Obama premton ndihmë në Europë, por në shtëpi ka telashe me çështjen e ushtarit Bowe

3 Qershor 2014, 18:59Politika TEMA

Presidenti amerikan, Barack Obama, e nisi vizitën e tij në Europë, duke premtuar një paketë prej 1 miliard dollarë si ndihmë ushtarake për Europën.

Premtimin e bëri gjatë vizitës në Poloni.

Obama tha se siguria e aleatëve në Europë është e shenjtë.

Disa media thonë se ky është rikthimi i Luftës së Ftohtë.

Por korrespondenti i BBC thotë se vetë Obama e sheh Rusinë si një fuqi rajonale, kurse kjo ndihmë nuk është shumë e madhe, po të shohësh sasinë e parave që shpenzon Amerika në këtë fushë.

Megjithatë, telashet e Obamës janë brenda në shtëpi.

Pak ditë pasi ushtari Bowe Bergdahl u lirua nga talibanët, në këmbim të pesë të burgosurve afganë, raportohet se Bowe mund të hetohet për dezertim.

Mediat shkruajnë se ai e ka braktisur postin, përpara se të kapej peng nga talibanët.

Një gjeneral amerikan, Martin Dempsey ka konfirmuar se ndaj tij mund të ketë hetim, edhe pse shtoi se ai është i pafajshëm derisa të provohet e kundërta.

Republikanët në opozitë e kanë akuzuar presidentin Barack Obama se ka negociuar me terroristët, kur vendosi të lirojë pesë të burgosur afganë nga Guantanamo.

Ata thonë se ai ka shkelur ligjin që i kërkon Shtëpisë së Bardhë të njoftojë Kongresin 30 ditë përpara çdo transferte të burgosurish nga Guantanamo.

Më herët ishte thënë se të burgosurit afganë nuk janë të rrezikshëm, por Newt Gingrich i republikanëve tha se nuk është çudi që mijëra amerikanë të vdesin si rezultat i lirimit të këtyre terroristëve.

4 komente në “Obama premton ndihmë në Europë, por në shtëpi ka telashe me çështjen e ushtarit Bowe”

  1. futja kot says:

    po pse ore Amerika si Shqiperija eshte cdo ceshtje e ben politike.
    Ceshtja e ushtarit eshte ceshtje dhe veprim i strukturave te specializuara.

    1. artur duka says:

      NE fakt eshte negociuar lirimi I ushtarit nisur nga nevojat politike (fushata deshtuar kunder shtrirjes se talebaneve)

  2. debili i Temës says:

    Bobo, çfarë ndihmë “e madhe” për Evropën…!!! Do “dhitemi” në dollarë dhe mbrojtja jonë, do të jetë “e pathyeshme”… Kjo është tallje e hapur e amerikanëve, si “çeku i bardhë” në Shqipëri…(???!!!) Polonia, tani është e sigurtë…(?!) Pika që s’u bie dhe atyre “politikanëve” polakë, që janë më keq se këta tanët…! Polakët, një racë e “kryqëzuar” gjermano-çifuto-sllave, prandaj janë kaq “të zgjuar”…

  3. tomsojeri says:

    Nuk kuptoj si jan qorollisur kta popujt ! Si esht e mundur te hash “hallva” te tilla e mos kesh aftesin te shohesh cfarr fshihet mbas cdo premtimi apo dhe cdo lufte qe i kan ven emrin revolucion per demokraci !Si esht e mundur mos kuptojn se kujt i sherbejn shperberjet e coptimet !!!! A ka tragjedi me te madhe se ajo qe po ndodh ne Ukrain sot? A ka gjynah me te madh ! Popull qe u sakrifikua per te shembur nazizmin po bie viktim e percarjes !!!!Dhe themi si i genjeu Hitleri gjermanet e i futi ne luft !Ktu po genjehet gjysma e ruzullit e spo marin vesh si po ju hyn uji nen rogoz !Ne vend qe te hec perpara njerzimi ,po gropos vehten drejt nje skllavrimi nga pakica qe nderton e jeton “parajsen ” ne kuriz te tyre

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje