Tahiri në përurimin e postës së policisë në Dropull: Do ndërhyjmë kudo që evidentohet hashash

31 Maj 2014, 12:05Politika TEMA

Prej kohësh ishin ankuar për mungesën e forcave të policisë në zonën e tyre.

Tani banorët e Dropullit në Gjirokastër do kenë një postë policie.

Në përurimin e kësaj poste ishte i pranishëm edhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

“Hapja e postës garanton një standard sigurie. Shembulli i ndërtimit të saj tregon bashkëpunimin me komunitetin. Edhe trupa e policisë është në përputhje me përqindjen e komunitetit,” tha Tahiri.

Banorët e kësaj zone të banuar nga minoritarë ankoheshin sidomos për numrin e lartë të vjedhjeve.

Në ceremoni ishin të pranishëm edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi dhe deputetët Anastas Angjeli dhe Vangjel Tavo.

Ministri Tahiri ka komentuar po ashtu edhe aksionet e policisë kundër mbjelljes së kanabisit.

“Shumë shpejt nis misioni i monitorimti nga ajri të territorit. Në çdo zonë ku do të evidentohet hashash, do ndërhyhet,” tha Tahiri.

2 komente në “Tahiri në përurimin e postës së policisë në Dropull: Do ndërhyjmë kudo që evidentohet hashash”

  1. Pap Delia says:

    O z.gazetar !
    Dropulli eshte nje krahine e tere, me dhjetra fshatra ne Gjirokaster.
    Posta e policise u hap ne nje fshat.
    Se ne cilin fshat u hap ate e di Ty, Tahiri, Didi dhe populli i Dropullit.
    Une lexuesi yt, qe jam ne Tirane, ne Fier, ne Tropoje e gjetke, nuk e di.
    Kete nuk ma ke thene ty ne shkrimin tend.
    Plotesoje informacionin pastaj botoje!
    Tung.

    1. Gjirokastriti says:

      Eshte ne Jergucat qe eshte edhe ne qender te dropullit si dhe ne kryqezimin me rrugen qe shkon ne Sarande

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje