! Mundohu të kuptosh dhe të gjykosh gjakftohtë, atë që thonë të tjerët, pavarësisht, të pëlqen, apo jo…

  9. Drejtesi says:

    Intervisten e Tocit nuk e jepni te plote dhe si rrjedhoj edhe kuptimi qe mund te nxjerr dikush nuk munde te jete i plote .Ja cfar ka deklaruar tjeter Toci ne “Gazeta Shqiptare”: “Nga pikëpamja fetare, peshkopata e Himarës, sikundër tregon një dokument i vitit 1307, kishte nën juridiksionin e vet fshatrat në veri të Smokthinës, d.m.th. Vranishtin, Mesaplikun, Bolenën, Kallaratin etj.”. Me pak fjale ,ishin qe te gjithe Ortodoks .Kush ndryshoi fe per interesa dhe u neneshtrua, nuk eshte e nevojshme ta theksoj.Por kjo eshte zgjedhje individuale dhe ndofta nuk duhet komentuar edhe shume.Por vitit qe i referohet Toci duhet ti theme se SHBA nuk egzistonte ne asnje harte apo referenca si shtet ndersa sot eshte superfuqi.Te zbatohet kushtetuta Neni 108 Pika 2 dhe lerni historit e referimet historike ,se nuk jane dhe kaq te favoreshme per te gjithe antihimariotet.Himariot duhet te pyeten dhe jo Tocat e politikes .

  10. safo says:

    Himara gjeografikisht e ka te percaktuar se me cilat njesi duhet lidhur. Nga malet e ndan laberia, asnje lidhje me te faktikisht, ndonse gjithe leberit kane zbarkuar ne Himare, lidhje fetare dhe gjeografike vetem me komunen Borsh-nivic. Kjo eshte himara qe i rezistoi Ali-Pashes. Cdo lloj Toci e poci flet qira ne hell. Mos u merrni me Himaren, diskutoni zonat e tjera qe nuk e kane kaq te percaktuar shtrirjen gjeografike sa e ka ajo , madje ne mijevjecare, jo ne shekuj.

    1. normali says:

      Kaqol,ajo qe the nuk quhet Himare,por BREGU!Himara eshte nje cop fshat i Bregut! More vesh!?

  11. Pa emer says:

    e nxisin ata qe i sherbejne djallit qe neser do mbidhen ne tirane .ahhh sali kerma qe e gatove kete corbe …

  12. lion says:

    Himara , Dhermiu , Qeparoi , Palasa , Vunoi , Borshi , Lukova , Nivica , Piqerasi jane me Shqiptare se cdo krahine tjeter e vendit. Ato edhe me teper do te shqiptarizohen dhe do te vitalizohen sepse Zoti u ka dhene pozite te shkelqyer dhe bukuri natyrore te pamase . Riviera shqiptare eshte kurore xhevahiri ne trojet shqiptare. Me shume flamuj kuqezinj do te ngrihen aty dhe me shume shqiponja do te fluturojne ne qiell. Himara ne histori e ka luftuar turkun ne menyre dinjitoze dhe heroike , ashtu sic kane luftuar edhe krutanet dhe dibranet me Skenderbene. Nuk mund ta greqizojne ate Shejtan Kozmate e 2 shekujve te kaluar te cilet kane prishur kishat ortodokse shqiptare per te ndertuar shkolla greke ne Himare. Himara sa do te veje e do te behet me labe , me gege me shqiptare.

  13. Gjykata e Strasburgut says:

    or po nuk u mbushet me tru ju kokgdhet e qeveris se Tiranes?!? Nqs himariotet e te rrethinave perreth ndihen te ndryshem nga ju te tjeret, ku eshte arsyeja qe mos te ken zonen e tyre territoriale nen vetadministrimin!?
    Kjo eshte demokracia! do merrni vesh ndonjeher ju kokçomanget apo jo? respekti ndaj te ndryshmit eshte themelore ne nje sistem demokratik.

  14. Christ says:

    Himara eshte Himare
    dhe eshte e himarojteve.
    Hajdeni beni plazh,
    por pastaj kthehuni
    andej nga keni ardhur.

  15. toni says:

    epo keta po e vulosin skenarin grek dhe se shpejti himara do te shpalle pavaresine se rruget po hapen. a grek o grek mos u merr me shqiptaret se koken tate do te hash se turku na mbajti per 500 vjet dhe ne fund tha se nuk ka bir nene te meret me shqiptaret. popull i pabindur thoshte ARNAUT, dhe tani greku me ane te lekeve don te na marre token dhe detin,.. rri o grek se je rehate dhe mos ju fut belase kot se trecerekun ne greqi e ke me origjine shqiptare dhe nje zjarri ti fryesh do te digjesh dhe atehere historia do filloje te rikthehet pas, jo per naj gjo por do te shkrihesh si shtet

  16. Atila says:

    Mos e luani Himaren dhe Himariotet ti leme ta gjene vete ne jane shqiptare a greke pasi territorialisht ata jane dhe do jene pjese e truallit shqiptar. Nese i denigrojme ose i sulmojme per bilingualitetin e tyre dhe pretendimin se nje pjese mund te jene me origjine greke kjo u shkon per shtat vetem ultranacionalisteve dhe shovinisteve qe nuk duan bashkjetesen mes shqiptareve dhe grekeve qe ka qene shembullore ose me mire vellazerore. Kush mendon se mund te ndryshoje kufijte mes vendeve tona gabohet pasi i ka mbetur ora para 28 Nendorit 1912. Himariotet Greke apo Shqiptare qofshin jane qytetare te denje te Republikes se Shqiperise dhe te tille do jene perjete.

  17. E VËRTETA! says:

    Ministrit Çuçi dhe ″deputetit″ Toçi! Duhet që ta dini e ta kuptoni fare mirë se, nuk jemi as në kohën e Enver Hoxhës, as në kohën e Gafur Çuçit, as në kohën e Kristaq Ramës, as në kohën e Thanas Nanos, as në kohën e Ram Berishës, dhe as pjesë e Kuçit, por jemi në kohë moderne e demokratike, që i jemi drejtuar Evropës të na pranojë në gjyrin e Saj, por me veprimet antikushtetuese e antikonventa Ndërkombëtare duket se edhe ju si vetë Sali Berisha nuk e doni Evropën, pasi keni frikë se atje do ndahet ″shapi nga sheqeri″, që sa keni vjedhë e grabitë dijeni fort mirë se do vijë dita që do ti ″villni″ të gjitha njëherë e mirë, prandaj edhe e urreni Evropën, siç urreni pronarët legjitimë. Por, ne pjesa e shëndoshë e këtij vendi e dimë dhe e kuptojmë shumë mirë se dhe sot pushtetin e keni në dorë ju bijtë ″plang prishës″, por mos haroni se ajo kohë për ne të nderëshmit ka perënduar, se ishit pikërisht ju fëmijët e tyre që si ata të djallëzuar na dhatë arratinë rrugëve të Botës, dhe tani ju mendoni se ja hodhët, dhe se mund që të bëni si të doni, por jo mor fëmijë ″plang prishës″ ju nuk mund që të na prishni pleqërinë dhe akoma më tepër të arthmen e fëmijëve dhe nipërve tanë, dhe se duhet që ta keni plotësisht të qartë, kur ne himariotët u themi, LARG DUART NGA HIMARA JONË, pasi bënë si deshën prindërit tuaj në kohën e diktaturës, kur vranë himariotët në pragun e shtëpisë e të tjerë i varrosën të gjallë, dhe shumë të rij i vranë në mesin e natës, dhe sot ju bijtë e tyre doni akoma të na bëni ligje të tillë me një qëllim të qartë, ku sot doni të na grabisni edhe Himarën ashtu si bëtë në gjithë Bregdetin e Adriatikut nga Vlora deri në Shkodër ????!!!! Më në fund duket në horizont se demokracia Shqipërisë do ti vijë nga vetë Himara Jonë se, pikërisht këtu në Himarën Tonë si në asnjë Krahinë tjetër ju do thyeni ″dhëmbë e dhëmballë″, pasi Himara e ka njohur të drejtën dhe demokracinë që në kohën e Perandorisë Romake, (kur Jul Qezari për të luftuar Pompeun do merrte lejë nga vetë Himara !), në kohën e Perandorisë Bizantine, dhe në kohën e Perandorisë Turke, dhe ishte përsëri Himara që në votimet e vitit 1945 i tha jo komunizmit të Enver Hoxhës, pavarësisht se ai bëri si deshi falë ″luftës së ftohtë″, por veç një ndarje të tillë terotiale pësa i përket Himarës as ai nuk e bëri dot! Prandaj himariotë të gjithë në këmbë në rrugët më demokratike, për t’ju ″çjerrë maskën bijve palangprishës″ se, vetëm kështu ne do jetojmë të qetë mbi tokën tonë të lënë trashëgim nga të parët tanë, pasi gjithë hileja dhe poshtërsia e tyre është se ata duan me çdo kusht të vjedhin e të grabisin tokat tona në buzë të detit ″Jon″, krim që ndaj tokave tona ka filluar që në kohën e Berishës, dhe gjysma tjetër e ish Partisë Punës atë krim do që ta pëfundojë sot!

  18. Realiteti! says:

    Zotit Toçi ! Në kohën e komunizmit, vet¨ata që drejtonin krijonin disa «fasada», që dhe diktatura për të mashtruar popullin të dukej Republikë Socialiste Popullore, ndërsa ju o Toçi sot i keni lënë «fasadat», prandaj do të tregoj një histori që të kuptosh se ku gjendet e ku është demokracia juaj. Ju Zoti Toçi jani nga fshati Kuç, gjiton me fshatin Kudhës të Himarës, dhe ky gjiton me fshatin Qeparo të Himarës, për ta kuptuar dhe disa të tjerë se emëri Himarë më parë ka qenë emëri i vetë Krahinës, nga ku këtë emër e mori Himara si qendër e Krahinës, por dhe të vijmë tek ajo histori të kohës së diktaturës : Bëhej fjalë që kooperativa bujqësore e Kudhësit me ekonomi të varfër, duhej të bashkohej me kooperativën bujqësore të Qeparoit me ekonomi më të mirë, për këtë në Qeparo mbriti ish Kryeministri Mehmet Shehu, dhe pasi filloi mbledhja për këtë bashkim kooperativash, ku nga qeparotas të ndryshëm kishte kundërshtim se, e kuptonin që me atë bashkim automatikisht do rëndonte mbi vetë xhepin e qeparotasve, dhe një komunist nga Kudhësi kur pa kundërshtimin e qeparotasve u ngrit i revoltuar dhe duaj të merte fjalën, por e di çfarë i tha Mehmet Shehu ?! Ulu ti dhe nuk dua asnjë diskutim nga ju kudhësjotët se ju vini me «lugë në brez», se e drejta qëndron në anën e qeparotasve, dhe nëse do jenë dakort qeparotasit vetëm atëherë do bëhet bashkimi. Pra, e drejta se me cilën pjesë duhet të bashkohet Himara në këtë ndarje, (nëse do të realizohet !) është e drejtë vetëm dhe vetëm e himariotëve, për shumë arsye objektive dhe subjektive, ku është relievi, kushtet atmosferike, kulturat në vetë komunitetin, kulturat në bimësi, por edhe në shumicë Bregdeti i Jonit është i besimit i krishterë ortodoks, dhe akoma më tepër, ishin të parët tuaj që ju shkëputën Krahinës së Himarës, ku ndëruat edhe emërat edhe besën nga të krishterë ortodoksë në mysilmanë. E pra, për këtë nuk ka faj as Himara e as Himariotët, dhe ai veprim i asaj kohe nuk është një veprim sot i pa rëndësishëm. Prandaj duhet të jesh i qartë dhe shumë i sigurtë se për këtë rast vendos vetë Himara dhe jo ato «komisionet», tuaja, kur ligjet totalisht janë në favor të Himarës, se jo vetëm se ju vini me «lugë në brez», por me veprime të tilla ashtu si thotë dhe Zoti Bollano ju krijoni hartën elektorale, HARTË që nuk e keni kurrën e kurrës për të mirën as të bregdetasve e as të himariotëve, se pas asaj HARTE ju fshihni qëllime tepër të errëta e tepër barbare, pavarësisht se ju si «nacionalista të thekur» që u dhimset kaq shumë Shqipëria sa nuk latë gjë pa grabitur e vjedhur, kur varreni pas asaj se Himara nuk është zonë minoritare, sa dhe në Komisjonin Parlamentar të Sigurisë ju thoni se Himara nesër mund që të shpallë një referendum dhe ti shkëputet Shqipërisë. Kjo vërteton plotësisht se ju nuk bëni politikë Evropiane por antievropiane, pasi dihet që me hyrjen në Evropë Kufijtë e Mëdhenj e humbasin rëndësinë, prandaj lini deklaratat dhe justifikimet dhe zbatoni Kushtetutën dhe ligjet Ndërkombëtare se në fund do dilni të turpëruar, pasi ka dhe Gjykatë Evropiane ! Faleminderit Zoti Toçi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje