Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço i kërkon Këshillit të Lartë të Drejtësisë që gjyqtari Gjin Gjoni t’i nënshtrohet përgjegjësisë disiplinore me masën “Shkarkim nga detyra”.
Zëdhënësja e Ministrisë së Drejtësisë bëri të ditur se ministri i Drejtësisë, në mbështetje të nenit 34 të Ligjit nr.9877, datë 18.02.2008 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, të nenit 31 të Ligjit nr.8811, datë 17.05.2001 “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë”, i ndryshuar, paraqet për shqyrtim kërkesën për procedimin disiplinor të gjyqtarit pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, Gjin Gjoni.
“Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave me shkresën nr.2125 prot., datë 24.04.2014 drejtuar Ministrit të Drejtësisë, pas kontrollit të plotë të deklarimeve të interesave private të subjektit Gjin Gjoni, vërente se: në përfundim të kontrollit dhe hetimit administrativ të deklaratave të interesave private të subjektit Gjin Gjoni, bazuar në rezultatet e veprimeve verifikuese të kryera mbi deklarimet e tij, administrimit të provave dhe deklarimeve të bëra nga subjekti në proces-verbalin e pyetjes, është arritur në përfundimin se subjekti ka bërë deklarim të rremë, ka fshehur pasurinë, nuk ka deklaruar likuiditetet dhe transaksionet bankare, interesat e tij private dhe burimet e krijimit të tyre”, theksoi zëdhënësja.
Në vijim theksohet se “veprimet e kryera nga gjyqtari i Gjykatës së Apelit Tiranë, Gjin Gjoni janë shkelje shumë të rënda të disiplinës të parashikuara nga neni 32, pika 2, shkronja “ç” të Ligjit Nr.9877, datë 18.02.2008, “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, në të cilin parashikohet se janë shkelje shumë të rënda aktet dhe sjelljet që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e gjyqtarit si më poshtë: refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive.”
Mire thote Ngjela. Mungese totale vizioni per reforme. Nglen si qaramane, me shkarko kete me shkarko ate.
duhet te dali sa me shpejte para drejtesise ky palaco i breishes !
@ KLAUS MIRE E KE, PO KETU NUK BEHET FJALE NE SE ESHTE PALACO I BERISHES APO JO…, CESHTJA ESHTE A KA PROVA PER ATO QE KA BER, DHE PROVAT JANE. ATEHERE PER KETE AI DUHET TE VIHET PARA DREJTESISE. PLEHRA SI KY DUHEN HEQURE QAFE NJEHERE E PERGJITHMONE. KETA JANE PLEHRAT QE PENGOJNE PERPARIMIN DUKE MBROJTUR KRIMIN, KORRUPSIONIN. LE TE SHPRESOJME QE DREJTSI DO NIS NGA KY PLEHRE DHE TE VAZHDOJ DERI NE FUND TE KOKA E PESHKUT TE QELBUR SALOSHI I SHPELLAVE THE LULKA (OSE LULJETA) E PLEHRAVE.
Vetem keshtu me shkarkime, me masa konkrete behen shembujt qe mos te guxoje njeri qe te ndyeje duart ne korrupsion.
Ashtu, me radhe de, hiqini te gjithe te korruptuarit se e rropen popullin e shkrete dhe ia nxine faqen Shqiperise.
Asnje tolerance, ndaj asnje gjyqtari te korruptuar qe ka prova per perfshirjen ne vepra korruptive. Me shkarkime nga puna, me gjova per t’i kofiskuar pasurite e me denime me burg, vetem keshtu ne do ta rilindim sistemin e drejtesise.
E pse lodhesh o Naco?Sa te jete mustaqe miu nuk i heq dot prandaj mos u bej qesharak.
Jo !
Nese duam qe kjo pune te marre me te vertete zgjidheje, duhet se pari ti pritet koka kucedres (pra “mustaqe miut”) dhe me pas tentakulat i pren kollaj. Sa te jete “mustaqe miu” ne fronin presidencial reforma ne drjtesi do te mbetet nje utopi.
I keni dhene fjalen ndonjerit per te ndryshuar balancat ne KLD..Drejtesia vete eshte LSI-a
PERGJIGJA ME E MIRE PER STATUSIN. KESHTU AS UNIONI AFRIKAN NUK NA PRANON. ESHTE DESHMIA ME E QARTE E FUNKSIONIMIT TE SHTETIT PARALEL. KUR NUK JANE NE GJENDJE TE DENOJNE GJINON, MENDO PASTAJ TE SHKOSH TE BERISHA APO BASHA. DUKET SE BREZI YNE S’DO JA ARRIJE DITES TE SHOHE SHQIPERINE SHTET.