Statusi/ Gjosha: Po punojmë me skeptikët, KE dha vlerësimin më të mirë për Shqipërinë

5 Qershor 2014, 11:29Politika TEMA

Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha, një ditë pasi Komisioni Europian, rekomandoi pa kushtëzime dhënien e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë brenda Qershorit, u shpreh se me vendet skeptike është punuar shumë nga shtatori 2013 dhe do të punohet edhe në vijim. E ndërsa Gjosha do të udhëtojë drejt Londrës dhe Hagës në kuadër të takimeve për të bindur dhënien e statusit për Shqipërinë, Kryeministri Rama pritet që javën e ardhshme të udhëtojë drejt Parisit, një nga 5 vendet që në dhjetor të 2013 nuk ishte dakort për dhënien e statusit për Shqipërinë.

“Ende nuk ka mbaruar axhenda jonë e udhëtimeve shumë shpejt unë do të jem në Londër dhe në Hagë për të informuar këto vende anëtare mbi progres-raportin që e kanë marrë por që ndonjëherë është më mirë për të krijuar një imazh më të mirë për vendin. Janë kryer vizita të shumta, do të kemi sërish Kryeministrin në Francë, Kryetari i Kuvendit ishte në Danimarkë, ministri i Jashtëm ka vizituar të gjitha vendet, jo vetëm skeptike, por dhe ato që hynë në grupin e vendeve të fqinjësisë së mirë me Shqipërinë”, theksoi Gjosha.

E ndërsa e cilësoi raportin e Komisionit Europian si më të mirin që mund të jepej për Shqipërinë, ministrja e Integrimit theksoi se ky është vlerësimi i parë që bëhet për Qeverinë e re, për punën e kryer, e ndarë në tre shtylla, luftën kundër korrupsionit, atë të krimit të organizuar dhe reforma në drejtësi.

“Tashmë u takon vendeve anëtare që me votën e tyre të vendosin brenda qershorit për statusin”, theksoi Gjosha.

 

7 komente në “Statusi/ Gjosha: Po punojmë me skeptikët, KE dha vlerësimin më të mirë për Shqipërinë”

  1. mondi says:

    Po behet nje pune e shkelqyer diplomatike per te bindur shtetet skeptike per statusin.

  2. fiona says:

    Bravo keni bere nje pune fantastike brenda nje kohe shume te shkurter qeverisje

    1. frida says:

      Shume te mire jeni te gjithe fale angazhimit tuak maksimaal dhe vendi mori dje nje pergjigje pozitive, ju lumte

      1. vlora says:

        Yll je Klajda. kryeministri ka bere zgjedhje te duhur , ministre shume e zonja je.

        1. sabina says:

          Bravo per perpjekjet dhe angazhimet qe keni marre keto u shperblyen me pergjigjen pozitive qe mori vendi dje. Bravoo

          1. selina says:

            Me te miret jeni, bravo

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje