“Shqipëria i kushton vëmendje të veçantë lirisë dhe bashkëjetesës fetare, dhe sot ndjehemi krenarë për shembullin pozitiv që japim në rajonin e Ballkanit, ku populli shqiptar udhëhiqet nga parimi i fqinjësisë së mirë dhe bashkëjetesës përmes rrugës së paqes dhe tolerancës, duke lënë pas konfliktet e së kaluarës”. Kështu u shpreh Kryetari i Kuvendit Ilir Meta gjatë takimit të zhvilluar me Tërëshenjtërinë e tij Patriarkun Ekumenik të Kostandinopojës Vartholomeu I, i cili shoqërohej nga Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë Fortlumturia e tij Anastasi.
Kryetari i Kuvendit shprehu urimet më të ngrohta për Shenjtërimin e Kishës së Re Katedrale “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë duke përcjellë mirënjohjen për nderimin që Patriarku Vartholomeu i dhe Patriarkët e tjerë i kanë bërë popullit shqiptar me praninë e tyre, duke e kthyer Tiranën në një qendër të ortodoksisë botërore gjatë ceremonisë së Shenjtërimit.
Meta vlerësoi punën e madhe që është bërë nga Kisha Autoqefale Ortodokse e Shqipërisë gjatë këtyre 23 viteve në të gjithë vendin në drejtim të shërbimit komunitar dhe rritjes së cilësisë së bashkëjetesës fetare në Shqipëri, model të cilin populli shqiptar e ruan me krenari të veçantë.
Patriarku Ekumenik i Kostandinopojës Vartholomeu i shprehu mirënjohjen e tij dhe të të gjithë Kishës Ortodokse për kontributin e autoriteteve shqiptare në drejtim të forcimit të rolit të Kishës Ortodokse në shërbim të shoqërisë shqiptare. dhe në veçanti duke mbështetur projektin madhor të ndërtimit të Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në qendër të Tiranës.
Patriarku vuri në dukje gjithashtu se Shqipëria ka pësuar ndryshime rrënjësore gjatë këtyre viteve duke u transformuar në një vend evropian të rilindur shpirtërisht dhe në një shembull të lirisë dhe bashkëjetesës fetare.
“Në emër të gjithë Primatëve Ortodoksë dhe përmes Jush, dëshirojmë të përcjellim mirënjohjen tonë të thellë ndaj të gjithë Deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë dhe ndaj popullit shqiptar për mbështetjen, solidaritetin dhe përkushtimin e treguar në vite”, u shpreh Patriarku Vartholomeu I.
Deklarata e djeshme e Patriarkut serb, Irinej, se Kosova është tokë e shenjtë e Serbisë, duket se nuk është përtypur mirë jo vetëm nga opinioni publik, por as nga kryeministri Rama.Burime pranë Kryeministris thonë se, pakënaqësia e Ramës ndaj deklaratës së Patriarkut serb nuk është mjaftuar thjesht dhe vetëm me bojkotimin e drekës zyrtare, të shtruar dje nga krerët ortodoksë.Duket se një mesazh të qartë, Rama e ka dhënë edhe gjatë takimit të sotëm protokollar, që ai ka zhvilluar me përfaqësuesit e Kishës, mes të cilëve ishte edhe Patriarku serb Irinej.
Burime brenda në takim i’u përgjigjën interesimit të Top Channel mbi ecurinë e takimit, se kryeministri Rama i ka shprehur vizitorëve pakënaqësinë e tij lidhur me deklaratat e Patriarkut serb, duke thënë se futja e opinioneve politike të tij, në mesin e një feste fetare për shqiptarët, ka qenë krejt e padëshiruar.
Me tej Zoti Rama vazhdon:
Komunitetin ortodoks, si çdo komunitet tjetër fetar, nuk e bashkon etnia, por besimi në Zotin pa kufij, ndaj dhe nuk duhet as ta ndajnë kufijtë etnikë e as, aq më pak, ta përfshijnë në debate të së shkuarës për kufijtë etnikë, vetë njerëzit e fesë.Askush që vjen në Shqipëri si përfaqësues i një feje, nuk duhet të harrojë se ky është vendi, ku bashkëjetojnë në harmoni komunitete të ndryshme fetare dhe ky vend multifetar duhet respektuar nga çdo vizitor, siç respekton çdo vizitor.Fakti që autoritetet më të larta të shtetit ishin mbledhur dje, për të respektuar komunitetin ortodoks dhe kremtuar bashkë me të Katedralen e re, ishte shprehja tradicionale e respektit që ka në këtë vend për çdo fe, e çdo komunitet fetar.Shqipëria është vendi më i gabuar për deklarata, si ato të Patriarkut serb. Pas shpalljes së Kosovës shtet i pavarur, ky debat thjesht nuk ekziston më dhe deklaratat në fjalë thjesht nuk respektuan as vendin, as komunitetin ortodoks shqiptar e, padyshim, as komunitetet e tjera, duke e cënuar fatkeqësisht gëzimin për ngjarjen madhështore.
P.Bogdani:”Na ndihmo o Zot se maruem!”keshtu do te thoshte edhe sot kur i sheh qeveritaret,kreret e organeve te shtetit shqiptar kah i gjunjzohen ketyre djejve qe kurre nuk ia deshten te miren shqiptarve ,por as Shqiperise.Noli:”…me vdekjen time,ka shume rrezik qe Kisha Shqiptare te bjere ne duart e grekeve dhe te ruseve,kishe kjo qe ne ngrehinen e vet ,qe nga themelet ka gjak e djerse nga bijte dhe bijat e Shqiperise.”,”Ne Konstantinopoje rrin vete djajte”.Ilir Meta,nje komunist i kamufluar,eshte shmbull i korrupecionit dhe i servilit te armiqve tane sllave dhe greke,i cili per pasuri dhe poste,harron tragjedite qe i kane pesuar shqiptaret nga keta klerike ose sojit te tyre racist.P.B.:”Na ndihmo o Zot se maruem”
Ngelet duke u grind per fete mor te marrosur. Jo Kosovaret jane talebane dhe turkoshake, jo t’krishtenet jane bythlepires te grekut dhe serbit.
Dhe ata qe e nxisin me shume kete urrejtje jane disa katundare pseudo te civilizuar orthodhokse. Kjo kategori perbehet me se shumti nga nje lloj njeriu, i fshatrave te jugut, gjysem jevg, shtrembaluq, shkurtabiq i cili ka emigruar qe ne krye te heres ne greqi dhe ka punuar sherbetor tek ndonje jevg pasanik grek. Ky jevg (skllavopronari afendiko), bashke me ndonje gje tjeter ia ka futur katundarit tone bash nga bytha demonet antishqiptare, percmimin ndaj vetes dhe ndaj cdo vlere te shqiptarizmes. Ky katundar mutant, kur kthehet ne shqiperi i pasuruar ne xhep por i verferuar ne shpirt, terbohet dhe bubit prej faktit se jo te gjithe shqiptaret e kane ate nenvleresim ndaj identitetit kombetar. Pastaj has me krenarine e Shqipeve te Kosoves; ato jane edhe me krenare, ato nuk i kane shtrire doren serbit dhe e shohin armikun ne drite te syrit. Ketu terbohet katundari yne dhe e shan kosovarin taleban dhe turkoshak… Po kosovari eshte 100% Ilirjan more ju q***** motrat,, a shahet ai turkoshak? Kosovari ka derdh gjak qe ne te kemi shtet shqiptar, dhe ju permendni ndihmen e 99 qe nuk qe asgje se e kishim per detyre te luftoshim me dhembe per te mbrojt kosoven.
Kosovaret fene e kane perdorur per tu ruajt nga asimilimi kurse ju e perdorni per tu asimiluar! Me vjen turp qe flisni gjuhen time!