Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, u takua sot me një grup ish- të përndjekurish politikë, me të cilët diskutoi dhe u prezantoi propozimet e reja për ndryshimin e ligjit për dëmshpërblimin financiar të tyre.
Në negociatat me ta, Veliaj vuri në dukje se propozimet e grupit të punës të kryesuar nga MMSR-ja, kanë si prioritet dëmshpërblimin e të gjithë ish të përndjekurve që jetojnë.
“Projektligji u jep prioritet në pagesa ish të përndjekurve politikë që janë gjallë. Njerëz si Islam Spahiu, sot 83 vjeç, përfitojnë më shpejt nga ndryshimet e reja dhe më vjen mirë që ata i përkrahin propozimet tona”, u shpreh ministri Veliaj, duke shtuar se ky projektligj do të kalojë në mbledhjen e të mërkurës të qeverisë.
Grupi i ish- të përndjekurve, disa prej të cilëve më parë ishin larguar nga greva e urisë duke e cilësuar atë si politike, e mirëpritën ndryshimin e ligjit, i cili bën të mundur një dëmshpërblim solidar, transparent, dhe jo-përjashtues. Projektligji i ri i jep përparësi në dëmshpërblim ish të burgosurve politikë që janë gjallë dhe trashëgimtarëve të radhës së parë, që janë në moshë të mitur në momentin e hyrjes në fuqi të këtij ligji.
Sipas këtij ligji, çdo fond vjetor ndahet në 70% për dëmshpërblimin e personave që janë në kategorinë prioritare dhe 30% për të dëmshpërblyer trashëgimtarët e ish të dënuarve politikë. Në grupin e përfituesve që trajtohen me përparësi përfshihen ish të denuarat politike gra, ish të dënuarit politik me moshë mbi 75 vjec, ish të dënuar që vuajnë sëmundje të rënda, ish të dënuar të cilët pavarësisht moshës kanë pasardhës në moshë të mitur dhe të gjithë ata që janë gjallë në momentin e hyrjes në fuqi të këtij projektligji.
Vlerësohet se numri i ish- të dënuarve politikë që janë gjallë sot është 2754 persona, mes të cilëve janë 117 gra.
Bravo Erion!
Ketu nuk mund te thuash bravo Erion, se Erioni nuk i jep leket nga xhepi i tij, ketu problemi qendron se po shperdorohen leket e taksapagueseve, dhe taksapaguesit nuk e kane zgjedhur qeverine te demshperbleje te denuarit, qe ne fund te fundit kane thyer ligjet e shtetit dhe tani shteti kerkon ti kompesoje,po ne emer te kujt? Le te hidhet ne referendum nje ligje i tille dhe ne se populli voton dakort, populli bolle pagoi per ta ne kohen qe ishin ne burg duke i mbajtur me buke e gjithshka tjeter,qe sigurisht kishte nje kosto mbajtja e tyre ne burg, por u dashka qe edhe tani tu jap para.
Cfare po flet o Ali, je jashte realitetit. Po flasim per njerez dhe familje qe kane vuajtur per nje fjale goje, pakenaqesi apo mendim ndryshe. Sot, ne ne kete vend, ate liri fjale e kane te gjithe, qe nga me idioti deri tek me i korruptuari dhe s’u hyn gjemb ne kembe.
Shume sakte : ata e kane ditur qe ligji i ndalonte dikur nje sere veprash . c’na plas trapi neve tani qe me ane te taksave qe ne paguajme te demshpreblehen burgaxhinjte e kohes se diktatures . Kjo qe po behet sot eshte nje poshtersi ne kurriz te taksapaguesve .
@ali
Perkrah komentin tend.
Ketu ne Gjermani, nuk mori as nje njeri te denuar ne DDR”demshperblim”, as perfitime dhe “merita”
Extra!!!
Rrumpalla shqiptare s’ka kufij!!!
Ish te perndjekurit “politike”, perfituan mbas 90-te shtepi falas, shkollim per femijet, iu rikthyen tokat-pronat (disave ne vlere pagese ku i kane marre OSE dhe do i marrin), kurse tani, kerkojne dhe pagese-demshperblim!!!
Se sa te denuar me te vertete polititikisht,kete e di shumica e shqiptareve.
Numri i dhene prej 2000 e ca personave SKA ASNJE BAZE TE JETE REAL.
Te perndjekurit e vertete,Politike, mund te numerohen me gishtat e dores.
-Une, para vitit 90 ne shqiperi, s’kam has ASNJE qe te bente propogante kundra Qeverise se ategershme dhe pastaj te kapej-denohej per Politike!!
Po, hane denuar Ballistet (qe per to te gjithe e dime se cfare Monstrash ishin dhe jane), jane denuar ATO qe kane tentuar te arratisen por, sinqerisht, a mund te quhen ato “Politike” !!!???
Kjo eshte Tema qe duhet diskutuar ne Shqiperi, dhe jo, aprovo dokumentat FALLCO qe kane dorezuar ca te “perndjekur politike”, dokunenta me te cilat duan te perfitojne tani dhe demshperblim!!!
I DENUAR POLITIKISHT, PSYSHISH, FIZIK KA QENE, PARA 90-tes, I GJITHE POPULLI SHQIPTAR DHE, TE GJITHE Shqiptareve U TAKON DEMSHPERBLIM!
O ali,kshu si thu ti i bje qe:mos te paguhen shtresat sociale”kush ja ka fajin qe jane semure te pamundur e te tjere”
pra,nese nje i aferm i yti ngelet sakat,ose lind me probleme mendore mos ta caje fort trapin njeri se kush ja ka fajin,kjo eshte llogjika jote
Duhet te jesh shume i vogel me sa duket,qe nuk mban mend se si erdhi demokracia ne kete vend,me gjak vuajtje dhe sakrifica,duke nisur nga te bugosurit,te pushkatuarit dhe te perndjekurit qe ju kundervune atij regjimi dhe deri tek studentet e 90′
pra ti thua,qe mos te kete opozite e demokraci sot,ata qe kane mendim ndryshe me pushtetin nuk duhet te flasin kundra se mund te shkojne ne burg dhe sja ka njeri ngene ti mbajme me buke me taksat tona,,,
Ndoshta mund te jesh i ri ne moshe por komunist dhe i prapambetur ne mentalitet….
Projektligj i bythes. Shko jepi leket te gjitheve,mos bej gam gam,jo po te paret keta,ose te dytet ata.
Eshte kollaj ti thuash nje Ministri qe ka arkat bosh jepi leket!
Nese do te shtrohej pyetja a dohen paguar ata njerez qe shteti shqiptar i ka denuar padrejtesisht, pergjigjia eshte e thjeshte, po.
Problemi qendron se sa duhen paguar, si duhen paguar, kush duhet paguar dhe kur duhet paguar. Pra nga nje ekuacion me nje te panjohur kalojme ne nje ekuacion me disa te panjohura dhe komplikohet problemi.
Problemi tjeter qendron ne faktin se kujt duhet ti merren keo para per tju paguar te ish te denuarve dhe ketu komplikohet me teper kur e dime se shteti shqiptar ka plot borxhe tashme, biles aq borxhe sa eshte problematike per tu shlyer.
Nje shtet duhet te garantoje te drejtat e individit, por si ne çdo demokraci, interesi i pergjithshem nuk mund te hipotekohet per interesa te nje grupi te vogel te shoqerise.
Ju lumte le te rine ata hajdutet ne greve,,,,vazhdoni punen se ata i ushqen sala me lulken me luge boshe.
Ku kavullnet politik,cdo gje regulohet,edhe ne te gjithe dallim fitimtare!
Po presim zbatimin tash!
Bravo qeverise socialiste!me kete qe po bene i dha nje shuplake fytyres saliut dhe zagarit te tij Lul Basha dhe atyre gjoja ish te perndjekurve te cilet nuk e bene kete greve kur sali legeni ishte 8 vjet ne pushtet.Ndersa saliu tani ja kerkon kesaj qeverie ne 9 muaj jete duke e lene vendin dhe financat e shtetit ne nje gjendje katastrofike.Turpi e mbulofte saliun dhe gjithe zagaret e tij.
hajt shum mire, ti hane me te shnosh
http://bit.ly/1pDushH
Po me bedriun cfare do besh mo erjon se ta ka lene Bamiri si morr bythe, se ti o djali po punon mire. I dolen dhe te palarat tani.
E bukur kjo,se pse me kujton filmin koncert ne vitin 1936. Veliaj luan rolin e atij plakut qe donte te prishte koncertin,hahahahaha…..
bravo erion… Je lider i pakrahasueshem! Hahahahaha sa trapa jane keta te sektorit te komenteve prane drejtorise se propagandes ne ministrine e bythelepirsave.
Zgjidhje prej qeverisesave te pergjegjshem ! Bravo !
O Ali!
Pavaresisht se ata kane thyer ligjin e kohes dhe kjo jo rralle ka qene e stisur dhe abuzive, shumica e tyre kane punuar neper miniera dhe vepra ndertimi dhe ne kushte te veshtira keshtu qe ata kane kontribuar me pune duke u shperblyer fare pak. Pra nuk i ke mbajtur as ti as une me buke. Keshtu qe demshperblimi u takon te pakten per punen qe kane kryer. Nuk eshte ky problemi.Problemi eshte tek ata pseudo te persekutuar qe po instrumentalizohen politikisht per te mbrojtur Salen & company tani qe po i ngushtohet laku .
Perse nuk i a kerkuan Sales demshperblimin ashtu si po kerkojne sot jashte cdo arsyetimi…?
Po kerkojne nxjerrjen jashte ligjit te Partive komuniste?
Atehere perse nuk u ngriten kunder Sales kur u bashkua me Hysni Milloshin( ndjese paste) per te nxjerre Lulin ne krye te bashkise ( mgjse edhe me te nuk i a doli por mashtroi me ristan pijanecin dhe hajdutin).
Te denojne Enverin. Ok. Por edhe ata qe kane qene pas prapanices se tij e kane qene per pushime me bijte e tij dhe e kane pasur per mburrje e privilegj fotot qe benin me ta!!!!
Ky eshte problemi i vertete i dashur Ali.
Mos flit ne ajer o zoti Ali! eshte e padrejte kjo qe po konsiston ti sepse une kam babin ish te perndjekur politike, ka kaluar rinine e tij pas hekurave per shkak te nje regjimi te semure enverist. Plot 15 vite zoteri, moshen me te bukur te rinise e ka kaluar pas hekurave, dhe perse? Donte thjesht nje jete me te mire dhe mjaftoi kjo deshire per ta rrasur ne burg per 15 vite, duke kaluar lloj lloj torturash makabre, pa ngrene e pa pire per sh dite, duke i trajtuar si skllever pune, te kishe qene ti do doja ta shikoja a do kishe duruar apo jo, po ti flet shume rehat sepse e shikon ne menyre shume subjektive dhe siperfaqesore. Pyet njehere ata qe kane provuar c’eshte vuajtja dhe marrja e viteve me te bukura te jetes ne ate menyre, pastaj dil ketu e komento! ?