Çfarë ndodhi në takimin me Stefan Fylen/ Batutat dhe familjariteti me Ramën e Bregun (VIDEO)

4 Qershor 2014, 18:05Politika TEMA
Çfarë ndodhi në takimin me Stefan Fylen/ Batutat dhe

 

Siç pritej, Komisioni Europian i rekomandoi Këshillit të Ministrave të BE-së dhënien e statusit të kandidatit Shqipërisë. Kjo do të thotë se në qershor do të jemi vend kandidat, pasi nuk ka gjasa që vendet anëtare të votojnë kundër pas një rikonfirmimi të tillë që u vjen nga Komisioni.

Siç e tha dhe Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fyle, kur vjen puna për zgjerimin, Komisioni punon në harmoni me vendet anëtare.

Kjo nuk do të thotë që tani qeveria duhet të bjerë në qetësi. Përkundrazi, duhet të tregohet e kujdesshme në çdo hap që ndërmerr lidhur me reformat, në mënyrë të veçantë luftën korrupsionit dhe krimit të organizuar. Por deri këtu nuk ka ndonjë zhvillim të veçantë.

Ajo që të bën përshtypje, është se Fyle, sot, në takimin e nivelit të lartë, ku prezantoi raportin shoqërues të rekomandimit për dhënien e statusit, u kujdes të zhvishte nga çdo lloj formaliteti gjithë bashkëbisedimin.

Tha se ndihej në humor të mirë, ndryshe nga takime të tjera, kur ka shprehur hapur shenja nervozizmi dhe ashpërsie për mosdakordësinë pozitë- opozitë, lodhjen nga të njëjtat biseda, madje u ka prerë fjalën deputetëve.

Sot ishte ndryshe.

Theu protokoll e axhendë.

Pa pritur as kryeministrin Edi Rama të çelte takimin, thirri vetë mediat e u kërkoi të ndiznin mikrofonat se kishte diçka për të thënë.

Në sallë të gjithë mbajtën frymën.

Fyle bëri të ditur vendimin pozitiv për statusin në një mënyrë aq miqësore, sa mbetej vetëm të duartrokiste.

Më këtë humor të mirë vijoi dhe takimi me dyer të mbyllura.

S’e kurseu debatin, replikat, vërejtjet apo rekomandimet, çfarë duhej të thoshte, e tha, por gjatë gjithë ligjëratës së tij, kryeministrit i drejtohej Edi, kryetares së Komisionit Parlamentar të Integrimit, Majlinda.

U grind me Ramën për reformën në drejtësi duke këmbëngulur që atë duhet ta udhëheqë qeveria, ndërsa Rama ngulte këmbë se duhet ta udhëhiqte parlamenti.

Majlinda po ashtu u ankua që qeveria nuk i kishte përfshirë qysh në fillim në këtë projekt, por pastaj diçka foli kokë më kokë me Ramën dhe u bë me qeshur.

Madje u kujdes edhe për cilësinë e zërit në sallë.

Thënë shkurt, ishte një mënyrë të sjelluri krejt e natyrshme, një ndryshim busulle i sigurtë, ndoshta, për të qenë në koherencë me fazën e re ku ka hyrë tashmë procesi i integrimit për Shqipërinë.

19 komente në “Çfarë ndodhi në takimin me Stefan Fylen/ Batutat dhe familjariteti me Ramën e Bregun (VIDEO)”

  1. Bajri Hasani says:

    sa gallata qe ka pasur sot ky fule. eshte me majliden nuk e permbajti veten
    http://dielli.al/lajme.php?id=62580&k=71

    1. bledi says:

      Bravo kryeministrit, ky po qe eshte njeri, i njeh te gjithve meritat e caktuara dhe jo si ai plaku keq qe hiku me bisht nder shale qe akoma vazhdon e thot un un un.

    2. spetsnaz says:

      Ouuuuu…po si kshu, u harru Prudentino? :)….

  2. e ndoqa me shume kujdes konference e perbashket rama&fyle dhe me te vertete ishte kenaqsi ku as njeri dhe as tjetri ndiheshin shume te cliruar. fyle adiritura tha, greva nuk ka asnje lloj efekti. keshtu qe memire para se te rrezikoni shkoni ne shtepi.dhe ne fakt mbasdite te perdorurit, moren bythen ne dore dhe shkuan ne shtepi..shenim: jam plotesisht me greven dhe ata qe vene jeten ne rrezik per nje kauz te drejte. por jo te parapregatitur::

  3. shpetim says:

    Ore kjo Majlinda se c’ka nje good-understanding !

    Kete edhe FYLE e ka vene re.

  4. arben says:

    Bravo Rama! Je teper i zgjuar dhe diplomat kalibri! Shqiperise nuk i duhen me zenkat alla doktor!

  5. mushkonja dhe ngjala says:

    majlinda nuk i dergoj jastek si erionka veliu Tanja fajon.por perkrahi statusin.

  6. nini says:

    po mo ,tash qe e kan mkuptu se dhenja statusit eshte pune e kryer po vrapoine kinse jemi dakort dhe se eshte merite e tyre ky muhabet , basha ne gjermani e berisha ne fb e lane nam

  7. Shteti says:

    Sa rroba qe ka Majlinda si ka asnje grua ne Tirane

  8. Ramy says:

    Te dashur miq, sot ne Tirane Komisioneri per Zgjerim i Komisionit Europian Stefan Fyle paraqiti raportin ne te cilin rikonfirmohet rekomandimi e tij, per te treten here, plotesisht i merituar, per dhenien Shqiperise te statusit te vendit kandidat. Ky eshte raporti i trete i Komisionit Europian qe rekomandon Shqiperine si vend qe ka plotesuar kushtet per statusin e vendit kandidat.

    Keshtu, ne raportin e tetorit te vitit 2012 Komisioni Europian rekomandoi Shqiperine per statusin e vendit kandidat mbasi ajo kishte permbushur 12 prioritetet e KE por la nje afat 40 ditor qe te votoheshin tre ligjet ne Parlament, per te cilat ishte rene dakord qe ne fillim te vitit 2012.nEdvin Kristaq Rama u terhoq nga konsensusi dhe refuzoi votimin e tre ligjeve. Keshtu statusi u bllokua nga PS dhe Edi Rama.

    Ne dhjetor te vitit 2012 Keshilli i Ministrave te BE la te hapur mundesine e shqyrtimit te rekomandimit te Komisionit per statusin e Shqiperise ne rast se do votoheshin tre ligjet ne Parlament. Por Rama pranoi ti votoje ato vetem me 30 Maj 2013.

    Ne tetor te vitit 2013 Komisioni perseri rekomandoi pa asnje kusht statusin e vendit kandidat per Shqiperine. Kete rekomandim disa vende te BE e refuzuan ndonese Shqiperia e meritonte plotesisht statusin. Refuzimi lidhej me qendrimet e meparshme te Rames ndaj integrimit.

    Me kete rast falenderoj me mirenjohje Komisionin per rikonfirmimin e rekomandimit te tij per statusin e vendit kandidat per Shqiperine. Shqiperia prej tre vitesh e meriton plotesisht statusin e vendit kandidat dhe jam plotesisht i bindur ne nje vendim pozitiv me date 20 qershor te Keshillit te Ministrave te BE! sb

    1. veron dibra says:

      Na duhen edhe njerez qe veprojne sikurse ti,se per ndryshe na ze syri i keq. Jam shume i bindur se ti mendon:”Per inate te sime re,futsha djalin tim ne dhe”.

    2. sazan e karaburune ,jane vatanet e mija ,do ti marr se s'eshte pune ,mbrapa me vjen historia .. says:

      O Rami ,po sikur une te bej nje propozim qe te gjithe ne te vijme dhe te te q..jme robt bashke me kulishin ,qenin ,mecerrit ,pulat shqirake dhe tredynymeshin e dikurshem .
      I Gjati ua ka futur te gjatin deri ne rreze ,deri ne te rruara dhe ju po belbezoni nga kenaqesia .

  9. po spati ajo roba kush do ket .ajo vetem xhaguari i saj kushton 200 mij euro [ vetem ka nje gje ika me djers e p… eshte djeresitur 8vjet ajo e di se cka hequr i ka ngelur merak se vetem ne pakistan nuk ka vajtur ]

  10. vl says:

    bravo te gjitheve bravo dhe majlinda…
    te me falni po kam frik se s.aliu do i thoi lavire bulevardi kesaj

  11. emigranti says:

    sikur nuk e dime ne qe pozit e opozit han me nje sahan dhe zihen me njeri tjetrin vetem kur tjetri fut duart ne territorin e tij te vjedhjes ..

  12. titi says:

    Eshte e vertete se eshte hera e trete qe jepet rekomandimi per statusin kandidat te Shqiperise, por kesaj radhe ai jepet PA ASNJE KUFIZIM, sic u shpreh vete Komisioneri Fyle. Pra, tani eshte krejt ndryshe! Le te shpresojme deri ne fund se me ne fund do te ndrise dicka edhe per Shqiperine.

  13. ela says:

    e shan edin kur se ka prane por kur I afrohen nuk I rezistojne .provoni me dranen tjeter zhozin edhe ajo po ashtu keto fare femra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje