Artan Didi: Policia mund të futet në Lazarat si në çdo krahinë tjetër

5 Qershor 2014, 14:59Politika TEMA

Drejtori i Policisë së Shtetit, Artan Didi, thotë se uniformat blu mund të hyjnë normalisht në Lazarat, ashtu si në çdo krahinë tjetër të vendit.

Deklarata e Didit është bërë nga Korça, teksa ka qenë bashkë me ambasadorin e OSBE-së, Florian Rauning, në çeljen e një fushate kundër dhunës në familje.

Ne në Lazarat jemi brenda. Policia hyn në Lazarat dhe del nga Lazarati, bën kontrolle kur janë funksionet e saj, ashtu si dhe në pjesë të tjera të territorit. Duke shtrirë më tepër autoritetin e vet me qëllim që të parandalojë dhe luftojë atë fenomen për të cilin ne jemi duke u etiketuar. Duke e trajtuar ju në media Lazaratin si diçka ekstraterritoriale, na krijoni dhe ne kompleksin pastaj që ta trajtojmë atë me atë këndvështrim. Policia ka kontroll mbi Lazaratin, ashtu si edhe në zona të tjera rurale. Aktualisht jemi duke e forcuar këtë kontroll, duke rritur praninë policore”, deklaroi Didi.

Një deklaratë kjo e drejtorit të Policisë së Shtetit, që në fakt nuk përputhet shumë me realitetin.

20 komente në “Artan Didi: Policia mund të futet në Lazarat si në çdo krahinë tjetër”

  1. Mira says:

    Në Lazarat ju hyni me tanga se si “Policia e Shteti” nuk ju’a mban barkdërrësia ose menderja…!

  2. debili i Temës says:

    Unë them që “prodhimin” e Lazaratit, thjesht ta kufizojmë në një limit “të arsyeshëm” për të jetuar normalisht, banorët e atij fshati…dhe të mos zhdukim fare, sepse do të krijohet problem i madh social… (flas seriozisht e nuk tallem)

    1. durresi says:

      çfar po thu o debili i tiranes.
      e ke pare ti lazaratin dhe vilat e tyre. ti mendon me te vertet qe ata atje jane ne pike te hallit dhe e kultivojne drogen se s’kane per te ngrene?! Arsyetim “injorant” qe nuk qendron ne kembe fare. Ai “limiti i arsyeshem” qe ti thua mund te arrihet fare mire edhe po te mbillet grure, miser, patate o ku ta di une.

  3. tigri says:

    ju lumte.. e keni nisur per se mbari.. ju uroj suksese

  4. beso says:

    jo pak por nuk perputhet hic me realitetin..

  5. Sokrati says:

    Mund te futet
    por s’po futet.

  6. Alblondon says:

    Po zoti Didi! Policia futet ne lazarat por vetem per te luajtur futboll ama !

  7. egla says:

    he pra futuni, mbylleni ate vend tregoni se jeni shtet:http://bit.ly/1c32zIE

  8. Gjenerali Bato says:

    Kur e keni ndeshjen tjeter te Calcietos o karagjoz?

  9. LIU says:

    PO MIRE GJITHE KJO DROGE QE KAPET KU MBILLET APO AJDE TE THEMI 1FJALE SA PER TEKALUARLUMIN VETEM 1 HYN SOT NE LAZARAT PO TE NGJALLET AI BOBOBO VETEM EMRIN TIA DEGJOJE JO ME TEMBILLJE CAR PUPUPU DROGE XHAXHI ENVER JA GJENTE KETIJ MILETI

  10. shqiptari says:

    policia krijoka komplekse nga ndikimi i mediave!!!!! o didooo, pash zotin hesht mer burre, mos fol si femije,se do te tallin njerezia. a jeni polici apo OJQ?

  11. Didush says:

    Ik ore mustaqe Jar, se po te kishe hy ne Lazarat do na e shisje si suksesin me te madh e nuk do rrije kshu si mut. Ose i ke fut ndonji trefletsh e sdi ca flet

  12. Petro Labi says:

    Nje pjese e gazetareve qe jane shtuar cik si shume po e diskreditojne edhe ate pjese te gazetareve dinjitoze. Ne Korce analizohet problemi i dhunes ne familje , pyetjet behen per Lazaratin> Lazarati nuk ka problem dhune ne familje as edhe gjakmarrje. Policia po tregohet shume e kujdesshme dhe nuk po bie pre e presionit mediatik. Policia po e kryen kaq mire punen me lazaratasit sa pseudogazetarve nuk jua mer mendja. Presionet gazetareske kane arritur deri atje sa te kerkojne edhe gjak ne Lazarat.Policia dhe vete banoret kane qene mbi nivelin e ketyre gazetareve dhe nuk kane rene preh e tyre. Populli i Lazaratit te tregoje veten se nuk eshte per gjakderdhje, nuk eshte per antitank por nje zone urbane e qyteteruar. Policise suksese ne misionin e saj qe po e kryen me shume zgjuarsi.

    Pershendetje
    Nga Petro

    1. Mira says:

      Jo vetëm raketa antitanke por dhe kundërrajrorë kanë….!

  13. Si duket Didi donte te tregonte vendosmeri me deklaraten e tij,por fjala(mund te futet)do te thote:i luhatur,i pa vendosur.Ushtaraku Sander Lleshi ne nje emision televiz pati thene nje fjale te urte Gjermane:kur nje femer te thote jo,te ka thene te shohim,dhe kur te thote te shohim te ka thene po,kurse nje ushtarak eshte i prere ne qendrimin e tij ka nje PO ose nje JO.Do i uroja Didit te ishte me i sakte me deklaratat e tij ne te ardhmen duke nderuar postin e tij ushtarak.

  14. Ndoc Sukaj says:

    Hyrja e Policise se Shtetit Shqipetare ne Lazarat po vonohet per arsye politiko-diplomatike.Kjo qeveri nuk mund ti realizoje shpejt te gjitha premtimet e medha elektorale qe nuk jane ne perpjestim te drejte me realitetin shqipetare dhe mundesite ekonomike te buxhetit qeveritare,por nderhyrja ne Lazarat si vatra kryesore e prodhimit te droges ne Shqiperi duhej te ishte bere me kohe.Pritshmerite per kete qeveri jane te medha e cila duhet te veproje me ,,duar te pastra,, jo si ato te Berishes.Nese ,,duart,, e qeverise se re nuk veprojne shpejt,ne ,,pastrimin e teritorit,, nuk mbetet gje tjeter vetem qe Lazarati te ,,shpallet Republike,, dhe te caktoje ,,ambasadore prane selive te dy partive kryesore,,

  15. fuck ata gazetare qe bejne pyetje pa lidheje me temen e vizites te zotit didi ne korce

  16. ILIR META GANGSTAR says:

    Ore ckeni ju ? hyn apo nuk hyn. Pse te gjith duhet te behen te pasur ktu,Kush do iua behet murator ktu pastaj si te kemi te gjith lek, se do ishte bukur ashtu gjith PUSHTetAR . Avash mo se nuk do hane i gjith populli ktu. Populli thjesht si bageti duhet te trajtohet sikur esht trajtuar gjithmon , vendosini kemben ne kurriz qe mos te nej koke asnjehere dhe aq e ka. Shkurt muhabeti si Didi si e motra e Didit e gruaja e tij qe punojn per letrat e lekut qe iu paguhen si kocka qe iu jepet qenit , e jo per ate qe duhet te mbajne pergjegjesi me nji hale futen, qofshin zagar te se majtes apo te djathtes. Eshte skeme Piramid dhe cdo gje shkon zinxhir . Kush esht jasht rreshtit te mprehe dhembet. Pallavra te ktij lloje palleje qe i shohim ne skene perdit ka plot ndersa e verteta esht pas skene

  17. ..mendoj se Lazarati nuk eshte bahce personale e Didit,por nje krahine me nje popull punetor qe u munduan te gjejne zgjidhje per mbijetese .. dhe ben mire komunikimi midis,policise dhe kesaj krahine,pasi zgjidhja nuk do jete ekstreme sic kerkohet..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje