Matura Shtetërore/Rama: Krenar për Lindita Nikollën dhe Nora Malaj, ndryshuan faqen

31 Maj 2014, 12:08Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama reagon në rrjetin social Facebook në lidhje me provimet e Maturës Shtetërore 2014, duke vlerësuar përkushtimin e ministers Lindita Nikolli, zv. ministers Nora Malaj dhe administratorëve të procesit.

“Krenar për Lindita Nikollën,Nora Malajn e ndihmësit e tyre, që së bashku me administratorët në terren i ndërruan faqen maturës shteterore. Ministria e Arsimit në rrugën e sigurtë të një historie të gjithanshme suksesi falë lidershipit vullnetfortë e dialogues të Lindita Nikollës”, shkruan Rama në rrjetin social.

Reagimi i Nikollit

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla e vlerësoi Maturën Shtetërore 2014 një standard të ri mirëadministrimi në të gjithë vendin.Nikolla theksoi se “jemi të vendosur ta administrojmë Maturën Shtetërore me sukses deri në provimin e fundit”.

 “Dje u zhvillua provimi i detyruar i Maturës Shtetërore 2014, në lëndën “Gjuhë Shqipe dhe Letërsi” dhe u shënua një standard i ri mirëadministrimi në të gjithë vendin. Sot dua të falenderoj të gjithë ata që nga i gjithë vendi kanë përshëndetur këte standard kthesë duke shprehur se skema e administrimit dhe realizimit të këtij procesi të sigurtë nuk është meritë personale, por e një pune dhe përgjegjësie në skuadër. Një skuadër e përgjegjshme që tregoi se është e mundur të mirëadministrosh një proces ku i vetmi qëllim është ofrimi i sigurisë dhe cilësisë”, theksoi Nikolla.

Sipas saj, kjo ishte arsyeja që ky provim si asnjëherë tjetër mundësoi një standard të unifikuar kudo në të gjithë vendin. Ministrja Nikolla falënderoi të gjithë trupën e administratoreve, Forcat e Rendit, personelin e Postës Shqiptare, një risi që realizoi standard dhe cilësi sigurie të lartë, CEZ-in dhe Ministrinë e Shëndetësisë, Zyrat Arsimore dhe Drejtoritë Rajonale të Arsimit, stafin e MAS të përfshirë në procesin e administrimit të provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë.

Duke folur mbi disa të dhëna që tregojnë më shumë mbi procesin e administrimit të provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, të zhvilluar më datë 30 maj, Nikolla tha se “në këtë provim morën pjesë 45.064 maturantë. Testi është mbështetur në programin orientues të gjuhës shqipe dhe letërsisë dhe përbëhet nga dy pjesë: një pjesë joletrare (tekst argumentues) dhe një pjesë letrare (poezi)”.

 “Testi garanton vlerësimin e nxënësve sipas aftësive që ata zotërojnë dhe ka tre nivele: Niveli i – 40% – 20 pikë; Niveli II- 40% -20 pikë; Niveli III- 20 % – 10 pikë. Skema e vlerësimit të testit, është e publikuar në faqen e MAS dhe AKP-së dhe nuk është e ngurtësuar.Vlerësimi i testeve fillon në dt.02.06.2014 në pesë qendrat e vlerësimit: Tiranë, Elbasan, Shkodër, Korçë dhe Fier. Shpallja e rezultateve do të bëhet 14 ditë pas përfundimit të testit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë.
Nxënësit duhet të marrin 10 pikë (20%) për të qenë kalues. Shoqërimi i testeve nga AKP, DAR/ZA-të në qendrat e vlerësimit dhe anasjelltas u krye në zbatim të rregullores së MSH 2014, si dhe falë bashkëpunimit të shkëlqyer të MAS me Postën Shqiptare dhe Ministrinë e Brendshme; Futja e maturantëve në mjedise, kontrolli për celularë dhe dokument identifikimi, u bë në prani të përfaqësuesve të MAS; Në DAR Kukës dhe Durrës, u konstatuan nxënës me kartë identiteti fallco dhe për ta u morën masat konform rregullores së MSH; Gjatë zhvillimit të provimit u konstatuan 13 nxënës me celularë gjatë procesit të provimit: 5 ZA Krujë; 1 (DAR Elbasan); 4 (ZA Peqin); 1 (DAR Fier); 1 (ZA Pogradec); 1 (DAR Kukës); 1 (DAR Vlorë), për të cilët u morën masat në zbatim të rregullores së MSH”,
tha Nikolla.

14 komente në “Matura Shtetërore/Rama: Krenar për Lindita Nikollën dhe Nora Malaj, ndryshuan faqen”

  1. Xeni says:

    Bravo per punen e mire

    1. Leo says:

      Arsimi,aty ku duhet punuar per rimekembje. Rrenimi dhe nepotizmi kane qene vrastare nder vite,ndaj duhet reforme dhe survejim permanent. Ekspertet e arsimit te drejtuar nga z.Nikolla duhet te jene me fleksibel ne efekt te progresit te arsimit. Respekte dhe suksese per punen!

      1. hena says:

        ishalla ne gojen tuj e ne vesh te zotit deri tani vetem rushfete kena pa njerz qe nuk din as tabelen e shumzimit dhe kan hy ne detyra te larta si njerz me shkoll te larte

        Ju lumte per punene gjer tani

        1. dyshe says:

          Vetem nje ministre me vizionin, parimet dhe vlerat e znj. Lindita Nikolla do i jap vendin dhe vlerat e verteta arsimit shqiptar, bazez se zhvillimit te cdo populli. Duhet te jemi optimist dhe te japim mbeshtetje. Urime

          1. genti says:

            Bravo i qofte Ministres Lindita Nikolla!! Shqiperia e kishte domosdoshmeri nje dore te forte ne arsim qe nuk ben kompromise me asgje qe cenon te sotmen e te ardhmen e arsimit !!

            1. matilda says:

              Bravooo drejtuesve te DAR-s dhe Administratoreve te provimit…Ne Elbasan procesi shkoi me sukses

              1. besi says:

                Bravo i qofte Ministres!! Iku kohe e ministrit te Pd qe mbante ne zyre tasin me kos dhe qe skishte lidhje me politikat e arsimit!

                1. Miranda says:

                  Mese e vertete z.Kryeminister menaxhim shume i mire i Matures Shteterore dhe nga Drejtoret e Drejtorive Arsimore

                  1. sara says:

                    Bravo ju qe keni kopjuar se tek nk te linin as te merrej frym..Duket qe ky vit ishte ndryshe nga te tjeret,te marrim ate qe meritojm

                    1. xhuli says:

                      Bravo dridheshin nga frika administratoret se mos kopjonte ndonje nxenes se ne qeverin e sales venin kopjet qe nga ministria e arsimit para se te hapej teza me internet

  2. aldo says:

    Nora Malaj ishte edhe me Myqeremin po atehere zoterote thoshe qe arsimi eshte lemsh kurse tani e beri mrekulli. Te kishit bere kaq mire arsimin Nora Malaj goca e Lindites nuk shkonte ne Barcelone me shkolle po e bente te Kristali ;. Ti i fut nje status ne fb e militantet delirojne a thua se fluturon gomari.

  3. buffon says:

    Jam maturant,me kishin thene se kopja eshte gje e zakonshme edhe ne provimet e matures shteterore,mirpo dje ndodhi e kunderta.
    Ne provimin e Letersise dhe Gjuhes Shqipe i zhvilluar dje qe e pamundur te kopjoje.Me mire keshtu.

  4. dulle na iku ! says:

    Ik en dhe diplomat alla sali

  5. Tila says:

    Bravo drejtuesve te Arsimit, me ne fund po i kthehen vlerat sistemit arsimore…Procesi i provimit shkoi shume mire, le te marri secili ate qe meriton. Mjaft me me kopje, iku koha e miqve,e nepotizmit,e lekeve…Tani eshte koha e meritokracise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje