Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i shoqëruar dhe nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Artan Didi kanë inauguruar hapjen e postës së Policisë në komunën Livadhja të Sarandës.
Ministri Tahiri duke ju drejtuar banorëve të zonës u shpreh “ju e dini fort mirë që nuk është policia e vetme ajo që garanton rendin por janë qytetarët, jeni ju, janë institucionet në tërësi dhe sigurisht policia në krye të tyre. Në qoftë se nuk bëhemi të gjithë bashkë, sfida për të garantuar rendin publik dhe sigurinë tonë bëhet gjithmonë e më e vështirë”.
“Në fakt duke ecur kryetari i komunës më tha se kemi 7 vjet që po e kërkojmë këtë postë policie dhe habi më vjen se si mund të shpenzohen 7 vjet për një gjë që mund të bëhet kaq lehtë, për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve për t’i ardhur në ndihmë komunitetit dhe një sfidë që është sfidë po e jona për të garantuar siguri për familjet tuaja. Është e vërtetë, po diskutonim edhe për trupën policore në postën e policisë. Dhe unë e besoj realisht që gjysma, po s’ka rëndësi përbërja në kuotë, duhet të jetë patjetër pjesë përfaqësuese e juaja. Por kjo jo pse kemi të bëjmë me minoritet ose jo, por sepse realisht e besojmë që i zoti i shtëpisë e ruan shtëpinë e vet më mirë. Dhe është shumë e rëndësishme të paktën të kuptojmë një gjë në shenjë të angazhimit tonë të përbashkët. Ju e dini fort mirë që nuk është policia e vetme ajo që garanton rendin por janë qytetarët, jeni ju, janë institucionet në tërësi dhe sigurisht policia në krye të tyre”, theksoi Tahiri.
Në vijim ai shtoi se nëse nuk bëhemi të gjithë bashkë, sfida për të garantuar rendin publik dhe sigurinë tonë bëhet gjithmonë e më e vështirë.
“Siç është shumë e rëndësishme që lufta kundër çdo lloj kriminaliteti që ju shkakton pasiguri konceptohet si sipërmarrje e përbashkët. Unë jam vërtet krenar që një angazhim të qeverisë dhe të Kryeministrit Rama, sot po e bëjmë realitet me hapjen e postës policore këtu në Livadhja. Unë besoj se kështu i shërbejmë më mirë komunitetit, kështu i shërbejmë më mirë njerëzve, sepse unë besoj se është shumë e domosdoshme të dallojmë se kemi marrë mandatin për të qeverisur në emrin tuaj”, theksoi Tahiri.
Nga ana e tij kreu i komunës Livadhja e vlerësoi si tepër të rëndësishëm praninë e forcave policore në zonë, pasi sipas tij për qytetarët ndër vite vjedhjet ishin kthyer në një shqetësim për qytetarët.
shume mire ,le te filloj puna
kapni kryetarin te parin irodhi dalanin