Gaiani: Ndëshkoni zyrtarët e korruptuar, Italia ju mbështet për statusin

4 Qershor 2014, 11:14Politika TEMA

Ndëshkoni zyrtarët e korruptuar. Është kjo deklarata që Ambasadori Italian në Tiranë Massimo Gaiani i ka drejtuar autoriteteve shqiptare në një kohë kur Komisioni Europian ka rekomanduar dhënien e statusit për Shqipërinë. Nga qyteti i Shkodrës, diplomati Italian ka rikonfirmuar mbështetjen e Italisë për dhënien e statusit për Shqipërinë, por ka shtuar se duhen hapa konkretë në ndëshkimin e zyrtarëve të korruptuar.

“Të presim dhe të shohim kur të mblidhet Parlamenti i ri Evropian . Sigurisht një analizë e votës së Italisë ka qenë shumë pozitive, ka qenë një konfirmim në terma shumë të qartë të rrugës që Qeveria italiane do të bëjë, dhe në politikën e saj bën pjesë ajo e zgjerimit”, theksoi Gaiani

I pyetur  në lidhje me luftën ndaj korrupsionit dhe deklaratave të bëra për përgjegjësitë e zyrtarëve, Gaiani tha se Shqipëria duhet të ndjekë ligjet qoftë edhe me zyrtarët. “Drejtësia duhet të zbatojë ligjet e kjo më duket normale”, u shpreh diplomati italian.

Gaiani u shpreh me nota positive edhe përsa i takon luftës kundër narko-trafikut, duke theksuar se kapja e sasive të mëdha të drogës nga autoritetet shqiptare, tregon se shteti funksionon.

“Fakti që ka kaq shumë sekuestrime do të thotë se aksioni i autoriteteve funksionon. Pra, kjo është një shenjë pozitive dhe shpresojmë që ky aksion kundër këtij fenomeni që prek shoqërinë si në Europë edhe këtu të vazhdojë. Ajo që Europa pret është përmbushja e atyre reformave që ka kërkuar për Shqipërinë. Kjo është fondamentale, pastaj në çdo shoqëri ka njerëz që gabojnë, por ajo që analizohet është kapaciteti i një vendi për të permbushur ato reforma që duhen në rrugën drejt Bashkimit Europian”, theksoi Gaiani.

4 komente në “Gaiani: Ndëshkoni zyrtarët e korruptuar, Italia ju mbështet për statusin”

  1. Hej mor hheeeejjjjjj says:

    O Sale mos u merzit se ndonje leter erotike do ta dergoje zedhensja e PD kur te jesh i Kycur me burin tend te ardhshem Aldo Bare ne dhomen tuaj te gjumit 2 plus 3

  2. Kastriot says:

    Fillojeni me prefekten e vlores qe po shet 2000 euro nje vend pune duke patur te shoqin dhe shoferin sekser.

  3. khfjfijgbjhhiufsgurjifr anticensurë says:

    “…se duhen hapa konkretë në ndëshkimin e zyrtarëve të korruptuar.”
    a me të vërtet e ke,aaaa??
    po bie qeveria brënda ditës mor injorant!rase brënda ilirin,rrëzove ramën!!e rama këtë koqe ulliri se ha!ai me zorr e mori karriken ti thua ta lërë menjëherë!?
    hik mo lal,mo!!si di gjonak si funksionojnë këtu!!
    pa pisllik nuk rrohet dot!!të ndihmon për imunitetin!!

  4. edi says:

    po mor po mire e ke ti, po kush ti ndeshkoje se :http://bit.ly/1iVz1fV

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje