Ligji për ushtrinë/ Nishani i shkruan Kuvendit: Ka shkelje kushtetuese

3 Qershor 2014, 09:32Politika TEMA

Presidenti Bujar Nishani ka depozituar në Kuvend një memo kundër ndryshimeve të ligjit për Forcat e Armatosura.

Në një shkresë dërguar Kuvendit, Presidenti i Republikës thekson se është kundër nismave të ndërmarra nga ekzekutivi, ku thekson se i gjithë ndryshimi ligjor nuk është konsultuar me të në cilësinë e Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Në këtë memo, e cila përfshin të tre ligjet për ushtrinë, jepen ankesat e presidentit.

Për ligjin për “Autoritetet dhe Pushtetet e Komandimit të Forcave të Armatosura”, thuhet se ka bazë ligjore të paplotë, ku nuk përfshihet germa “d” e Kushtetutës, e cila flet për kompetencat e presidentit.

Për draftin tjetër, atë për “Gradat dhe karrierën ushtarake të FA”, Nishani thekson në memon e tij se janë bërë pa u konsultuar me të si Komandant i Përgjithshëm i FA.

Krahas kësaj, një vërejtje tjetër që bëhet nga Nishani është edhe çështja e balancimit të pushteteve.

Sipas presidentit, qeveria nëpërmjet këtij ligji prish balancat e pushteteve, legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor pasi sipas tij, gradat madhore tani më bëhet nga kryeministri dhe jo më nga Kuvendi.

8 komente në “Ligji për ushtrinë/ Nishani i shkruan Kuvendit: Ka shkelje kushtetuese”

  1. General Feldmarshall Imam Ballajdia says:

    nishanlli mustaqedhjeri as per te ruajtur qymezin e pulave te kooperateves nuk ben

  2. D. says:

    Ka mësuar të shkruajë ky gjysmaku nga trutë e kokës apo ia ka shkruar komandanti i tij shpirtëror? Nuk përbën lajm ky hajvan, o TemA!

  3. alferd says:

    Nuk e kan shkarkuar akoma ke president te korruptuar

  4. Bollanos kokekallçuku says:

    Mos u merni me kapterr nishanlliun, ska faj, lexon çi vene para mustaqeve

  5. shqiptar says:

    Projektligji per gradat ne FA eshte goditja e dyte qe qeveria shqiptare i jep interesave dhe perpjekjeve te SHBA per forcimin e forcave te armatosura. Ky projektligj bllokon perparimin ne grade te brezit te ushtarakeve qe jane pergatitur e arsimuar nga SHBA dhe konsolidon ne krye te forcave te armatosura brezin e ushtarakeve qe i kane marre gradat jo per shkak te aftesive te tyre profesionale por per devotshmerine e tyre politike ndaj ish drejtuesve te MM.

  6. mira says:

    epo i takon dhe kapterr ramiut te japi nje mendim ,ose te hedhe nje gure ne lum.

  7. Laberia says:

    Ik Coco Jumbo (Mr President), se do bejne brezat historine dhe do qeshin/qajne me lot kur te lexojne ke kane pas president !

  8. shefi says:

    edhe pse e dine qe nuk lidh dot breket e veta kete zoterine e lene kastile ne detyre per te justifikuar mosndeshkimin e krimit dhe korupsionin. rilindje jo llafe???????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje