Një minë antitank është gjetur mëngjesin e sotëm në derën e një biznesi privat në Fushë-Krujë. Burime nga polica lokale bëjnë me dije se, sipër minës antitank është gjetur edhe një celular.
Ka qenë patrulla e policisë së Fushë-Krujës, e cila ka pikasur minën e pashpërthyer në derën e një biznesi që merrej me riparimin e biçikletave, i cili ndodhet vetëm 60 m larg rajonit të policies. Policia bën me dije se biznesi ku u gjet mina është në pronësi të shtetasit Bashkim Metashi.
Menjëherë në vendngjarje mësohet se kanë shkuar forcat xheniere, të cilët kanë bërë të mundur çaktivizimin e minës nëpërmjet shpërthimit të kontrolluar.
Mina antitank nuk ishte për biznesin e biçikletave , ajo ishte për Policinë e Shtetit si dhe veçanërisht për Didin që kërkon të hyjë në Lazarat. Imagjinoni se sa mina do t’u vihen barkdërrave kur të hynë në Krahinën Autonome të Lazaratit…!?