Me sytë nga Franca e Britania për statusin

4 Qershor 2014, 20:35Politika TEMA

Nga Vanessa Mock

Wall Street Journal

 

Shpresat e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian u rritën të mërkurën, pas një mbështetje të fortë nga Komisioni Europian, edhe pse kjo mund të mos jetë e mjaftueshme për ta ndihmuar atë që të fitojë mbi kundërshtitë nga Franca dhe Britania e Madhe.

Të dy vendet mund të bllokojnë kërkesën e Shqipërisë për t’u pranuar këtë muaj si kandidat për t’u bashkuar me BE-në, pas fitoreve të partive anti- BE në këto dy vende në zgjedhjet europiane në maj. Rezultati ka të ngjarë që ta bëjë më të vështirë politikisht për qeveritë franceze dhe britanike që të pranojnë kandidaturën e vendit ballkanik në bllokun me 28 vende, thanë diplomatët në Bruksel.

Fronti Nacionalist në Francë dhe partia anti- BE në Britani, UKIP, ishin të fokusuara të dyja tek çështja e emigracionit gjatë fushatave të suksesshme zgjedhore, duke treguar me gisht fluksin e punëtorëve nga vendet më të varfra të BE-së si Rumania e Bullgaria. Shqipëria, me ekonominë e saj problematike dhe papunësinë e lartë, do ishte një objektiv i freskët për të dy partitë, nëse ajo do fitojë statusin e kandidatit.

“Raporti është pozitiv për Shqipërinë, por problemi kryesor është se çfarë do bëjnë francezët dhe britanikët, sidomos pas rezultatit në zgjedhje,” tha një zyrtar i komisionit.

Raporti i ri i komisionit, i cili vlerëson progresin në luftën kundër korrupsionit dhe krimit dhe përmirësimin e gjyqësorit, mund të ndikojë mbi vendet e lëkundura për kredencialet e Shqipërisë.

Gjermania dhe Holanda, që së bashku me Britaninë dhe Francën kanë kundërshtuar kandidaturën e Shqipërisë vitin e shkuar, kanë sinjalizuar se do i shikojnë me kujdes përfundimet e raportit të KE.

Të tjera vende si Greqia, Suedia dhe Kroacia, argumentojnë se duke afruar vendet e Ballkanit me BE, do të reduktohen tensionet sociale dhe politike në rajon. Liderët e 28 vendeve të BE do e marrin vendimin për Shqipërinë gjatë një samiti më 27 qershor.

“Bazuar në gjetjet tona, ne konfirmojmë, përtej çdo dyshimi, pa asnjë kushtëzim dhe asnjë rezervë, rekomandimin që shtetet anëtare duhet t’i japin Shqipërisë statusin e kandidatit,” tha Stefan Fyle, Komisioner për Zgjerimin në BE, gjatë një vizite në Tiranë të mërkurën.

Fyle, që mbikëqyr proceset e aplikimit nga të gjithë vendet aspirante, tha se Shqipëria ka ndërmarrë reforma të rëndësishme legjislative për të luftuar krimin dhe ka qenë e vendosur në luftën kundër trafikantëve të drogës dhe kriminelëve të tjerë.

Kryeministri Edi Rama ka insistuar shumë për anëtarësimin në BE dhe vitin e shkuar fajësoi paragjykimet për mosmarrjen e statusit nga Shqipëria.

“Por procesi i reformave, modernizimit dhe afrimit me BE-në nuk ka asnjë alternativë për ne. Kjo na bën një vend më të mirë dhe njerëzit tanë do jetojnë më mirë. Në qershor apo më vonë, ne do vazhdojmë ndryshimet, sepse ato janë në të mirë të vendit,” tha Rama.

Shqipëria, me 3.4 milionë banorë, ka aplikuar për anëtarësimin në BE në vitin 2009. Edhe nëse do bëhet kandidat formalisht, Shqipëria ka gjasa që të mbyllë negociatat pas shumë vitesh, përpara se të bëhet vend anëtar. Kroacia e bëri kërkesën për anëtarësim në vitin 2000 dhe u bashkua vetëm në qershor të vitit 2013.

23 komente në “Me sytë nga Franca e Britania për statusin”

  1. g says:

    Mbas Qershorit kur te marrim pergjighe nje Jo te forte
    Atehere do ti mbyllet skepi te gjitheve.

    1. Gerdeci dhe Bulevardi says:

      Ik or malok idiot. Nuk thate nje fjale te mire, rrace magjypesh

    2. Wendy-B says:

      @g
      Pesimist apo keqedashes ???

    3. MARA says:

      Pergjigjja do te jete nje PO e forte, sepse Anglia do DEGJOJE Ameriken. Franca nuk do na braktise!!!

      1. Nasi says:

        Mara, ishalla Shqiptaret e marin statusin. Por ti ishalla nuk je nga ato gra qe nuk pjellin debila! Franca ka qene gjithmone pro serbe dhe kundra Shqiperise e ti matufe thua nuk do na braktise

    4. Velecik Mali says:

      O G me siguri do te gezoheni bashke me salushi dhe soj e sorollopin e tij. Edhe lulka prandaj shkoi ne Gjermani qe te thote se qeveria po punon keq dhe se ne nuk e meritojme statusin

  2. tourkofagos says:

    Sa na duan keta francezet,sidomos kur je gyzel………!!!
    Ne pyetjen e nje gazetari se : Kur do te hap Evropa dyert per Turkye,qe edhe pse ka 15vjt qe ka marre STATUS-in si kandidate eshte akoma ne pritje te nje OK-i!!!???
    Dy metroshi Sarkozy[duke qeshur] i pergjigjet:

    -Kufijte e Evropes nuk jane ne Turkye!
    -Pyetje tjeter ju lutem[gazetarit]!

    1. tini says:

      ti o njeri vetem llum dhe vrer nxjerr nga goja .njeri injorant

    2. Pelasgian says:

      o thoma …ti lutju dhe puthi bythen janulles qe Shqiperia nje dite te mos behet si Turqia e sotme sepse atehere do ta veme kufirin te thana si ne 1453 …1922…1974 …to be continued …..

      ERDHI TURKU ….CUPKA GREKE ..TURKUUUUUUUUUUUUUUUUUUUU ” MIRRNI ” MALET OSE HAPNI SHALET ?

      1. Leshtallsi says:

        Po ti pse je kaq i lumtur per turkun,apo e ke dashnor!? ?

  3. Ai says:

    ouuuuu cfare eshte ky titull? Pse nuk duhet te ishin syte te Rama dhe performanca e qeverise?
    A e morem statusin se nuk po mar vesh me keta titujt sot?

  4. Cfare demi do tiu behej Frances dhe Anglise,me anetaresimin e nji mikroshteti me me pak se 2 milon banore ,ku nji pjese e madhe kane emigruar qe prej 90 tes dhe vazhdon akoma !?
    Thjesht Europes i shtohet ….vetemnnji fshat ,dhe jo shtet !
    Shqiperia duhet te ishte pranuar qe ne 2009 ten ,pamvaresisht se kishim nji sulltan qe ne fakt ,s’e ka merituar kurre te jete kryetar shteti ! Megjithate te shpresojme per nji Po !

  5. ILIRET says:

    Berisha perpara nje viti, perpara Europes, vuri qarkun e Fierit. Vetem e vetem per disa militante te punesuar atje, ai nuk donte te zbatonte vullnetin e zgjedhesve, qe ne shumice ne Fier votuan te majten.
    Nga kjo gje Berisha, humbi jo vetem Europen por edhe pushtetin.
    Dhe ndodhi ajo qe keshin vendosur votuesit. Berisha humbi edhe qarkun e Fierit.
    Pra humbje e trefishte, si pasoje e driteshkurtesise se tij politike.

  6. dom says:

    Partite fashiste te zbatojne programet e tyre kur te vene ne fuqi.Tani ne France e Angli ne pushtet jane forca demokratike te cilat nuk duhet te leshojne pe nga presionet e neonazisteve por te vazhdojne ne rrugen e tyre per te cilen jane zgjedhur.Le Peni qe shet pordhe tani nqs mer pushtetin ka per t’a shkateruar Francen e do te jene shqiptaret ata qe do ta rezojne nga pushteti.

  7. edi says:

    po ngelem per Britanine se marrim statusin?
    http://bit.ly/1c32zIE

  8. tarrasi says:

    Prisni prisnise do merrni bolet e dashit ky eshte realiteti ska nevoje per shpjegime rama e di mire qe nuk do e marrim statusin prandaj rri si mut

  9. pali kuksit. says:

    NUK TA JEP STATUTIN AS ANGLIA AS FRANCA SE ATO JANE PERHERE KUNDER SHQIPERISE PA HARRUAR PUNEN E DOBET DHE KORRUPTIVE TE QEVERISE QE NUK I INTERESON STATUTI POR MBUSHJA E XHEPAVE,TURP TE KENE ATA por dhe popullit shqiptar qe voton skuthat dhe njerezit negativ ne PS dhe PD dhe LSI.

  10. toni says:

    Shqiperise kete rradhe mendoje se kane per t’ia dhene statusin kanditat. Kjo jo se Shqiperia e meriton plotesisht kete status, por sepse do ti jipet nje sinjal teper i forte per te inkurajuar qeverine e Rames, per reformat qe duhet ti vazhdoje me me ngulm dhe me me rezultate konkrete.
    Do te jete nje epoke e re ne shume aspekte, dhe nje nga ato do te jete ngritja e imazhit te vendit tone para botes, kjo eshte jashtezakonisht e rrendesishme, do Zoti te ndodhe keshtu.

  11. zzzzzz says:

    Ore popull medioker qe nuk e keni haberin nga asgje ,
    Mire qe nuk kuptoni nga politika e jashteme ,por dhe nga ajo
    e brendeshmja jeni nul .
    Si mund te hyje Shqiperia ne BE me nje mal me borxhe ?????????
    Shqiperia ka 80% import ,qe do te thote nuk eshte shtet industrial .
    Europa eshte e kushtueshme ,Brukseli do para nga ky vend ,kur ky
    Vend nuk ka para per vete ,ku do ti gjej qe ti japi BE????
    Apo mendoni qe Minister Cani do ti paguaj me borxhet qe ka
    Pregatitur te marri perseri .
    O popull nuk ka bythe Shqiperia per te hyre ne BE.
    Shume shtete te fuqishme po kerkojne te dalin nga kjo BE e fameshme
    sepse NUK PO FUNKSIONON .
    LUSNI ZOTIN QE SHQIPERIA TE RREGULLOHET PER VETE DHE JO QE PARATE
    TONA TE SHKOJNE NE BRUKSEL.

  12. tarrasi says:

    ska lidhje franca ase britanija e madhe pokatebej qe qeveria temos stimuloj kthimin e diktatorit ne cdo ceromoni shtetrore si hero dhe me largimin nga puna tegjith ata qenuke votuan per edvin ramen

  13. lili says:

    Total la tjeter plane per ne…

  14. dom says:

    Diktatorin nuk e kane dashur nje grup rakitikesh shqiptare tradhetare ndersa vendet e huaja nuk e kane pasur problem,bile e kane konsideruar e kane qene ziliqare per te.Persa i perket oturakut ku do ulesh ne EB,bythvegjel si ne jane edhe Greqia,Bullgaria,Rumania,pa permendur Serbine qe ka marmite kardashiane apo kardashese.Mospranimi i Shqiperise ka per t’u bere shkak per perleshje ne Europe,jo per syte e bukur te saj por shtetet e medha te saj do te dalin hapur kundra njera tjetres per pakenaqesite qe kane mes tyre te cilat jane aq te medha sa kete here nuk do te shpertheje lufte boterore por do hidhin ne ere Bashkimin Europian.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje