FOTOT/ Letra prekëse e vajzës që vdiq nga kanceri

5 Qershor 2014, 12:02Lifestyle TEMA
FOTOT/ Letra prekëse e vajzës që vdiq nga kanceri

Dean dhe Caroline Orchard e vuajtën shumë humbjen e vajzës së tyre nga kanceri.

Por ata nuk e dinin se do zbulonin diçka, që do i bënte të ndjeheshin më pranë 13- vjeçares Athena.

Pas pasqyrës në dhomën e gjumit, 13- vjeçarja kishte shkruar një mesazh sekret për prindërit dhe vëllezërit e motrat.

Në mesazh, ajo jep këshilla për jetën, teksa shkruan: “Çdo ditë është e veçantë, ndaj jetojeni në maksimum. Mund të prekesh nga një sëmundje vdekjeprurëse nesër, ndaj jetoje sa më shumë çdo ditë. Jeta është e keqe vetëm nëse e bën ti të keqe”.

Babai, 33 vjeç, thotë se nisi ta lexojë letrën, por iu desh të ndalonte, pasi ia theu zemrën.

Athena vdiq nga kanceri në kocka.

Britanikia ndërroi jetë përpara Krishtlindjeve.

Por edhe pse vuante, ajo nuk e humbi forcën dhe la një mesazh optimist për familjen.

“Lumturia varet nga vetë ne. Ndoshta kjo nuk ka lidhje me fundin e lumtur, por me vetë hitorinë. Qëllimi i jetës është një jetë me qëllime. Dallimi mes të zakonshmes dhe të jashtëzakonshme është kjo gjë e vogël”.

Athena la pas gjashtë motra dhe tre vëllezër.

“Lumturia është një drejtim, nuk është destinacioni.

Dashuria është e rrallë, jeta është e çuditshme, asgjë nuk zgjat dhe njerëzit ndryshojnë.

Nëse dikush u do, nuk duhet ta lini që t’ju rrëshqasë, sado e vështirë të jetë situata. Mos harroni se jeta është plot me ulje- ngritje”.

“Nuk është nevoja të qani sepse unë e di që ju do jeni krah meje,” shkruan ajo.

7 komente në “FOTOT/ Letra prekëse e vajzës që vdiq nga kanceri”

    1. Nina says:

      Boll me kete reklame tema

  1. Shqiptar says:

    E perjetshme Athena! Te qofte i lehte dheu.

    1. mendimi says:

      Fjale qe njerezit i kane haruar ti thone e ti mendojne, fjale qe te bejne ta duash me shume jeten, duke e haruar ne rjedhen qe te ze, e qe i thote kjo vajze ne kete moshe.Bravo. Zoti i dhente Paqe.

  2. Taqua says:

    Interesant jeta, gjynah por mund te thuhet se paska jetu me shume se sa shume jetojne sot ne 70 vite, te mbyllur e te kycur psikologjikisht, pa arritur kurre potencialin e tyre si njerez, duke u kthyer avash avash ne Zombie apatik e konsumues te rendomte.
    Ne Parajse ishalla, edhe pse nuk para besoj, por dicka duhet ti presi keta njerez.

  3. kolaqi says:

    MADHESHTORE. FALEMINDERIT ATHENA.
    (Prandaj anglezet jane tjeter gje.Ne humbasim ditet me malokerine,skraparlline,hajduterine,etj.)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje