Kodheli takon Farkas: Duam asistencë ligjore nga SHBA në luftën kundër korrupsionit

3 Qershor 2014, 20:32Politika TEMA

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, e cila ndodhet në Bruksel ku po merr pjesë në Ministerialin e radhës të ministrave të Mbrojtjes të vendeve të NATO-s, pati një takim kokë me kokë me zv.asistenten e Sekretarit të Mbrojtjes së Shteteve te Bashkuara të Amerikës, për Rusinë, Ukrainën dhe Euroazinë, Evelyn N. Farkas.

Gjatë këtij takimi Kodheli e njohu znj. Farkas me reformat aktuale në fushën e Mbrojtjes dhe në Forcat e Armatosura, siç janë propozimet e fundit për përmirësimin e kuadrit ligjor.

Në këtë pikë ajo u ndal gjithashtu edhe tek angazhimi i Ministrisë së Mbrojtjes në luftën kundër korrupsionit dhe në ristrukturimin e Forcave të Armatosura.

Të dy zyrtaret e larta u ndalën tek çështje të rëndësishme të bashkëpunimit dypalësh dhe mundësinë e thellimit të mëtejshëm të tyre.

Në këtë pikë u diskutua veçanërisht kërkesa për asistencë ligjore e bërë nga ministrja Kodheli, për çështje që kanë të bëjnë me luftën kundër korrupsionit.

Kodheli dhe Farkas diskutuan për situatën e fundit në Ukrainë, që është edhe tema kryesore e këtij ministeriali dhe masat që NATO po ndërmerr për të siguruar aleatët.

Zv.asistentja e Sekretarit Amerikan të Mbrojtjes Farkes, theksoi se SHBA mbështet qeverinë shqiptare dhe Ministrinë e Mbrojtjes në reformat që ka ndërmarrë, si dhe në angazhmet e saj në kuadër të NATO-s, duke i vlerësuar ato tejet pozitive.

10 komente në “Kodheli takon Farkas: Duam asistencë ligjore nga SHBA në luftën kundër korrupsionit”

  1. elton says:

    U dashka asistence ligjore me ndalu vjedhjet?
    Shko bej 1 kurs 6 mujor ne Kine dhe meso

    1. spetsnaz says:

      A cfare asistence duan keta…po skane faj – gjej shesh e bej pershesh

  2. Gjirokastriti says:

    Na merziten shpirtin edhe keta te rilindjes votat i keni shkarkoni presidentin dhe riformoni KLD.
    Sa kane gjykatat Saliu me shoke nuk behet ky vend.
    Ngelet si qaramane ke takoni i qaheni si femije.

    1. eli says:

      ore gdhe po vendosen dhe ura bashkepunimi! keto jane takime qe krijojne databasa..merrni vesh ju..injoranta!

  3. Tomorri says:

    Jam kurioz te pyes.
    Po kur sundonte Sali kremineli a ka pasur takime te tilla si keto?
    Po ai Imam bajalldia ka menduare ndonjehere per keto probleme dhe a ka diskutuare me ata te NATO-s per problemin e transportit te droges dhe per ndarjen e fitimeve?
    ——————————————-

    Bravo moj goce se tani kemi shprese qe edhe ushtria jone mund te marre mbi supe edhe mbrojtjen e kombit dhe te ndihmoje edhe me gjere ne kuader te NAT-s.Ne ishe ushtaraket e vjeter pa ju fshehur asnje gje jemi shume nostalgjike per te pare perseri nje ushtri te forte dhe moderne.Ajo na rriti na mesoj dhe na beri vertete shqipetare te ndergjegjshem ku çdo gje ja dedikuame atdheut dhe popullit,po lere se ç thone kreminelet e sotem qe nuk kane as din as iman.

  4. edi says:

    sh mire te na ndihmojne nje cike ata
    http://bit.ly/1j9DQ9Z

  5. kuki says:

    sa keq duket ne cojme ministren ata sjellin zv. asistenten e sekretares lol. Nuk eshte as asistentja e sekretares.
    Se sekretares si afrohemi as te dera …. just sad

  6. iliria shqiptare says:

    Takim ne nivele te pabalancuara.Refuzojini keto lloj takimesh me stazhista se me vone do t’i beni takimet me bebisiterat e ketyre zv asistetnteve.

  7. anonim says:

    kjo eshte qe ka ngritur ”padi” per konsumim te veprave penale te parashikuara ne kodin e procedures penale, ndaj atij imamit. Sigurisht qe ka nevoje per asistence!

  8. shqipetaret e vertete says:

    SHBA,BE,NATO te dergojne forcat ushtarake dhe te vrasin hajduterine e fashizmit dhe terrorizmit islamik te sali berishes dhe lulezim bashes.Te digjen te gjalle ne muzeumun e zogut bashke me nipin e hajdutit dhe nexhmije haxhen.Hiri i tyre te flaket ne det si ai i Ben Laden.Vetem keshtu shpetojne shqipetaret dhe kombi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje