KE rikonfirmon: Shqipërisë t’i JEPET statusi

4 Qershor 2014, 10:14Politika TEMA

“Bazuar në gjetjet e raportit, Komisioni konfirmon rekomandimin e tij se Këshilli duhet t’i japë Shqipërisë statusin kandidat”: Ky është përfundimi i raportit të ri që Komisioni Europian ka hartuar pas kërkesës së dhjetorit të shkuar nga ana e vendeve anëtare. Raporti, një kopje të së cilit e ka siguruar Zëri i Amërikës, është i fokusuar në vlerësimin e përparimit të bërë në tre fusha kyçe: në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe në reformat në sistemin gjyqësor.

“Shqipëria ka vazhduar të zbatojë dhe të konsolidojë masat e saj përsa i përket reformave që lidhen me BE-në, vecanërisht ato që lidhen me statusin kandidat. Ka patur një vullnet të vazhdueshëm politik për të vepruar me vendosmëri në parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit dhe reformat strukturore dëshmojnë një qasje gjithëpërfshirëse ku janë bërë pjesë një gamë e gjerë institucionesh. Reforma të rëndësishme legjislative janë ndërmarrë në luftën kundër krimit të organizuar dhe hetimet kanë dhënë rezultate pozitive në luftën kundër trafikut të lëndëvë narkotike dhe fusha të tjera të krimeve të rënda dhe krimit të  organizuar. Shqipëria ka dëshmuar angazhimin e vet për reformën e sistemit gjyqësor, veçanërisht duke punuar me Komisionin e Venecias për të përmirësuar pavarësinë, përgjegjshmërinë dhe profesionalizmin e sistemit”, vlerëson raporti.

Dokumenti i Komisionit ndalet edhe në atë se çfarë Shqipëria duhet të bëjë për të ecur më tej në procesin e integrimit europian.

“Eshtë e rëndësishme që qasja sistematike ndaj reformave të vazhdojë ndërsa rezultatet e qëndrueshme do të jenë të një rëndësie kyce për integrimin e saj të mëtejshëm europian. Ky raport ka identifikuar ndërkohë një numër sfidash kyçe, thelbësore që Shqipëria të përparojë më tej me vendosmëri në rrugën e saj të integrimit europian”, nënvizon raporti.

22 komente në “KE rikonfirmon: Shqipërisë t’i JEPET statusi”

  1. me c’po kuptoj me duket se se fundi gjithe shqiptaret do ja bejne nje URRA te madhe.dhe menjehere pas kesaj fillon epoka e madhe,ku do hame me luge floriri,dhe kam degjuar qe nje politikan me tere floririn qe disponon po ben nga nje luge te tille per te tere…

    1. dyshe says:

      Bravooooooooooooooooooooooooooooooooo Qeveriaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa ? Pune fantastike dhe pse Berisha e Basha penguan

      1. Deani says:

        Faleminderit Edi Rama ? Na ktheve dinjitetin

        1. Zana says:

          Fantastikeeeeeeeeeeeeeee ? Kjo do te thote se qeveria i ka permbushur detyrat qe ju ngarkuan…

          VDes SALIIIIIIIIIIIIIII

          1. NIku says:

            Super lajm… me ne fund kemi njeq everi qe punon per se mbari e kjo eshte per tu pershendetur e mbeshtetut fort

            1. Gerti says:

              Me vjen mire qe erdhi kjo dite. krenar per qeverine dhe punen fantastike

              1. sara says:

                Vetem qe ekstremistet qe jane shtuar ne numer te mos mbeten ekstremiste ne voten e tyre Qeveria e beri te sajen

                Bravo Rama

                1. Doli says:

                  Pergjigja e KE per Shqiperine: PO!

                  Kjo do te thote qeveri e pergjegjshme.. urime pafund

                  1. evansi says:

                    Tani qe KE I tha ‘Po’ statusit te vendit kandidat per Shqiperine shpresoj te mbyllen grevat. Te perndjekurit qe skane bere asnje dite burg, te meren me bizneset e tyre, ndersa Nertila Qafzezi te kthehet te kalamajt edhe te ushqehet me supera, pasi doneri edhe pizza e ka fryre shum

                    1. Agroni says:

                      Bravo Edi, me pak mundim dhe shqiperia do ece para, vazhdo keshtu dhe thyeja turinjt hajduteve te PD me zgjuaresine tende, respekte zoti kryeminister nga belgjika

            2. nje shuplake opozites says:

              Me gjithe perpjekjet per te baltosur punen e kesaj qeverie nga ana e opozites, te lumtur se nuk ia dolen dot.
              Puna qe duket, s’ka llafe.
              Bravo qeverise dhe suksese te metejshme.

            3. tatjana says:

              Nuk ka se si te ndodhe ndryshe, progresi eshte i dukshem, historia ka ndryshuar si nata me diten duke e krahasuar me periudhen perpara zgjedhjeve.
              Bravo Qeverise per perkushtimin dhe angazhimin!

            4. irida says:

              Shqiperia tashme shihet ndryshe ne syte e Europes, ka nje Kryeminister i cili mbron dinjitetin e shqiptareve, ka nje qeveri qe punon per interesat e qytetareve dhe jo per pasurimin personal ne pushtet.

      2. Vlora1912 says:

        Po prisni o te uruar…

        Nuk eshte ky momenti i urrraaaaas…..Kete PO e kishim edhe para 6 Muajve…..

        Puna eshte tek “Drejtoria” !!!!!

        Problemi eshte se si do te zhbejme Banden e quajtur “Sistemi i Drejtesise”, te cilen, me mjetet Kushtetuese dhe ligjore aktuale dhe me kete Palo President dhe KLD, nuk mund ti bejme asgje…

        1. ed says:

          Prit njëherë të marrim flakë, siç morëm për Naton.

          Pastaj do hamë prapë bar, por do jetë bar Nato-je dhe i rekomanduar nga statusi. :)))

  2. safeti says:

    Te gjith e dim qe keshilli evropian nuk do te japi statusin pasi e kan kuptuar qe fyle shkrun cfar i thot rama dhe nuk tregon realitetin.

  3. Jace says:

    Ore, merrni vesh apo jo? Nuk e pyet njeri KE. Jane organizma eksperimental per nje Europe te se ardhmes qe nje zot e di se kur mund te jete vertete ne varesine e nje qeverie federale te forte. Ata qe vendosin per statusin tone jane vetem tre qeveri; Anglia, Gjermania dhe Franca. Sa per Italine dhe Greqine, ata do te bertasin fort qe Shqiperise ti jepet statusi, por nen rrogoz jane keta qe kundershtojne realisht kerkesen tone. Dhe kjo per arsye fetare. Sa here afrohet data per dhenien e statusit te vendit kandidat, degjohet shprehja ” vendet e ballkanit perendimor”. Eshte grupimi fetar per Bosnjen, Shqiperine dhe Kosoven. Nuk na fut njeri ne ne Europe pa nje pergjigje paraprake per Turqine. Sepse, po te fusin te tre keto vende qe I konsiderojne muslimane, atehere perse kundershtohet kerkesa e Turqise per perfshirje ne Europe, kur vet vendet europiane kane kohe qe Turqise ja kane dhene statusin e vendit kandidat?

  4. beni says:

    shyqyr qe ja arritem ,urime .Tani fillon beteja e madhe per te hyre ne evrope e te behemi antare .20 vitet e ardhme do jene vendimtare per ne dhe per fatet e evropes,edhe 20 vjet kurajo ,dhe pastaj do hame me nga dy luge floriri.Na nxoren mallin e enverit ,40 vjet kto degjonim..

  5. e shtune says:

    ..nuk eshte pergjigje kundra turqise me sa kuptoj une,
    por kundra Sales,qe i thone gri dhe pak..dhe boll.

  6. ed says:

    Ky është veç një rekomandim për vendet anëtare, që komisioni e pati dhënë dhe në dhjetor.

    Tani të shofim se ça thonë vendet anëtare. Ndoshta do ta shtyjnë dhe 6 muaj të tjerë…

  7. kaurri says:

    KE nuk vendos asgjâ, por vetem nep keshilla. Jane vendet anetare te BE ato qi vendosin.Per fat te keq per ne, nuk na u dha statusi para 6 muajsh, kur nuk kishin dale halà ne skene partite anti-evropiane te Anglise, Frances apo Hollandes. Tesh qi kto parti kane marre vota ne parlament evropian e po dojne ata vete me dale prej BE, si po kujtoni se kane me votue per pranimin e Shqyptaristanit ne nji bashkim evropian qi ata nuk e duan??

    Prit gomar, te mbije bar!

  8. edi says:

    hajt ishalla e marrim megjithese thuhet qe deri ne vitin 2021 sdo kete anetarsime ? http://bit.ly/1iVz1fV

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje