Fshatrat turistikë/ Xhafaj përplaset me Lamen: Mos sill ligje kur nuk e di ç’po bën

5 Qershor 2014, 10:03Politika TEMA

Disa ndryshime ligjore për legalizimin e truallit në fshatrat turistike kanë sjellë një përplasje mes kreut të ALUIZNI-t, Artan Lame dhe deputetëve të mazhorancës.

Duke folur në Komisionin e Ligjeve, Lame tha se duhet legalizuar ky truall pasi bëhet fjalë për 12 deri në 14 mijë familje.

“Janë 6- 8 mijë qytetarë, të cilët që nga viti 2009 isin në ajër. Përveç këtyre 8 mijë qytetarëve, janë fshatrat turistike pa mrrëveshje. Në këtë kategori janë 3- 5 mijë njësi banimi. Kategoritë e tretë janë veprimtaritë joturistike në zonë turistike. Të tilla te ne janë rreth 10, me rreth një mijë njësi banimi. Të gjitha këto bashkë bëjnë 12- 14 mijë familje që presin zgjidhje,” tha Lame.

Por pikërisht shifra e përfituesve me variacion nuk i ka pëlqyer kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj.

“Si shpjegohet që ju i keni me fotografim ajror dhe dëshironi të bëni një proces dhe të hyni në një proces pa pasur një situatë reale prej jush,” tha Xhafaj.

Lame tha se nuk mund të bëhet me informacionin që ata kanë.

“Ose duhet të hapim arkivat nga fillimi për institucione që nuk ekzistojnë fare, ose,” tha Lame.

Pas kësaj deklarate, Xhafaj tha: “Epo mirë atëherë, po them që mo e sill këtë ligj nëse nuk je i qartë se çfarë je duke bërë. Pikë”.

8 komente në “Fshatrat turistikë/ Xhafaj përplaset me Lamen: Mos sill ligje kur nuk e di ç’po bën”

  1. hëm says:

    Nxirrjani për hundësh shtëpitë në plazh mbi truall publik. Vejani çmimin 100 fish plus interesat për vonesat. E gjejnë vetë ata ndërtuesin që nuk gjendet. Ose mos u merrni fare me to. Po kanë zënë tokat më të mira në bregdet, pasanikë legena që vjedhin shtetin në vend që të rrinë larg se sja kanë nevojën

    1. Raimond Vlonjati says:

      Ja ka futur mire Fatmiri ketij trapit

      1. Vita Velaj says:

        Ky eshte ligj shum i mir. Ti Fatmir mbylle gojen se nuk merr vesh.

  2. Aldo says:

    eee ja ka ndjere lezetin Lame fshatrave turistike qe kur ishte zv.minister turizmi…atehere ia ndjeu lezetin per ndertimet..tani do ia ndjeje per legalizimet e truallit…

  3. shqiptari says:

    po shoku revolucionar kinez, t’i shtypim gjakpiresit, borgjezet, pasaniket e mutit.
    O shoku hëm nam gam, dal se harrova, po cilet pasanike? ata qe kane blere nje shtepi 60 m2 ne breg te detit me kursimet e jetes? apo ndertuesit qe kane marre leket dhe nuk i lidh asgje me truallin? Te lutem sqaroje kete pune me udheheqesit e larte te Partise, qe te veprojme sa me shpejt!

  4. Pronari i tokes says:

    Une nuk marr vesh nje gje pse keta persona kane blere shtepi ne fshatin turistik. As ne afrike ku kemi shkuar me pushime fshatin turistik se kishte blere njeri ai perdorej nga agjensite qe e merrnin me qera nga shteti. Keto fshatrat te merren nga shteti dhe tu jepen perdoruesve me qera. Kush e ka paguar ndertesen ti kerkoje parate atij qe ja ka hedhur.
    1

  5. Gjenerali Bato says:

    Bravo Lame! Do kapesh prap nai lek tani me fshatrat turistike. Perpara! Rilindje!

  6. Ciu ciu says:

    I shpetoi burgut te Berishes duke u strukur ne PS atehere kur u arrestua kryetari i komunes Golem. Lame ishte i pari ne liste per ti vene prangat. Rilindje shpellaresh po me duket edhe kjo e sotmja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje