Trafiku i drogës me avionë/ Kodheli: Tani i takon Prokurorisë të hetojë

1 Qershor 2014, 13:34Politika TEMA

Një ditë pasi Komisioni Hetimor parlamentar për hetimin e akuzave për përdorimin e infrastrukturës ushtarake në narko-trafik bëri publik raportin përfundimtar, ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli theksoi se i takon tashmë prokurorisë të hetojë në lidhje me gjetjet e këtij komisioni. Sipas kreut të ministrisë së Mbrojtjes, tashmë rezultatet e hetimit që kanë nxjerrë në pah se gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike, në vitet 2012-2013, në aerodromin ushtarak të Gjadrit janë ulur avionë të cilët janë ngarkuar me drogë, i takojnë organit të akuzës.

“Qeveria e fokusuar në pastrimin e institucioneve nga korrupsioni. Siguroj shqiptarët se FA nuk janë pjesë e pretendimeve absurde. Pjesa tjetër i takon një periudhe kur unë nuk drejtoja Ministrinë e Mbrojtjes. Akuzat janë keqdashëse e provokative nga disa elementë të opozitës. i takon prokurorisë të merret me këtë gjë”, tha ministrja Kodheli.

Ministrja Kodheli komentoi dhe takimin e zhvilluar me Jonathan Moore, Drejtorin e Zyrës për Çështjet e Europës Qendrore e Jugorë në Departmentin e Shtetit, në Budva, ku ky i fundit ka siguruar ministren për mbështetjen ndaj qeverisë shqiptare.

Këto komente ministrja Kodheli i bëri gjatë aktivitetit për festën e “1 Qershorit” të zhvilluar në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes me fëmijët e ushtarakëve.

10 komente në “Trafiku i drogës me avionë/ Kodheli: Tani i takon Prokurorisë të hetojë”

  1. beni says:

    He pra, M. Kodheli, dergoji ne prokurori, Ylly Zylen, Taulant Demirin Dritan Demirin, Xhemal Gjukshsin dhe A rben Imamin. Keta e kane bere kete lloj trafiku.

    1. Ai says:

      dergoi emrat prokurorit moj humbamene. “Zero fakte per ne dhe shume per ata” nuk te qas njeri ne BE! jo nje 23 vjet po edhe 43 vjet do kalojne po nuk u fut njeri ne burg! Shpresojme ta mbani vetem 4 vjet dhe pastaj do shikoni ju me gjithe Sali si kercen qeni i kallaixhiut

  2. atdhetari says:

    znj.Ministre ju mbeshtesim plotesisht ne luften Tuaj kunder korupsionit dhe droges.FA eshte pjesa me vitale e vendit.Ushtaraket kurdohere kane punuar me ndershmeri dhe i kane sherbyer vendit te tyre duke sakrifikuar dhe jeten e tyre ne misione.Por e nderuara Ministre nuk do te arrini kurre te veni ne jete qelliemt Tuaja per te kijuar nje FA te integrueshme plotesisht ne NATO,te krijoni nje FA te vogel ne numur por efikive dhe te ndervepueshme me NATO-n, te krijoni nje FAte modernizuar, te mirepajisur, profesioniste e cila te kete objektiva te qarta dhe te arritshme, te perpunohen koncepte e nje strategji ushtarake aktuale dhe e prespektives etj pa ndeshkuar oganizatoret, krijuesit, frymezuesit e korrupsionit te thelle ne FA.nXJERRJA PARA PERGJEGJESISE E ISH ASHHSPFA, MM, DHE TE SHUME CIVILEVE DHE USHTARAKEVE QE JANE PERFSHIRENE VEPRIMTARI TE PALIJSHME NE TENDERA, ANKANDE SKRAPESH, SHITJEN E PALIGJSHME TE MATERIALEVE DHE LENDES SE PARE QE KANE QENE NE DEPOT USHTRISE, PSATIMIN E fa NGA CIVILE E USHTARAKE T PAFTE, ANULLIMIN E URDHERAVE TE PALIJSEM TE ISH MM NE GRADIME E NXJERRJE NE REZERVE, RIKTHIMIN E DINJITETIN E USHTARAKEVE TE DALE NE REZERVE NE MENYRE TE PADREJTE VESHTIRE SE DO TE ARRINI SYNIMET TUAJA.

  3. Tani says:

    Dhe ngelemi deri ketu, asnje hap me tutje (deri te prokuroria).

  4. teuta says:

    Akoma me kete prokuror ?!!

  5. Hm... says:

    Shikoni ti ktheni SHQUP ushtrise sikurse edhe premtuat. PD te shkoje ku ka qene se jo per gje ka dhe vlera historike tani qe Sala u plak ne ate godine.

  6. Deda says:

    Shume zhurme dhe asgje.

  7. Taku says:

    Sa politikan paskan qene maloket tane ,por
    pa bereqet.

  8. Gjenerali says:

    Bravo Mimi. Ma do mendja se edhe Mimi, si qeveria, eshte e angazhuar ne luften kunder korrupsionit. Do ti sugjeroja te fillonte nga Ministria e Mbrojtjes dhe te gjente ku kane shkuar parate e paguara per rregullimin e radareve qe akoma nuk punojne? Apo me riparim Mimi kupton arnimin? Jane vjedhur 60 milion leke te reja, dhe zonja duhet te gjeje hajdutet. Apo eshte e perfshire edhe vete ne kete biznes?

  9. zarari says:

    radaret si radiot gjeneral… mimi eshte pjese kamikaze e bandes se hajduteve. sa per antikorrupsionin as mos prisni gje nga kjo pervec filmave dhe luftrave personale te imponuara nga shefi ose te orekseve te veta. sidoqofte, e ka nderrur shiritin 4 here ne 2 muaj dhe prisni kur, pasi te shtrydhet mire, te shitet dhe kjo per skrap…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje