Një ushtar amerikan, që mbahej peng nga talibanët në Afganistan prej pesë vitesh, është liruar pas një marrëveshje që përfshinte lirimin e pesë të burgosurve afganë.
Bowe Bergdahl, 28 vjeç, iu dorëzua trupave amerikane në gjendje të mirë fizike, thanë zyrtarët.
Sipas BBC, pesë të burgosurit afganë janë liruar nga burgu amerikan në Guantanamo Bay, në Kubë.
Bergdahl ishte i vetmi ushtar amerikan që mbahej peng nga talibanët në Afganistan.
Në një deklaratë, presidenti Barack Obama tha se “kjo tregon angazhimin e palëkundur të Amerikës për të mos lënë asnjë burrë apo grua me uniformë pas në fushën e betejës”.
Dhjetëra forca speciale amerikane u përfshinë në këtë shkëmbim, që ndodhi pranë kufirit me Pakistanin.
Një zyrtar i lartë i tha BBC se pasi hipi në bordin e helikopterit, Bergdahl shkroi në një copë letër “SF”, duke pyetur nëse ishin forcat speciale. Pilotët iu përgjigjën: “Po, të kemi kërkuar për një kohë të gjatë”.
Pas kësaj, Bergdahl shpërtheu në lot.
Ushtari u kap peng më 20 qershor të vitit 2009, dy muaj pasi kishte mbërritur në lindje të Afganistanit.
Sekretari i Mbrojtjes, Chuck Hagel falenderoi emirin e Katarit, që ndërhyri për të realizuar këtë marrëveshje.
Sa u përket pesë të burgosurve afganë, ai tha se siguria kombëtare e SHBA nuk vihet në rrezik.
Afganët do vendosen në një bazë në Katar dhe nuk do lejohet të dalin nga ky shtet për një vit.
Gjatë periudhës që ishte peng, qyteti i lindjes i ushtarit e kujtonte atë vazhdimisht me fjongo të verdha të lidhura nëpër pemë dhe shtylla.
YES WE CAN!
Nje dite shume e mire per te gjithe 6 te burgosurit,qe do kene shansin te takojne familjen dhe miqte e tyre perseri!!!
Shpresoj qe te gjithe te burgosurit e tjere politik ne gjithe boten te lirohen sa me shpejt
Duket si seriali izraelit qe me vone u pershtat ne prodhimin e serialit Home Land.
Zoti nderhyn me menyrat e tij.
Sikur ishte ligji i mos negociatave me terroristet!!!???
nuk eshte e vertete qe eshte marre peng.Ky ushtar eshte larguar vete nga baza ne vitin 2009 dhe ka ecur rrugeve kot pa lidhje derisa eshte kapur nga talebanet dhe ka probleme mendore prandaj edhe nuk eshte ekzekutuar por eshte perdorur si presion ngaj USA per te liruar talebanet nga guantanamo .Gjithsesi kjo eshte nje perpjekje e jashtezakonshme e forcave speciale per ta shpetuar por nuk gjendej vendodhja.