Ja NOTA e KE për qeverinë e re: Vlerësime për reformat, por problem mbetet drejtësia dhe klima politike

4 Qershor 2014, 11:50Politika TEMA

Komisioni Europian ka publikuar raportin e tij për Shqipërinë, duke i rekomanduar Këshillit që të japë statusin e kandidatit.

Kur statusi u shty në dhjetor, u tha se po i jepet kohë qeverisë së re për të parë se si do veprojë në këtë kohë.

Për këtë arsye, ky raport i ndërmjetëm është një vlerësim për punën e qeverisë së re.

Raporti është përgatitur pas kërkesës së Këshillit Europian.

Që në fillim vlerësohet se qeveria ka treguar veprime konkrete dhe vullnet politik për reforma.

Megjithatë theksohet se pavarësisht se opozita dhe mazhoranca u bashkuan me një rezolutë për integrimin në BE, klima mes tyre ka qenë konfrontuese.

Në raport flitet për Ligjin e Shërbimit Civil, duke theksuar se qeveria ka vendosur të ngrijë të gjithë rekrutimet në administratë deri në korrik. Në raport thuhet se shkarkimet nga puna kanë krijuar tension politik në vend.

Në raport shprehet shqetësim për faktin se krerët e institucioneve vazhdojnë të zgjidhen me shumicë të thjeshtë, ndërsa rekomandohet që ligji për ILDKP-në të rishikohet nga ekspertët ndërkombëtarë.

Vlerësime vijnë për situatën ekonomike në vend, duke theksuar se kanë vazhduar reformat.

“Stabiliteti makroekonomik vazhdon të përmirësohet,” theksohet, duke shtuar se janë rritur të ardhurat nga doganat dhe tatimet.

Sa i përket luftës kundër korrupsionit, vlerësohet përgatitja e kuadrit ligjor në këtë drejtim, por theksohet se duhet një reformë e thellë në gjyqësor.

Në këtë kuadër vlerësohet puna e policisë.

Një vlerësim për blutë shkon edhe sa i përket luftës kundër krimit.

Por duket se kryeshqetësimi është reforma në drejtësi.

Kjo theksohet sidomos në konkluzionet e raportit.

“Një reformë e thellë gjyqësore është vendimtare në luftën kundër korrupsionit,” thuhet në raport.

Sipas KE, duhet asistenca e Komisionit të Venecias në këtë drejtim.

Në fund, theksohet se që procesi i reformave të ecë përpara, është kyçe që të ketë një dialog të vazhdueshëm mes qeverisë dhe opozitës.

 

Disa konkluzione

-Gjatë periudhës së raportimit, qeveria shqiptare ka treguar veprime konkrete dhe vullnet të vazhdueshëm politik në fushat e lidhura me reformat e BE, duke mbuluar një gamë të gjërë çështjesh.

-Që prej tetorit, çështja e shkarkimeve nga puna, ulja në detyrë e stafit për shkak të masave disiplinore dhe ristrukturimi i institucioneve publike ka krijuar një tension politik.

-Procedura e zgjedhjes së kryetarëve të institucioneve me shumicë të thjeshtë në Kuvend mbetet një çështje shqetësuese, pasi kjo rrezikon të ndikojë në pavarësinë e tyre. Në rastin e ligjit për Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurivë, drafti i ri do përfitonte nga shqyrtimi i ekspertëve ndërkombëtarë.

-Reformat ekonomike tashmë kanë sjellë më shumë të ardhura nga taksat dhe detyrimet doganore dhe janë shtuar hetimet për mashtrimet me TVSH-në dhe të tjera skema.

-Që prej tetorit, autoritetet në Shqipëri kanë forcuar më tej kuadrin ligjot dhe institucional kundër korrupsionit.

Numri i çështjeve të korrupsionit, të referuara tek prokuroria nga policia e shtetit është rritur me 16 përqind nga tetori 2013 deri në mars 2014.

-Në përgjithësi, numri i hetimeve dhe dënimeve mbetet i ulët, veçanërisht sa i përket korrupsionit në nivele të larta.

Në përgjithësi, ka pasur një vullnet të vazhdueshëm politik për të vepruar me forcë në ndalimin dhe luftën kundër korrupsionit.

Një reformë e thellë në drejtësi do ishte esenciale për luftën kundër korrupsionit.

-Policia ka organizuar disa operacione të suksesshme në fushën e luftës kundër narkotikëve, trafikun e qenieve njerëzore, pastrimit të parave dhe kapjen e eksplozivëve në vend.

Sa i përket luftës kundër narkotikëve, është implementuar një plan kombëtar kundër kultivimit të drogës. Nga tetori deri në mars, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ka vazhduar kapja e drogës, me 18.8 ton hashash të kapur në krahsim me 13.6 ton në krahasim me një vit më parë, me 14.5 kg kokainë në krahasim me 1.7 dhe më 25.6 kg heroinë në krahasim me 44.8.

Lufta kundër kultivimit të drogës duhet intensifikuar.

19 komente në “Ja NOTA e KE për qeverinë e re: Vlerësime për reformat, por problem mbetet drejtësia dhe klima politike”

  1. Horri i Bulevardit says:

    10

    1. Feri says:

      PUNE FANTASTIKE PRAA/… Kudo rritje me shume pike %

      1. Feri says:

        te lumte edi qe e bere punen me se miri. cakenjte e saliut do shajne, se burgu i pret qente

        1. cani says:

          Komisioni Europian jua ze sandwich-et e picat ne gryke GREVISTEVE

          I Thote PO Shqiperise. Detyrat e kemi kryer madje dhe me greviste neperkembe

          1. dyshe says:

            Shume vlersime per qeverine ka bere nje pune fantastike per te merituar kete te sotmen. Edhe pse mbeten nje sere ceshtjesh per tu pare me me kujdes persesri perparesia ne shume fusha te tjera ka qene maksimale, ju lumte vertete.

    2. Zana says:

      Nje 10 e madhe pa piken e medyshjes!! Bravo o z.Rama ti je shpetimtari une ne nje fare menyre nga ky batak qe la ai mizerja Sali Berisha!!

    3. Walker says:

      BRavo o njish e ke myt fare plako, hallall te gjitha votat po e ben kete Shqiperi qe e kishte cuar ne humnere ai mortjemadhi!!!

    4. Miti says:

      Kjo ishte ajo qe pritej pas asaj pune te lodhshme qe jeni duke bere kjo s eshte asgje e cuditshme jepiiii keshtu vazhdo !!!

  2. safeti says:

    Kur ta lexojn kete raport vendet e KE do kapin fylen me shpulla.
    Me gjith keto probleme konkludoni ti jepet statusi, je i marr a?????

  3. motra dhe provimi says:

    – e mori provimin motra?
    – e mori, po me breke neper kembe

    1. @motra dhe provimi says:

      Provimi u mor, dhe me dinjitetin maksimal. Se nuk u detyrua Shqiperia te shitet, as t’i jepen koncesione, as te shitet deti, as te sillen armet kimike qe te merrej vleresimi pozitiv. Vleresimet maksimale qeverise per punen dhe te vijoje me kete ritem.

  4. Kapterri says:

    Edi! Zyshat e KE ta dhane pergjigjen, qe besoj se do jete pozitive edhe nga drejtoresha. Eshte mese e qarte, se shenimet me laps te kuq ne fleten e provimit duhet t´i permirsosh, perndryshe nuk te justifikon njeri. Eshte kollaj te shkruash se Evropa eshte shume e ashper me nje nxenes si Shqiperia. Por ja qe keshtu eshte edhe ne jeten e perditshme. Ne Evrope do kete gjithmone anti-shqiptare, ashtu sic ka anti-rumune, anti – bullgare, anti-serb etj. Tani ka ardhur koha te tregosh se je drejtuesi i ekzekutivit. Toleranca qe kerkon ta shesesh si politike shteti, nuk pi me uje. Ti je keshilluar dhe e di shume mire se cfare do EU-ja. Shiko rastin e Kroacise. Nuk e di nese ke bere ndonje sondazh se perse i fitove zgjedhjet. Por jam 100% i sigurte se ato 1 milion te zgjodhen te per te pastruar drejtesine dhe per te futur ne burg te pakten njerin. Sic beri Kroacia. Do te fitosh me shume se nje milion pas 3 vjetesh, po fillove te tregosh se ke b……e edhe per te futur ne burg. Ne rast se te kane lidhur duart miqte e Integrimit alla Ilir Meta, largohu me elegance dhe merru me femijet qe po pret. Ky popull nuk ka me durim te te shohe te luash pozicionin e opozitarit. Pa sulm mos ju fut asnje loje.

  5. greiss says:

    E rendesishme qe puna e qeverise u vleresua, pastaj opozita kete pune do beje, do perbalte e do inskenoje per te mos marre statusin, se do ishte nje shuplake e dyte ndaj tyre. Bravo qeverise, dhe te vazhdoje me te njejtin ritem, e palodhur, se opozita eshte bere si puna e qenve, qe vetem lehin.

  6. sara says:

    Shume vlersime per qeverine ka bere nje pune fantastike per te merituar kete te sotmen. Edhe pse mbeten nje sere ceshtjesh per tu pare me me kujdes persesri perparesia ne shume fusha te tjera ka qene maksimale, ju lumte vertete.

  7. fjorinda says:

    Klima politike e nderë ka per te qene gjithmone, sa te kemi neper kembe salehin me lulushin qe luftojne per pushtetin dhe karrigen e tyre, s’kemi per te bere hajer. Amani ore, kur do ngrihet kjo byroja e hetimit t’i cosh prapa kangjellave salehin me lulushin?

  8. mira says:

    Urime ,shqiperise dhe shqipetareve, qeverise .

  9. Leone-53 says:

    Nuk mund ta konceptoj dot “rekomandimin” qe i ben KESHILLIT TE EUROPES komisioni europian kur per probleme madhore te te DREJTAVE TE NJERIUT ai nuk permend asnje “germe” per problemin e PRONES ne Shqiperi!
    Artikujt 18, 32 e 33 nuk “e lejojne” keshillin te hap driten jeshile kur Rama thote se ligji 7501 eshte busulla refyese per te!
    Ciao zoti Rama!

  10. shpatar says:

    Mire e kini te gjithe ju por si tja bejme asaje qe thone:Duhen bere reforma ne Drejtesi .Po ti shkoje ne mendje ndonje shteti qe, ka degjuar gjithe keto skandale,te na thote :Po nuk denuat fajtoret e Gerdecit ,21janarit ,hajdutet e fondeve ,mashtruesit te korruptuarit e shperdorimet e fondeve nga administrata Berisha ,statusin nuk ua japim. Mos u gezoni e entuzjazmoni se te keqen do ta kemi perseri brenda.
    Po te veproje Drejtesia Shqiperia nuk ka nevoje te futet ne Evrope. Brenda 4 vjetve ne kapim pa asnje ndihme financjare nivelet e saje . perjashtuar borxhin qe kemi ne kurriz.
    Ja ku mbeshtem. 1968-1972 shqiptaret e shtruan by.. dhe arritem te sigurojme cdo gje brenda vendit.1972-1990 u vete izoluam por borxhe sic po marrim tani nuk kishim .A e vrisni mendjen pse u rrokullisem keshtu. Ishte frika e ndeshkimit nga Diktatura qe cfare prodhohej e sigurohej nuk beheshin rrush e kumbulla .Po te presi Qeveria Rama sofren e qorrave shume shpejte do te arrijme te ecim me kembet tona e te mos i lutemi Evropes .As nuk mund te krahesosh keto kushte me te shkuaren ne se u pritet dora hajdutve dhe abuzimeve nga pushtetaret .Shqiperia nga kjo vuan e nga ca tradhetar qe kane penetruar ne sferat me te larta .
    Nuk jemi as si ne kohen e Zogut e te Hoxhes .Situatat politike ne Evrope e bote jane plotesishte te favorshme per ne si nje popull i vogel .
    Demokracia tregoje se shqiptaret jane te zote te bejne gjithcka.Kudo qe jane brenda e jashte vendit kane mikrobin e punes e te pretendimit per te kapur gjithcka qe kane popujte e tjere .Njerit ti “pritet” koka e do te shihni ku do te shkojne lepujte e tjere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje