Partia Socialiste, nëpërmjet deputetes së saj, Olta Xhaçka, iu përgjigj akuzave të Kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, duke pohuar se ekonomia shqiptare nuk është në rënie, por në rritje, ndryshe nga qeveria e mëparshme, që e zhyti vendin në borxhe.
Deputetja e PS-së, Xhaçka, tha “ Basha tentoi të paraqese të zymtë gjendjen ekonomike në vend dhe u përpoq t’u thotë shqiptarve se ekonomia nuk po ecën me ritmet e duhura dhe pyetja që shtrohet natyrshëm është, me ritmet e kujt? Me ritmet e qeverisë së kaluar, që e zhyti vendin në borxhe. Jo e njëmilon të papunë, se e vërteta është ndryshe, krejt ndryshe”.
“T’i referohemi tri shifrave kryesore, numri i të punësuarve të formalizuar në Shqipëri është 30 mijë vetë. Paketa e fasonëve, qasja e re në fshatra, janë duke hapur vende të reja pune. Shqipëria në muajn prill eksportoi 8.3% me shumë se një vit më parë, ne kohën kur qeveriste opozita e sotme. Në muajn mars, eksportuam 6.6% më shumë se marsi 2013, që do të thotë se në vendin tonë prodhohet më shumë dhe eksportohet me shumë”, tha deputetja e PS.
Po ashtu, Xhaçka shtoi “që tani janë shlyer 200 miljonë dollarë borxhe, që qeveria e kaluar (sot në opozitë) u kishte sipërmarrësve. Sigurisht, që Basha për borxhet nuk flet se deri dje, borxhet nuk ekzistonin. Kurse në realitet, borxhet e Bashës – Berishës, ishin plotë 720 milion dollarë. Ekonomia po ecën në rrugën e duhur, e konfirmon dhe FMN dhe BB, të cilave u është kthyer besimi, që ekonomia po zhvillohet, e pohojne edhe institucione të tjera ndërkomtare në raportet e tyre”.
Ore Basha eshte nje i mbaruar qe vetem genjyer e vjedhur ka tere jeten..
pergezime e pune te mbare juve
ME zhdukjen e klientelizmit e zyres se vajzes se saliut nga investimet e huaja , perpara do eci ekonomia sigurisht
mos u merrni me lulin e saliun se jane te mbaruar perfundimisht. Jeni ne rruge te mbare
Akoma e mbajme vendin e dyte,pas Gjermanise. Por kujdes,Kina eshte mbrapa dhe po ecen me shpejt se ne. Mund te na i kaloje…
mire e ke ti mi goc,po na thuaj kur po ecim kaq mire,perse duhen marre dhe 500 milion dollare borxh sipas ministrit te financave?
ksaj rradhe mos filloni me na genjy edhe ju se spo shohim noj rritje
http://poly-technology.blogspot.com/
ti pickellonje mos na hap zorret e barkut, se beheni te urryer pastaj si ato larot e Saliut ne kohen e vet.
Na thuaj gjera me buke e jo llafe boshe.Bashuku per sa kohe nuk vihet para drejtesise per vjedhje vrasje dhe tradheti ndaj Atdheut ate avaz ka.