Basha: Ekonomia në rënie, mungon transparenca

31 Maj 2014, 15:28Politika TEMA

Paligjshmëria dhe arbitrariteti qeveritar kanë sjellë një ekonomi në rënie dhe pasiguri të vazhdueshme. Kështu u shpreh kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë takimit të zhvilluar me një delegacion të Bankës Botërore kryesuar nga zv.presidentja për Europën dhe Azinë Qendrore, Laura Tuck. Sipas një njoftimi nga PD, Basha ndau me ta shqetësimin e opozitës për përkeqësimin e treguesve ekonomikë e fiskalë, për mungesën e transparencës dhe pasigurinë që ka krijuar në vend mossundimi i ligjit.

Duke analizuar zhvillimet në ekonomi të këtyre 9 muajve, Basha tha se rritja e nivelit të borxhit publik, rritja e pasigurisë, ndalja e investimeve publike dhe intimidimi i investimeve private përmes arbitraritetit qeveritar dhe shkeljes së ligjit kanë kontribuar në rënien e rritjes ekonomike dhe shtimin e papunësisë.

Megjithë rritjen e taksave dhe akcizave, Basha tha se qeveria ka dështuar në objektivat e shpallura të mbledhjes së të ardhurave. Duke iu referuar vetë buxhetit dhe planit të ekzekutivit, që parashikon mbledhjen e 40 miliardë lekëve,  faktet tregojnë se me ecurinë e derisotme nuk arrihet as  gjysma e kësaj shifre.

Duke iu referuar raporteve të insitucioneve finaciare të cilat konstatojnë në vijimësi se ka rënie të kreditimit, konsumit dhe punësimit, kryetari i opozitës theksoi domosdoshmërinë e përballjes me realitetin dhe jo përhumbjen në propagandë apo falsifikim të të dhënave siç po bën aktualisht qeveria për konsum mediatik. “Në të kundërt, pasojat do të bëhen gjithmonë e më të rënda dhe të papërballueshme për qytetarët dhe vendin”, theksoi ai.

Shumë shqetësuese e cilësoi kryetari i opozitës edhe  mungesën e transparencës nga ana e qeverisë përsa i përket vendimarrjes në tërësi dhe prokurimeve publike në veçanti, çka dëshmon për rritje të informalitetit dhe korrupsionit. Basha informoi delegacionin e Bankës Botërore për shqetësimin që ka krijuar në vend shkelja e ligjit nga ana e qeverisë, dhe moszbatimi i vendimit të gjykatave.

Duke u ndalur tek shkelja e Kushtetutës, në rastin e moszbatimit të ligjit për nëpunësin civil, Basha tha se pasojat ishin dramatike për vendin pasi mundësuan një spastrim masiv në administratë çka solli rreth 8 mijë burra dhe gra, specialistë e profesionistë që mbeten pa punë.

 

6 komente në “Basha: Ekonomia në rënie, mungon transparenca”

  1. berat says:

    Ate te bukuren ku ke o Lulz pede.

  2. XHAXHI BEHARI ME CIZME DHE QELLOTA says:

    300 MILION EURO I VODHI BASHA VETEM NGA NJE COPE RRUGE ,,,TANI DREJTON PARTINE PRIVATE TE SALIUT ,,,,,KETO JANE TREGUESIT ECONOMICE O HAJDUTE ME CIZME ,,,,

  3. Dora says:

    Futja kot se per ate pune te kNe vene ne ate post, njeri i pa cipe ke goje e flet pale.

  4. NjeQytetarOptimist says:

    Ish kamarjeri eshte kthyer ne financjer..

  5. Mezi po presim , qe ekonomine ta drejtoje Basha , ashtu si drejtoje Lekat per rrugen e kombit .
    Basha e meriton Ta bejme kryeminister , sepse eshte djale i bukur , edhe se nuk merr vesh nga ekonomia , per Leka ai eshte shume i Dashuruar pas tyre , I pelqejne shume ,
    edhe kur ishte kamarier , me shume qejf kishte Bakshishin , sesa rrogen .

  6. emigranti says:

    SA ISHTE SALIU NE QEVERI KISHIM BUM EKONOMIK,DHE KUR HUMBI ZGJEDHJET TE NESERMEN AKUZONTE KUNDERSHTARET NQS E MBANI MEND QE PS SE KISH MARR AKOMA AKUZONTE SE EKONOMIA PO BJE KRIMI PO RRITET ETJ HARROI MATUFI PSIQIK SE ISHTE AKOMA VET NE QEVERI NA KA ZENE ME KETE BUDALLANE MIRE QE HUMBI ZGJEDHJET POR AKOMA SILLET SIKUR I FITOJ ZGJEDHJET

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje