Në kuadër të kryesisë austriake, u mbajt në Vjenë takimi i Këshillit të Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të Nismës së Evropës Qendrore (CEI). Në takim morën pjesë ministrat e Jashtëm të 18 vendeve anëtare, të ftuar në nivele të larta nga Komisioni Evropian, si dhe një varg organizatash e institucionesh të tjera aktive në rajon.
Takimi i Këshillit të Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Nismës së Evropës Qendrore (CEI) gjithashtu miratoi një deklaratë politike kutheksohet se ministrat mirëpresin një vendim pozitiv të Këshillit Evropian në qershor, lidhur me statusin kandidat për Shqipërinë.
Në fjalën e tij në takim, ministri Bushati, pasi theksoi vullnetin e Qeverisë Shqiptare për marrëdhënie të fqinjësisë së mirë dhe të bashkëpunimit të gjithanshëm me vendet anëtare të Nismës së Evropës Qendrore, nënvizoi gatishmërinë e palës sonë për të qenë pjesëmarrës aktivë në projektet dhe aktivitetet e organizatës në fushat prioritare, si: transport, energji, turizëm, kulturë, mbrojtje e mjedisit, etj.
Në kuadër të përgatitjeve lidhur me 25 vjetorin e CEI-t, Bushati, nënvizoi se ky përvjetor duhet të shërbejë si një moment reflektimi për të evidentuar çka është arritur dhe për të përcaktuar rrugën në të cilën do të ecet në të ardhmen. Shqipëria, vuri në dukje ai, mbetet e angazhuar për të dhënë kontributin e saj gjatë këtij procesi. Duke përshëndetur presidencën austriake për prioritetet dhe kontributin gjatë kryesimit të saj të CEI-t, ministri Bushati përshëndeti ftesën për pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Kosovës në takim, duke e konsideruar këtë si një hap në drejtimin e duhur, për të realizuar në praktikë parimin e gjithë-përfshirjes në bashkëpunimin rajonal.
BRAVO EDHE PER JU BUSHAT ……..
te na jepet posi jo
http://bit.ly/1j9DQ9Z
Perfundimisht do e marim apo jo statusin per ne BE????!!!. Ka ndonje vendim pozitiv te gjithe BE per Shqiperin???!!!.
Dhenja e Statusit te vendit kandidat mendoj eshte detyrim i Vendeve antare te Bashkimit Europian , ndaj nje vendit me shume histori e pasuri boterore te cilat i bejne nder gjithe njerzimit.
Ne BE bejne pjese 28 shtete, ne takimin ne fjale kane marre pjese dhe firmosen deklaraten 18 shtete.
O Bushat,mendimi im personal eshte se ti dhe pak te tjere jen nga ministrat me te pergagtitur te kesaj Qeverie.
Por, nuk vjen behari me nje lule, dhe as me dy.
Cfar ka bere Naco,Koka,Beqja,Harito,Klaudia Gjosha, Celibashi, dhe KLD me Nishan qe qellojne per laraska, etj ?
Pergjigja eshte NOTHING, qe do te thote se keshilli pedagogjik i shkolles europiane te ve noten O me yll, dhe mbetesh ne klase.
idiota jane mero me shoke qe te propagandojne me te vertete vendosjen e shtetit ligjor?! Atyre u intereson e kunderta, si tani qe po jetojne parajsen.
A i keni treguar BE se te pakten nje politikani shqiptar i keni sekuestruar pasurine qe e ka vjedhur me postin shteteror?Jo,Atehere per cfare detyra shtepie te realizuara flisni o sharlatane?