Prej dy muajsh, familja e ish- kampionit të Formula 1, Michael Schumacher, nuk ka dhënë asnjë informacion për gjendjen shëndetësore të gjermanit.
Schumacher, 45 vjeç, pësoi një aksident duke bërë ski në Meribel të Francës më 29 dhjetor të vitit të shkuar.
Por Gary Hartstein, ish- mjek i Formula 1, thotë se i druhet më të keqes.
“Kam frikë dhe jam thuajse i bindur se ne nuk do kemi më lajme të mira nga Michael”, tha ai.
“Në këtë pikë nuk e kuptoj se përse njerëzit e afërt të Michael nuk i sqarojnë tifozët se si janë gjërat në të vërtetë,” tha ai.
Deklarata e fundit për gjendjen shëndetësore të Michael daton më 4 prill.
Në atë kohë u tha se ai po shfaq shenja përmirësimi.
Por që prej asaj dite ka pasur vetëm spekulime dhe asnjë njoftim zyrtar.
Pecato …
gjynah urojme te behet mire
http://bit.ly/1j9DQ9Z
Schade.