Arta Dade: Berisha duhet çuar para drejtësisë, boll e duruam

1 Qershor 2014, 14:37Politika TEMA

Kryetarja e Komisionit të politikës së Jashtme, deputetja e PS-së, Arta Dade deklaroi në një intervistë për “GSH” se ish-kryeministri Sali Berisha “duhet të përgjigjet para drejtësisë për shkelje të Kushtetutës dhe për krim shtetëror deri në humbje jete”.

Unë si një njeri në politikë prej 23 vjetësh, nuk kam ndërmend t’i bëj diagnozën Sali Berishës, sepse ia kemi bërë disa herë edhe në Parlament, ia kanë bërë vetë shqiptarët. Ai nuk mund të devijojë vëmendjen e qeverisë drejt zbatimit të programit dhe drejt axhendës evropiane, por edhe drejt zbatimit të të gjitha premtimeve që kjo maxhorancë ka marrë përkundrejt shqiptarëve dhe partnerëve ndërkombëtarë. Përfshirja në replika dhe debate me Sali Berishën gjykoj që është kohë e humbur kot. Sali Berisha duhet të ketë një rrugë vetëm njëdrejtimëshe. Rruga njëdrejtimëshe “One ëay” është drejtësia. Sali Berisha duhet të përgjigjet për gjithçka të keqe që i ka bërë këtij vendi. Duhet të përgjigjet për korrupsionin galopant, ku e ka zhytur Shqipërinë. Duhet të përgjigjet për korrupsionin me fondet publike që ka lejuar. Duhet të përgjigjet për Gërdecin, ku është i përfshirë. Duhet të përgjigjet për vrasjet në bulevard në 21 janar. Duhet të përgjigjet për rrënimin total që u ka bërë institucioneve. Nuk mund të mbajmë Parlamentin peng, duke justifikuar bëmat e tij dhe nuk mund t’i shpëtojë drejtësisë duke bërë presione nga më të ndryshmet ndaj maxhorancës qeverisëse. Sigurisht edhe fisnikëria e maxhorancës ka një kufi. Ne nuk mund të na kuptojnë ata që na kanë votuar duke manifestuar tolerancë ndaj Sali Berishës. Toleranca padyshim që duhet të jetë në politikën shqiptare, ndaj opozitës në përgjithësi, ndaj respektimit të vlerave të opozitës”, shprehet ajo.

Herët apo vonë ai duhet të shkojë patjetër para drejtësisë dhe pastaj duke humbur logjikën e duke shpifur ashtu siç ka bërë për të gjithë ne në vazhdim, me të njëjtin mekanizëm dhe instrument vazhdon të shpifë edhe për persona që punojnë me dinjitet pranë përfaqësive diplomatike. Dhe sigurisht që më është kujtuar koha, kur jo vetëm ambasada e SHBA, por të gjitha ambasadat, në mënyrë të përsëritur i kanë kërkuar personit me emër Sali Berisha të frenohet në marrëzitë që bën sa herë është në krye të aksionit politik të opozitës. Më lejoni të kujtoj bojkotin që i kanë bërë të gjitha ambasadat në 1998, kur sulmoi zyrën e kryeministrit, sikurse edhe në 2001, kur justifikoi sulmin ndaj komisariatit të Bajram Currit. Sigurisht, ndoshta ne duhet të jemi më të kujdesshëm që, herë pas here t’u kujtojmë zotërinjve të opozitës së tanishme çfarë dhune kanë përdorur ndaj politikanëve. Kujtoj zgjedhjet e 1996, kujtoj dhunën, të cilën e përmendi edhe kryeministri në seancë, por unë jam një pjesë e dhunës së paprecedentë ndaj politikanëve në sheshin “Skënderbej”, në 26 maj të 1996. Dhunë e cila i ndërgjegjësoi edhe partnerët tanë ndërkombëtarë, të cilët kërkuan që të kemi zgjedhje parlamentare brenda një viti. Dhe sikurse dihet, u organizuan zgjedhjet në vitin 1997. Ata nuk mund të zhbëjnë çdo të keqe që i kanë bërë këtij vendi, sigurisht përgjegjësi kryesor është Sali Berisha. Unë besoj që duhet të funksionojë drejtësia, por edhe maxhoranca duhet të evidentojë dhe të qartësojë në mënyrë të ftohtë dhe në mbështetje të fakteve dhe realiteteve, se ka ardhur koha që personat përgjegjës të shkojnë përpara drejtësisë. Meqenëse po flasim për Sali Berishën, sigurisht që duhet të shkojë përpara drejtësisë, sepse ka shkelur Kushtetutën disa herë, por është në krye të krimit shtetëror deri në humbje jete. Duhet të marrë fund një herë e përgjithmonë praktika që askush nuk mban përgjegjësi për atë që ndodh në Shqipëri. Sigurisht, le ta fillojmë me Sali Berishën dhe me të gjithë që vijnë pas tij, nëse do të kenë akte korruptive, të shkeljes së ligjit apo të shkeljes së Kushtetutës dhe abuzimit me pushtetin”, vijon më tej Dade.

51 komente në “Arta Dade: Berisha duhet çuar para drejtësisë, boll e duruam”

  1. Shqiperia says:

    te lumte goja.!

    1. Tironsi belgjike says:

      Po ata cunat e tu qe vrisnin e plagosnin kur ishte ps ne pushtet per cfare arsye i duronim?

      1. matteo says:

        Edhe ata. Me radhe, pa parjashtuar asnje qe e ka rrgen per atje, dmth te gjykohen per veprat e tyre.

      2. bato says:

        Tironsi belgjike! Ata cunat, per budallalleqet e moshes jane ndeshkuar si te gjithe, po c’ti bejme Zenit te Saliut tend qe vrau 26 e plagosi 300 e nuk u ndeshkua se e mbron babi kriminel. C’ti bejme Saliut tend qe vraua 4 te pafajshem dhe nuk u paraqit kurre ne hetuesi. Vrau Azemin se e kishte ferre neper kembe per punet e pista qe donte te bente dhe nuk vajti kurre te deponoje. Vrau Kosten e qindra te tjere, qe edhe ti i di si mik i tij e i brendshem ne PD, dhe kurre nuk u hetua! Sigurisht ai do veje nje dite perpara drejtesise, dhe ndoshta edhe ti me kete pseudonim si bashkepunetor i tij.

        1. Tironsi belgjike says:

          Bato, ti qeke militant shoku, nuk ja vlen te meresh me ty.

        2. mira says:

          prandaj eshte bere dhe si qen i terbuar ,plaku 70 vjec ,nuk e njeh turpin,hidhet si kafshe per cdo gje se don ti shpetoje zullumeve qe k a bere kudo ne vend,ne te gjitha drejtimet bashke me hajdutet e tije me RISTANIN E PAFTYRE TE ZGJEDHJEVE,ME JOZIN QE MBETI ME SHUME NE AJER SE NE PARLAMEN ,ME IDIOTIN IMAMI E BUDALLAIN NOKA,E ME NE FUN ME TRIMIN STRAZIMIRI,QE PER FAT TE MIRE RRIPI NUK ISHTE I LAGUR… FLET PER FAMILJET E TE GJITHEVE ME RRADHE DHE HARRON FEMIJET E VET,KUJTON SE POPULLI HANE BAR,E NUK KA SY TE SHIKOJE E VESHE TE DEGJOJE,

    2. xhino says:

      Qelbesira ne litar

  2. ILIRET says:

    Kete po mendojme edhe ne o znj. Dade. Ta cojme apo te mos e cojme, para drejtesise. Apo ta leme edhe pak.
    He pra cfare prisni? Shume u duket, pak na dolet.

  3. iliria shqiptare says:

    Nuk eshte puna se boll e duruam apo se duruam, po ai eshte krimineli qe i ka shkaktuar kaq dhimbje popullit shqiptar aq sa mund te barazohet me sundimin osman dhe armiqesine shoviniste greko-sllave.

  4. vlora.aj says:

    Per kte gje qe ua dhane voten, cfare prisni.

  5. toto u kurtu says:

    edhe ju llafe keni o dade te shohim njehere jua mban bytha se me dukeni pak frikacake

  6. Leone says:

    ju te Rilindjes erdhet me shpate te madhe, do luftojme korrupsionin por nuk po shohim gje apo edhe njeher e pa te shohesh.

  7. Hm... says:

    po the boll i bie qe keni toleruar. Nuk kini te drejte ju moj zonje te toleroni se ju mbajme ne me taksat tona te zbatoni ligjin. Indirekt jeni dhe ju fajtore per moszbatimin e ligjit sepse keshtu e ka dhe kodi penal qe te fut brenda per moskallzim

  8. emigranti says:

    SHUME FJALE KA NE SHQIPERI DHE SHUME PAK PUNE NE TE GJITHA DREJTIMET.KETA NUK SHOHIN FARE EVROPEN SI FUNKSIONON SIKUR JANE NGA TJETER PLANET.TE GJITHE PALET THONE VODHI KY VODHI AI DHE E VETETA ESHTE SE ESHTE BERE KERDIA PO ASNJERI BRENDA SPO SHOHIM.

  9. Tom says:

    Ju lumte zonja Dade.
    Gjithnje i keni thene fjalet drejt e pa frike.
    Gjytyrymi duhet te shkoje para drejtesise. Policia dhe Prokuroria duhet te rihapin te gjitha çeshtjet kriminale ku eshte perfshire Berisha.
    Qe nga vrasjet, shkaterrimi i prones se shqipetareve, krimi i organizuar, korrupsioni, shpifjet etj.

  10. mato says:

    Jepini drejtim z.dade se dhe ne mjaft ju duruam ju.cdo gje ka kufi.per kriminel berishen po mendoheni?po ai i ka thene burgut me kohe hapu.me vepra e fjale ai nuk ka nevoj per akuze.mjafton te vini nje kasete te nje seance plenare nga me te qetat dhe ai eshte per brenda.po te tjerat?1997a,firmat piramidale,gerdeci,21janari,vjfhjet sa her jane bere zgjedhje,ne eresire dhe ne dite me diell,online.e shume te tjera qe duhen romane per ti treguar.qofte nje lajm i mire fjala jote si fillim…levizni…..

  11. gjon says:

    FJALA JOTE NE VESHE TE PERENDISE.

  12. Idro Seferi, TopChannel, Beograd says:

    Po po, po kur te gjeje bolet Rama atehere mund te veje sultan berisha ne burg

  13. nastradini says:

    sa injorante qe jeni o njerez.sali pertepapa ka gjykatat dhe prokurorine e vet po ta akuzosh tani del i pafajshem neser.kini durim dhe kemi per ta pare te gjithe sa te filloje reforma ne drejtesi dhe te hyje ne funksionim byroja

  14. Obergruppenfuhrer says:

    Po bejeni pra bejeni, mjaft me lafe! Nu burg duhet te shkoje edhe kryebaxhella Xhozi, Bollano dhe janulla te gjithe miqte e salihit.

  15. muti Sali says:

    Uaaaaa çna the moj Dadushe.Shyqyr që na e the se nuk e dinim.
    Prandaj ju dhamë 1 milion vota që ” të na thoje këto fjalë” se nuk e dinim se kush e shkatërroi shqipërine.Vallahi të zgjute jeni .Shyqyr që kemi PS që të na e thotë ,kurse për të realizuar me kismet,e bën ndonjë qeveri tjetër pas 50 vjtesh .hahahhahhaha

  16. LIU says:

    po mire car presin apo kur te behen fiqte

  17. mira2000 says:

    Shume e drejte ne gjyq po ne gjyq ne Hage se aty e perkeledhin ket gango Vici Doli

  18. DAJTI says:

    CPRISN ZOJA DADE PER KRIMINELIN SALI SHKELZEN GERDECIN PER FATMIR MEDIUN ARBEN IMAM FASLLICIN E DINE EDHE FEMIJET SAPO LINDIN PER TE ZEZAT QE I KAN SJELLE KOMBIT TONE PER 23 VJET RRJESHTE PRANDAJ Z DADE POPULLI SHQITARE JU DHANE 1 MILJON VOTA CONI DREJTSINE NE VENDIN E DUHUR APO PRISNI TE BEJ NDOJE HATA TJETER

  19. lutfi says:

    F I N A L M E N T E ……….

  20. Vlahen Has says:

    Eshte shume e drejt qe Sali Berisha te futet ne burg , po Ilir Meten pse nuk e permendet moj e nderuar deputete e PS sone ? Apo pse din t’i fsheh hajdutlleqet edhe ne rastet kur kamerat i nxorren ne drite e sheshit ato . Nje gje duhet ta dish e ta kuptosh moj zonja Arta , se ai mendim i mire qe populli i thjeshte kishte akumuluar per PS qe prej kohes se bashkpunimit e bashkqeverisjes se Saliut me Ilir Meten eshte tronditur shume . Aleanca me LSIne eshte e drejt , por me Ilir Floririn cfar do behet kur Saliu te shperthej me ato te tijat ? Me duket se HAJDUTA PO BEHI edhe ju te gjithe politikanet ; si te djathtet e te majtit .! Tani qe keni Ilirin me vehte jeni te sigurt qe as kush nuk do ju ……. as t’u besoj e as tju votoj me !

  21. Nosh Vhkaj says:

    Po shtriga kë kujton se mashtron djali I sajë është një nga bosët ma të mëdhejtë të drogës në ballkan bashkë me të birin e ruçit

  22. cub dragobie says:

    thenia dhe berja jane shume large njera tjetres djema

  23. MONACO says:

    OJ shoqe arta,,,me bo vaki nje gje e tille ,,,1milion kurva ikin nga shqipnia,,,,mos i rrujni trapin zotit berisha,,,vazhdoni beni pare per nja 4vite,,e deja vu ,,per 4 t,jerat,,

  24. Az.GJ.SE says:

    Zonja Dade,nuk ka drejtesi selektive,nuk duroni ju pse jeni te meshiresh
    em.Problemi qendon se ne cdo veper te dyshuar si jo ligjore jeni bashk te
    lidhur, te Gerdeci, 21 janari,perfitimet nga droga,koorrupcioni ne nivel
    shteti!!
    Si mund te behet ndokush milioner per pak vite ne Shqiperi, ne nje vend
    te vogel, me biznese te varfera,qarkullim te vogel ,prpos duke vjedhur
    populin e vet te mjere.
    Ule prapanicen dhe beje nje llogari milioneresh ne Shqiperi sipas peratesise partiake,PS, PD,LSI…Realiteti:Te gjithe prapa grilave, apo
    fjale boshe per opinion , ndersa besa-bese e koorrupcini do jetoji.

  25. refiku says:

    He moj coje, perse nuk e con.Ke pret ta coj.Per keto pune te ka zgjedhur populli ty e shoket e tu. Ne rast se nuk e con Edi Rama , behuni bashk 30-40 deputet, ngrini nje komision hetimor per te hetuar veprimtarine kriminale te Saliut gjate ketyre viteve si deputet Kryeminister e President,Po qe se veprimet apo mosveprimet e tij perbejne veper penale miratojeni ne Kuvend dhe nisjani prokurorise. Ne raste se Prokuroria nuk fillon ceshtjuen penale, fishek prej b… prokurorin.Keshtu behen keto pune dhe jo me direktiva, duhet kjo duhet ajo etj etj,.

  26. R says:

    Kjo qe ben kjo Lokja eshte sa per ti bere qejfin militanteve
    Por kjo e ka te sigurte ,qe ai nuk peson gje prej ketyre vocerrakeve.

  27. Fshatari nga Fieri says:

    Ok zonja Arta por ka ardhur momenti qe fjalet te behen
    vepra. MOS harroni edhe dhunen psikologjike qe u kan ber
    zagaret e pd neper fshatre ku komandonin hajdutet
    dhe injorantet. Ne fier vendosnin kapot e ka..t se kush
    do behesh mesues,drejtor,infermier,elektricist….etj..etj.
    Boll me me keta kelysha shqiperia ka nevoj per njerez te
    tjjesht dhe te ndershem duhet te paguajn te gjith ata
    By……t qe kan shir deri dje

  28. Uji i ftohte says:

    Ke te drejte z.Dade,por vetem muhabete po beni dhe asnje veprim konkret.

  29. shqip hesapi says:

    Mire fole moj Znj.Dade por dhe ti do te mbetesh ne kuadrin e fjaleve se e keni frike Berishen se mund t’ju haje te gjithve si familje biologjike dhe aq me teper si familje politike.Turp te keni qe nuk zbatoni ligjet ,nje Berishe qe duhet te ishte ne burg me kohe.Pas atij te tjeret shrihen barkas prej ligjit nga Zhozi,Imami e kompani.

  30. petrit says:

    Vonesa i ka te gjitha te keqijat.populli nuk do fjale don vepra.Jeni votuar,per te vene drejtesine ne vend,per te rimekembur ekonomine ,per te vendosur qetesine.Nuk ka kohe per te humbur.Populli mbeshtetjen ta ka dhene justifikoje qeveri para se te jete vone.

  31. zarari says:

    ……aha, qenkan merzit “cunat” qe s’po cahet shume nga zvicra me leket e lindjes… kesaj i thone aman sali me hap rrugen!

  32. kacaku says:

    nuk peson gje haleja prej pordheve,,,,,,vetem vareja e rrezon

  33. Gezimi says:

    Lerini duhet, duhet….Njerezit mezi presin qe ta shohin me byzylyk ne duar kapedanin Sali. Fjalet e shumta jane fukarallek. Kete refren kemi kaq kohe qe e degjojme, por ende shpresojme…Deri kur?

  34. opinjonisti says:

    u bet llafazan te gjith. Berisha i beri te gjitha poshtersit dhe sot ju provokon .si nuk ju vjen turp. keni frik nga nje pensjonist qe i ka perenduar dielli i jetes . Ose futeni ne burg sa me shpejt, ose beni dorheqjen.

  35. funerali says:

    midis reshtave kuptova qe uashingtoni dhe brukseli kane vulosur fermanin.

  36. funerali says:

    kush di te lexoje midis reshtave kupton qe uashingtoni dhe brukseli kane vulosur fermanin.
    komentet jane te teperta.

  37. Heart Of Europe says:

    Hijenat akuzojnë njëra tjetrën.
    Shumë e pështirë. Ju të gjithë, bashkë me të pjellat e tuaja duhet të shkoni në burg.
    Të gjithë njerëzit i dinë ato që keni bërë, por keni në xhep policinë, prokurorinë e gjykatat prandaj livadhisni kështu e ta shpifni . Si mundet që të gjithë ata që kanë vjedhur , vrarë etj etj të drejtojnë këtë vend.

  38. Kruja says:

    Populli ja tregoi vendin Partise “Demokratike”. Tani shteti te beje punen e tij. Ndryshe Populli do t’ju tregoje vendin edhe juve.

    Krimi ndeshkohet. Brezat qe vijne duan nje shoqeri te drejte. Kush ka vrare shkon pas hekurave.

    Prandaj degjoni Popullin ju mazhoranca sepse po ky Popull ja kishte bere bene me kohe sAli berishes dhe ja tregoi vendin.

    Keshtu si ai kriminel do ta pesoni edhe ju nese nuk vendosni shtetin e se drejtes.

    Populli eshte shume i ndjeshem ndaj padrejtesise dhe kerkon qe Sali Berisha te gjykohet me drejtesi nga gjykates nderkombetare me gjyq te vecante dhe te marre ate denim qe i takon sipas ligjit nese gjykohet fajtor ashtu sikurse e gjykon edhe Populli qe nuk i do njerez te tille maskarenj.

  39. Njëri says:

    Kjo eshte ne medyshje se eshte shum shpejt per ta futur Ne burg sepse Socjalistet Jane te pakenaqur
    sepse sjane futur ne pune dhe ju duhet sala ne rolin e palacos per zgjedhjet qe vijne mbas 4 vjetesh,
    qe ti kene zgjedhjet e lehta per ti fituar. PRA Keta nuk po mendojne per popull por duan te na futin Ne evrope dhe neve te na thone te punojme per evropen, dhe keshtu duan te lahen me votat e popullit. Ne populli nuk I quajme vota por I quajme Besim qe ja u dhame. Theksoj se trupa e palacove e Ka vendin Ne cirk e Jo Ne parlament !

  40. lacjani says:

    ti sje per gja e shumta me drejtu ndonji bordello

  41. Socialisti bythpambuk says:

    Te prisnim z Dade sepse kohe me pare ke deklaruar qe nqs nuk denohen ata qe vrane ne 21 janar Ju do te jepni doreheqjen si deputete.Ne nuk duam doreheqjen, sepse Rama e ka gati emrin nga lista dhe do shohim ndonje deputete si Shmaku, por kerkojme nga Ju qe te luftoni fort sepse keni nje pengese te madhe qe quhet Edi Rama,nje njeri i pa afte, frikacak dhe i shtire dhe mbi te gjtha nuk eshte socialist.Une kam shprese tek Ju sepse jeni nje socialiste e vertete.

  42. saliu nuk ka frike sepse ai ka drejtesin ne dore te gjitha gjykatat I ka ne dore ai prandaj duhet reforma ne drejtesi sepse edhe zonja merkel ja beri te qarte z.rama pa reforme ne drejtesi nuk ju pranon europa

  43. egli says:

    kush po ju ndalon?? po nuk eshte se me hyn shume ne qese se ca boni me Salen, po ca boni per ne te rinjte qe te futemi ne pune

    http://poly-technology.blogspot.com/

  44. e shtune says:

    -..kurr do bjerre..rrufeja??..kurre

  45. pepila says:

    po arestoheni kermen se na plaset cprini me dhe jo te vetem por bashk me kulishat e tij se ka shium te tille qe kane fatin e mir bashk me kurven e vicidolit qe ska me litare se keta dhe litarin e kane pake

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje