Sudanezi ishte kthyer në udhërrëfyes për emigrantët që kalonin në Shqipëri

3 Qershor 2014, 09:33Politika TEMA

Një i ri nga Sudani ishte udhërrëfyesi për shumë emigrantë të paligjshëm që tentonin të kalonin përmes Shqipërisë drejt Malit të Zi e më pas në vendet e BE-së.

Muhamet Ali u merrte nga 400 euro emigrantëve nga Sudani e Siria.

Ai përdorte kufirin jeshil me Greqinë për të hyrë në jug të Shqipërisë.

Pastaj me mjete i përcillte bashkëatdhetarët e tij drejt Shkodrës, e më pas Malit të Zi.

Por Policia Kufitare në Gjirokastër kishte rënë në gjurmët e 44- vjeçarit dhe kishte zbuluar se ai nuk ishte thjesht një emigrant, por udhërrëfyesi i tyre.

Muhamet Ali ka rënë në pranga teksa shoqëronte dy shtetas nga Sudani, në afërsi të Nepravishtës në Gjirokastër.

1 komente në “Sudanezi ishte kthyer në udhërrëfyes për emigrantët që kalonin në Shqipëri”

  1. Gazi says:

    Po edhe keta nuk na len reheat ne biznes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje