Rrëfehet “Marko nga Tropoja”: Filmi “Taken” më ka irrituar

6 Qershor 2014, 20:12Kulturë TEMA

Ai njihet sidomos për rolin e Markos nga Tropoja, në filmin “Taken” me aktorin e njohur Liam Neeson.

Historia e një ish- agjenti të CIA-s, që mbërrin në Paris për të shpëtuar vajzën e tij nga një grup trafikantësh shqiptarë, ka hasur në kritika nga shumë shqiptarë.

Por ç’mendon vetë aktori Arben Bajraktaraj, kosovari me nënshtetësi franceze, që ka luajtur rolin e Markos, që drejtonte bandën shqiptare?

Duke folur për Ora News, ai thotë se filmi e ka irrituar, por shton se nuk e dinte skenarin.

“Tek “Taken” kanë bërë një audicion të gjatë. Ka zgjatur procesi i përzgjedhjes shumë. Nuk kanë kërkuar njerëz vetëm aktorë, por edhe nga rruga. Unë kam bërë vetëm një provë. Ata kanë pasur një pjesë të punës time. Ju vihen etiketat aktorëve, se ky di të bëjë këtë dhe tjetri këtë. Na vendosin etiketa. Prandaj luajmë edhe filma të shkurtër, sepse ndryshe nuk do i përjetonim kurrë”.

“E shikojmë edhe nga kjo kornizë. Kur kam kaluar kinoprovën, nuk e kam parë skenarin dhe ishin marrë vesh axhendat dhe më dërgojnë skenarin. Kam pasur një irritim, natyrisht në fund e bëra zgjidhjen. Ata kishin parë gjithë ata aktorë të huaj dhe shqiptarë, pa problem do merrnin një tjetër. Kam luajtur dhe role të tjera, serbë, mercenarë të Afrikës së Jugut. Do mundohem t’i jap një ngjyrë tjetër këtij përsonazhi, thashë, dhe nuk di si e ka marrë publiku. Ata e kishin ndarë mendjen për të marrë shqiptarë,” tha Bajraktaraj.

I pyetur se pse është ky imazh për shqiptarët, ai thotë: “Nuk lidhet kjo me shqiptarët, lidhet me imazhin e ish- europianëve lindorë. Ndoshta filmi funksiononte se ishin tamam shqiptar. Pjesa më e madhe e aktorëve ishin shqiparë, prandaj ka funksionuar”.

51 komente në “Rrëfehet “Marko nga Tropoja”: Filmi “Taken” më ka irrituar”

  1. Joni says:

    Dmth “filmi ka funksionuar se ishin tamam shqiptare” dhe kjo dmth qe shqiptaret e luajten origjinal…aman mo aman ai eshte i ekzagjeruar dhe filmi doli tamam ne kohen me te keqe per shqiptaret ku europianet i shohin shqiptaret si mafioze te eger. Problemi nuk eshte pse na vune ne shqiptaret si rrembyes e mafioze, problemi eshte se ne filmin Taken cdo gje eshte e nxire per shqiptaret kur ne te vertete ashtu si ka te keqinj ka dhe shqiptare te mire si ne cdo vend te botes, por jo Taken paraqet vetem kriminelet me te ekstrem aty dhe asnje gje te mire per shqiptaret.

    1. safo says:

      Filmi nuk ka dalur tani por ka dy vjet qe ka dale, ai nuk ka pasur qellim te tregoje se si jane shqiptaret ne teresi por si jane ata qe i jane futur rruges se trafiqeve dhe kjo nuk eshte shume larg te vertetes pamvaresisht se mund te mos na pelqeje. Ku ka za nuk eshte pa gja-thote nje fjale popullore. A nuk jemi deshmitare i sa e sa vrasjeve ne shqiperi qe e kane burimin pikerisht tek ata prinder apo te aferm te irrituar qe u kane marre vajzen e tyre?

    2. ALBATROS says:

      Po rri o debil se CIA DHE USHTRIA AMERIKANE JANE KONTRABANDISTET ME TE MEDHENJ TE DROGES, QENIEVE NJEREZORE DHE TRAFIQEVE, U ZBULUA RINGU NE I MADH PERVERS NE ANGLI KU DHGE PRINCI BENTE PJESE QE BENIN SEKS ME FEMIJE DHE ASGJE NUK U BE, NE JEMI AJKE KRAHASUAR ME BANDAT AZIATIKE,AMERIKANE JUGORE,AFRIKANE APO ZHAMAJKENE,TURKE APO CECENEDHE KURDE, NUK NGELI EMRI I ZI PER NE SHQIPTARET, MAFIA ME E MADHE ESHTE ISRAELITE RUSE DHE ITALIANE

  2. raimond vlonjati says:

    Eh keta shqipot kur punojn me te huajt as qe e ruajne fare per azgje ….Nuk kane personalitet fare,
    Po te ishte ndonje kombesi tjeter do kishte protestuar
    Por shqipot jane njerez pa respekt per identitetin e tyre ndaj edhe na shajne ngado neper media e fima te huaj. ..

  3. LOLA says:

    po ore po mbulo mmmmmmm me shurre tashti ti futja kot se na mbushe mendjen

  4. SIT ..BACK ....AND RELAKS says:

    po mire o gjera qe kane ndodhur jane, pjese e surratit tone eshte dhe ajo histori. pse mos i di per burra te mire trafikantet shqiptare ne itali france belgjike gjermani hollande angli spanje etj. eshte nje ane e vendit tone. sa e sa filma jane bere me mafiozet italiane te sicilise, korleone-zet, Castellammar-ezet ne itali ne amerike e kudo. u ofenduan gje sicilianet apo italianet, jo se e dine qe ekziston si fenomen. mos bejme sikur shqiptaret jane me te pafajshmit e me puritanet ne bote. ne demtoi imazhin thone, a thua imaxhi jone krahasohej me ate te suedise apo zvicres.

  5. Rukja says:

    O njerez ic te mos ju vije keq,se kete imazh kemi neper bote,ju theme se ato qe kame pare dhe degjuar nga femrat e trafikuara qe ishin pjese e nje qendre reabilitimi dhe une isha punonjes social me kane shokuar te keqen e filimit,trafik i eger po nga shqiptaret,dhune fizike presion psikollogjik,dhe kercenim deri tef familjaret,cigare te shuahr ne trup dhembe te thyer deri edhe gjymtyre,femra te masakruar e te groposura neper male qe nuk dihet ku jane……Cfare doni me teper maloket e tropojes kane pushtuar Angline dhe jane bere grupe kriminale me rezikshemri te larte……

  6. Tarrasi says:

    Filmi eshte film pa asnje lloj realiteti megjithate ne na djeg miza nen kesule prandaj bejme lloqe.

    Do ishte mire te luftonim karaktere te tille ne jete ne cdo lloj menyre ajo eshte me e rendesishme.

  7. Euro Maloku says:

    Eshte shume domethenes edhe reagimi i aktorit:
    “Ka frike qe ka luajtur ate rol….”
    Vetem kaq besoj se mjafton per vlerat e filmit “anti-skipetar”

  8. dibrani says:

    ne te gjitha vendet e botes po te ndodhesh te vjen turp te thuash qe je shqiptar

    1. aldo says:

      Tani te vjen te thuash e ne Shqiperi, imagjino se cbehet jashte…

    2. Ervin says:

      Ik or idiot, identitetin shqiptar na e kane zili gjithe Bota, sepse jemi komb mijera-vjecar, te paret ne Ballkan, qe i kemi rezistuar asimilimit nga pushtuesit deri ne ditet tona. Pastaj drure te shtrember ka gjithandej.

      1. Kaon says:

        Ervin eshte e vertete i keni rezistuar asimilimit nga shqiptaret ngelet po ata kolone turq qe erdhet atehere, pa asnje ndryshim. Me thoshte nje dite nje evropian se sa shume zili u kane.. ? ?

        1. e njejta gje says:

          Edhe sikur ta marrim te mireqene kete qe thua ti atehere duhet te marrim si te vertete (jo me te mireqene) qe 70% e grekerve te sotshem jan turq dhe rraca te tjera te lindjes apo afrikes veriore?

          Si mendon ti nese duhet te dallojm rracat e atyre njerezve aty cfare sheh me shume? Pra si i dallon rracat e njerezve ti? Nese nuk e di historikisht gadishulli ballkanik ka qene vale mesymjesh te panumerta te popujve te ndryshem kryesisht te lindjes dhe afrikes veriore dhe eshte bere nje corap qe nuk e merr vesh i pari te dytin, dhe ti na ben etnologun ketu.

          Degjo nuk e di si beson ti, por po te them qe nuk te ben besimi fetar (cfare do lloj besimi) etnikisht i ndonje kombi te caktuar, keto gjera jane tashme jane te vjeteruara per evropianet.
          Gje tjeter eshte se evropianet nuk duan ndonje fe te catkuar, por nuk e perceptojne idene se besimi fetar te ben me komb.

  9. N Shabani says:

    E verteta eshte se filmi eshte i egzagjeruar ne fakt se ka shqiptare kriminele kjo nuk diskutohet kete e kam nga eksperienca personale kur desh na vrane hsjdutet shqiptar, na hyne ne shtepi na vodhen dhe desh na vrane se kishim para te huaja ne shtepi ja kishin dhene burrit per ti ruajtur se do ti conin ne Shqiperi por ne fund ata vodhen parate tona se te huajat i kishte fshehur mire vajza dhe ata nuk i gjeten dot. Ishin nga veriu, c’kishim parate tona ne sirtar, ora,varese, unaza ato i moren, jemi njerez te keqinj kjo nuk diskutohet por te keqinj kane edhe kombesite e tjera nuk kemi vetem ne. Persa i perket filmit eshte i egzagjeruar vertete sepse shqiptaret rrembejne vajza vertete por rrembejne shqiptaret qe jane pa perkrahje, ato qe ishin nga familje shume te varfera dhe kur i mashtronin duke u martuar dhe pastaj i detyronin te dilnin ne rruge.Ne asnje rast nuk ma merr mendja qe shqiptaret do te guxonin te rrembenin dy vajza Amerikane se e dinin rrezikun se cfare I priste nga FBI, ata nuk jane budallenj dine ku te futen dhe te mashtrojne.Bota na ka qef ne shqiptareve te na diskreditoje se ne nuk e mbrojme veten dhe te ngrihemi te gjithe te flasim dhe shkruajme ne media duke e mbrojtur dinjitetin tone por e mbajme sehir duke filluar qe nga gazetaret dhe deri tek intelektualet pa le politikanet ata as qe duan tja dine per reputacionin e vendit fare ata e kane mendjen vetem se si te fitojne parate.

    1. theatrical says:

      ju vodhen shume para?!

  10. tourkofagos says:

    filmi eshte nje rrealitet korrakesh,ashtu si dhe jihadistat mjekerrosh te Syrias,ashtu si dhe vrasesit e femrave apo femijeve ne shqiperi…..
    kjo eshte e VERTETA,kete marmidecpuaret e Zike arapit nuk e pranojne.!!

    1. Al says:

      Po kush eshte ky zikja o turkofag qe I drejtohesh gjithmone Cafe te ka here?.

  11. iliria shqiptare says:

    Ate filmin e ka sponsorizuar nji sllav.Mjafton kaq per te kuptuar qellimin e realizimit te atij filmi.Pastaj ne evrop njerezit jane si te narkotizuar nga mediat, i hane opinionet sagllam llokum.Si mendoni qe pas shfaqjes se filmit c’fare opinioni kane per shqiptaret?Qellimi i filmit ishte te prezantonte shqiptarin(per ta denigruar) e jo keqberesin ne pergjithesi.

  12. Edmond Krasi says:

    Ore idiot. Idiot te shitur per 100 euro je ti dhe krejt aktoret e tjere qe keni luajtur ne Taken 1 e 2 si dhe ata te tjeret (nga Kosova) qe luajten ne DOsja-K ne Belgjike.

    Paske mare 100 euro pa e lexuar skenarin o pis. Artist se jo mahi.

    Regjisori i Taken 1 e 2 (Luc Besson) eshte nje mik i Emir Kusturices, qe te dy jane pro-serb te ndotur e te tille te ndotur jeni edhe ju ‘aktor’, o paçavra.

    Dosja-K eshte film politik po ashtu, dhe eshte filmi me buxhetin me te madh ne kinematografine e Flandrias (pjeses veriore te belgjikes).

    Si ore idiota te ketyre dy filmave nuk u bete bashke per nje film per krimet serbe ne Kosove? shkoni nderroni emrat e i beni serbisht, se te tille jeni.

    1. Robert says:

      Po po ju te gjith armiq i keni!!!

  13. amerikano maloku says:

    une jetoj ne amerik prej 15 vjetesh dhe kame ecur mir me biznesin tim etj.nje dite punesova nje amerikan te ri me pyeti nga je nga albania i thashe o po i njoh une shqiptaret tha i kame pare tek taken kush e di sa femra ke shitur ti me tha qe ke arritur ketu

    1. SIT ..BACK ....AND RELAKS says:

      A LOT O THUAJ, KEEP AN EYE ON YOUR SISTA THUAJ SE TE SELLA NE CRAIGLIST.

    2. Al says:

      Po ti e mbajte ne Pune?

  14. fshatari says:

    ata donin vetem shqipetare . dmth fytyra e shqiptarit eshte e brishte dhe eshte pak a shume si nje krimineli? ky me duket e beri me keq sesa ishte .

    1. marin says:

      me vjen keq ta them, ky “aktori” ose eshte injorant dhe nuk di te shprehet, ose ka qene I droguar kur eshte marre ne interviste se mendimet qe shpreh jane capraz.

  15. taso kume says:

    @Edmond per sa i perket EMIR KUSTURICA eshte e vertet qe ka dale hapur si perkrahes te MILOSHEVIçIT dhe nuk me duket çudi qe BESSON DHE EMIR “KALLASHNIKOVI” te lobojne kunder SHQIPTAREVE dhe keta idjotet qe shiten per 100 euro thone nuk e dinim skenarin.

  16. R.Moisiu says:

    Intervistë me aktorin me permasa ndërkombëtare, Arben Bajraktaraj
    Bisedoi: Raimonda MOISIU
    21- 07- 2012

    Në fëmijëri dhe adoleshencën e hershme djaloshi nga Isniqi i Rrafshit të Dukagjinit teksa shkonte me bagëti në bjeshkët e bukura,eposi kreshnik dhe bukuria natyrore e tyre e lidhën ngushtësisht me letërsinë. Aty ndër bjeshkët do të lexonte shumë e do të njihej me historinë, adhuronte heronjtë që kanë bërë historinë, të cilët do të mbeteshin në kujtesën e djaloshit dhe do i ruante ato si “relike” të cmuara dhe idhujt e tij, udhërrëfyesë për të ardhmen e karrierës së tij. Aktori i mirënjohur dhe i talentuar kosovar Arben Bajraktaraj është bërë tashmë një aktor me përmasa europiane -i njohur për rolet e tij në pjesën e parë të filmit amerikan “Taken”, krahas aktorit të shquar, një nga yjet e Hollywood-it -Liam Nelson-dhe në dy seritë e “Harry Potter”. Victor Hugo që në ekzil kur shkroi veprën e tij romantike “L’Homme qui rit” (Njeriu që qesh) pasi u largua nga Franca në Angli. Novela do të botohej më 1869. Prej kësaj kohe tre regjisorë do të tentonin që këtë vepër – të cilësuar si “mrekullia romantike e Hugos” – ta shkrinin në shirit filmik. Herën e fundit një film i bazuar në rrëfimin e “Njeriu që qesh” ka qenë ai i regjisorit Jean Kerchborn. Dyzet e një vjet më vonë, regjisori tjetër francez Jean-Piere Améris i ka hyrë të njëjtës punë. E njëri prej roleve kryesore në këtë film – xhirimet e të cilit tashmë kanë nisur- është rezervuar për aktorin kosovar që jeton në Francë, Arben Bajraktaraj. ”Për mua roli i Hardquanonne është shumë i respektueshëm sepse është një personazh i rëndësishëm në novelë”, shprehet aktori i shquar Arben Bajraktaraj në këtë intervistë.

    Aktorët e njohur Gérard Depardieu, Emmanuelle Seigner e kanadezi Marc-André Grondin janë treshja e yjeve që përbëjnë kastën e aktorëve në filmin “The man ëho laughs”, premiera e të cilit pritet të jepet në fund të këtij viti ose në fillim të 2013-s.

    Për Bajraktarajn roli që ai portretizon në këtë film është karizmatik dhe ka një ndërthurje të drejtpërdrejtë me personazhet kryesore si Ursus, Gëynplaine, Sylvian e Comaberl.

    “Hardquanonne ka një lloj dualiteti me personazhin kryesor Ursus që luhet nga Gérard Depardieu dhe kjo më pëlqen”, shprehet Bajraktaraj.Në këtë intervistë të ngrohtë e mbresëlënëse aktori i shquar Arben Bajraktaraj rrëfehet për vete kolegët projektet e karrierën e tij. Për më shumë ndiqni bisedën.

    Raimonda Moisiu: – Sinqerisht, ju pershendes për këtë bisedë. Më tregoni dicka nga fëmijëria, rrënjët e origjinës dhe kush ka qenë idhulli, apo cilat fenomene ndikuan në shkollimin tuaj për t’u bërë aktor: nevoja, koha apo dëshira për një të tillë?
    Arben Bajraktaraj: Së pari ju falenderoj për interesimin e juaj, që të bëjmë këtë bisedë të përbashkët. Unë kam lindur dhe jam rritur në Isniq, një nga fshatrat e rëndësishëm dhe me një traditë të ruajtur në Rrafshin e Dukagjinit. Rrëfimet dhe historitë e dëgjuara në oda të burrave të fshatit tim, mënyra sesi ato shtjelloheshin, kodi i sjelljes dhe ritualet me elemente shpeshherë të ngjashëm me atë të përshkruar nga shkrimtarët antikë, vetë jetesa aty e mbushur herë-herë me rreptësi e tragjizëm, por edhe me ngjyra komike e absurditeti, përbëjnë mund të them brumin rrënjësor, i cili më përcjell në zhvillimin krijues.Në fëmijëri idhujtë e mi nuk ishin aktorët e filmave, por heronjtë e romaneve. Isha shumë i lidhur me letërsinë, ndoshta ngase babai im ka qenë profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe. Verës shkoja me bagëti në bjeshkët e bukura të Isniqit dhe kisha kohë me bollëk për të lexuar.

    R.M: – C’mund të më thoni për veten tuaj në mënyrë krijuese e profesionale? Nga jeta në skenë, rolet që keni interpretuar, lidhjen e fortë që duket se ka lënë kujtime të mira e të trishta?
    A.B: Aktori për instrument ka trupin e vet, andaj edhe gjëja më e vështirë në ndërtimin e një rruge krijuese është njohja e vetvehtes, pranimi i të metave dhe nëse është e mundshme tejkalimi i tyre. Por më e rëndësishmja është gjetja e fillit të sinqeritetit. Si në dramaturgji ku filli i kuq është damari kryesor për rrëfimin e tregimit, ashtu edhe në ndërtimin e një personazhi për një aktorë, filli i sinqeritetit vendos saktësin e sjelljes së një personazhi. Gjetja e fillit të sinqeritetit është synimi kryesor, gjithnjë duke kaluar fillimisht nga qasja fizike e punës.

    R.M: – Ju keni një reputacion të fortë si aktor në kinematografinë e filmit në Kosovë por edhe atë franceze dhe kjo duket sikur gjërat rrjedhin lehtë me rolet tuaja. Si ia keni dalë? Si shkon kjo me përzgjedhjen e roleve?
    A.B: Me punë dhe me mund, dalë ngadalë gjërat zhvillohen. Natyrisht, që nuk është lehtë kur je i huaj në një vend, por duhet fituar besimin e të tjerëve. Unë jam pothuajse në fillim të rrugës dhe më duhet të punoj shumë e më shumë për të ecur më tutje. Deri tani për shumicën e roleve kam pasur fatin të përzgjidhem përmes audicioneve dhe aty ka shumë faktorë që luajnë. Viteve të fundit gjërat kanë ndryshuar një çikëz, andaj edhe kam pasur mundësin t’i përzgjedh vetë disa projekte që më dukeshin më interesante.

    R.M: – Cfarë lloj personazhesh kanë qenë preferencat tuaja për të luajtur? Cila ka qenë personazhi tuaj i parë?
    A.B: Regjisorët shpesh më shohin në role të personazheve të ashpër dhe që kanë një të kaluar të rënduar. Mua kjo nuk më pengon,ngase në këso lloj rolesh mundësit e kërkimit janë të zgjeruara. Megjithëkëtë, roli im i parë në një film televiziv ka qenë në Slloveni dhe aty luaja një ëngjëll. Ndoshta nga pleqëria, nëse e mbërrij, një butësi prapë do afrohet…

    R.M: – Ju keni jetuar, dhe interpretuar role në Kosovë, Ballkan, por gjithashtu aktualisht interpretoni edhe në kionematografinë franceze. C’mund të na thoni për ndryshimin mes këtyre eksperiencave?
    A.B: Në të vërtet, nuk ka shumë rëndësi se ku punohet, por si punohet dhe më kë ! Ngase për të bërë një film të mirëfilltë është me rëndësi të kesh një skenar të mirë dhe një ekip të zotin për t’a punuar atë si duhet. Jo rastësisht Kubrick-u, thoste se filmi i tij pothuajse kishte përfunduar së punuari kur kishte bërë përzgjedhjen e ekipit ! Struktura e një ekipi xhirimi është shumë e përafërt me një strukturë ushtarake. Për të qenë efikas, urdhërat duhet të zbatohen shpejt dhe me saktësi. Në përvojat e pakta që kam pasur në Ballkan, kjo nuk ishte kuptuar ndoshta mirë sa duhet dhe ky ishte ndoshta ndryshimi më i madh që kam vërejtur. Megjithëkëtë, kjo në fund nuk do të thotë se një film europian ose amerikan është doemos më interesantë sesa një film i prodhuar nga ndonjë shtet ballkanik.

    R.M: – Ju jeni aktori filmi. Ju kemi parë të luani krahas aktorit të shquar amerikan Liam Nelson, pjesa e parë e filmit TAKEN dhe në rolet e filmit “Harry Potter”. Role këto tejet të realizuara nga Ju dhe impresive. C’mund të na thoni për këtë? Si e shihni veten nga pikëpamja tuaj në këto filma?

    A.B: Në të vërtet unë kam filluar aktrimin së pari në teatër, ku kohëpaskohe kthehem me shumë qejf edhe tani. Për t’ju kthyer pyetjes së juaj, së pari ju falenderoj për komplimentin e juaj. Për mua ato paraqitje ishin të shkurtëra dhe fokusi im ka qenë t’i punoj sa më mirë duke u bazuar në fizikusin e personazheve dhe duke u munduar t’a respektoj saktësin e situatave. Me distancë mund të them vetëm, që ka qenë e rëndësishme si përvojë pune përballimi me aktorë shumë të zotë dhe që doemos eksperiencat e tilla të punës kur edhe vlerësohen, ndihmojnë në fitimin e vetëbesimit.

    R.M: – Pavarësisht rolit që keni luajtur në filma, personazhi që ju keni interpretuar ka qenë i rëndësishëm. Sfida që jeni përballuar me intepretimin e tij nga jeta reale dhe në përshtatje me kohën e situatën. A keni gjetur hapësirë për të shpalosur talentin tuaj aty?
    A.B: Natyrisht që ndryshimi është i madh kur ke një rol, që pothuajse është prezent në ç’do skenë të filmit apo një tjetër kur paraqitja është shumë e shkurtër. Në rastin e fundit me rëndësi është të kuptohet mirë saktësia e situatës dhe dendësia e personazhit. Rregjisori nuk ka kohë që të mirret me ty, andaj duhet pasur kujdes dhe të përgatitesh me kohë, që në momentin kur vjen në radhë për skenë, përqendrimi të jetë në vend. Por edhe në paraqitjet e shkurtëra mund të ndodh ajo që ne aktorët e quajmë moment magjik, kur diçka del nga ne, pa ditur se atë e bartnim në vehte. Janë këto zbulime të rralla, që na japin adrenalin për punën e mëtutjeshme.

    R.M: – Shumica e skenaristëve dhe rregjizorëve kanë gjetur frymëzimin e tyre në letërsi, si Flaubert, Dostojevski,etj., akti i të shkruarit të një skenari, me trillimin e karaktereve dhe të shkruarit e dialogut. Pra shumë duan të jenë shkrimtarë dhe besojnë se janë të tillë.Pra a ndikon letërsia në kinematografi?
    A.B: Që nga hapat e parë të kinematografisë, lidhja mes letërsisë dhe filmit ka qenë gjithnjë e pashmangshme. Megjithëkëtë, të gjithë ata që kanë lexuar një roman dhe mandej kanë parë adaptimin e tij në film, sado i mirë dhe i fortë të ketë qenë ai, ndjehen konfuz. Ngase vet kodi i krijimit të këtyre dy arteve është rrënjësisht i ndryshëm. Filmat e bërë nga Visconti apo Godard-i bazuar në vepra letrare janë të fuqishëm dhe prekës, por kur lexon romanet përkatës, prapëseprapë një ndjenjë tjetër krijohet. Për mua, letërsia mbetet burim frymëzimi themelor, por në proçes e sipër pune duhet harruar, për t’u përqëndruar në kodin kinematografik të të punuarit.

    R.M: – Përsa ju pyeta më lart e lidh me : Jeni në proces xhirimi të filmit francez “Njeriu që qesh” sipas librit me të njëjtin titull të shkrimtarit të shquar Viktor Hygo. Si ndodhi që regjizori francez Jean –Piere-Ameris iu zgjodhi pikërisht Ju për rolin kryesor?
    A.B: Në të vërtet unë aty luaj rolin e Hardquanone-it, një nga rolet e rëndësishëm të filmit, por jo rolin kryesor. Jean-Pierre Ameris-i më zgjodhi pas një bisede që patëm rreth romanit të Hugo-së dhe natyrisht po ashtu rreth personazhit. Për mua ishte një kënaqësi e jashtëzakonshme të jem pjesë e këtij ekipi, që punon në adaptimin e një romani kaq të madh dhe të fuqishëm. Kur hyra për herë të parë në dekorin e ndërtuar për film në studio, u ndjeva sikur vërtet kisha shkel në një botë tjetër.

    R.M: – Si ndjeheni që do të luani krahas një prej yjeve të kinematografisë botërore si Gérard Depardieu,fitues i cmimit Oscar dhe i Palmës së Artë, dhe aktorëve të shquar Emmanuelle Seigner e kanadezi Marc-André Grondin?

    A.B: Është kënaqësi, por edhe përgjegjësi, si ndaj ekipit ashtu edhe ndaj vetë veprës filmike. Megjithëkëtë ajo çfarë peshon më së shumti është situata dhe raporti i personazheve, sesa njohja e këtij ose atij aktori. Para kamerës, ç’do aktorë, çfarëdo fame të ketë, është lakuriq me të mirat dhe me të metat e tija, ndryshimi qëndron vetëm në mënyrën sesi një aktorë përjeton dhe mandej zotëron situatën. Ishte fascinante për mua të ndjeja qasjen instiktive që ka Depardieu në punë dhe poashtu isha shumë i nderuar për këshillat shumë me vend që m’i ka dhënë.

    R.M: – Në kapacitetin tuaj si aktor vend të shquar zenë edhe rolet kryesorë në filmat “The woman Brushed off Her Tears, prodhim i tre shteteve; Maqedonia, Gjermania dhe Sllovenia, me rregji te Teona Strugar Mitevska. Unë veçanërisht do të përmendja: “Heroi” të Luan Kryeziut Çfarë ju ka tërhequr për realizimin e këtyre filmave me vlerë historike e kulturore? Përse tituj kaq intriguesë? Si kini arritur t’i realizoni?
    A.B: Xhirimet e këtyre dy filmave për mua kanë një peshë të veçantë, mbase edhe nga vetë fakti që xhiroheshin, të them ashtu afër shtëpisë sime (njëri në Kosovë, ndërsa tjetri shumicën e kohës në Maqedoni). Gjatë xhirimeve të filmit Heroi, ndjeja një peshë më të madhe emotive se zakonisht, me të cilën më duhej të luftoja pothuajse tërë kohën, për t’i mbetur besnik personazhit. Edhe vetë kushtet e xhirimit ishin jo më të lehtat nga ato që kam njohur, andaj shpresoj se puna në postproduksion të këtij filmi do të jetë e një niveli të duhur. Ndërsa për filmin “Woman who brushed off her tears”, sfida ishte të gjeja saktësin e personazhit duke folur një gjuhë, që nuk njihja pothuajse fare më parë (maqedonishten). Por puna me një aktore me përvojë të madhe si Victoria Abril mandej i bëri gjërat më të rrjedhshme.

    R.M: – Cfarë ju pëlqen dhe cfarë nuk ju pëlqen në punën tuaj?
    A.B: Më pëlqen thjeshtësia dhe kërkimi me djersë! E kam bezdi show-izmin dhe rrahëgjokësin.

    R.M: – Në ditët e sotme tradita dhe realiteti “përziehen” me vlerat fetare. Në opinionin tuaj si një aktor me përmasa evropiane, a ka ndonjë konfuzion që ndikon në marrëdhëniet njerëzore dhe ato ndërkulturore. Cili është ndryshimi ndaj të cilit kemi nevojë qoftë si individë ashtu edhe si shoqëri njerëzore?
    A.B: Deri tashi vonë, ishte puna dhe vlera e një vepre të krijuar, që bënin dikë të njohur. Vetëm pas një pune të madhe dhe të vlerësuar si të tillë nga të tjerët, dikujt mund t’i çeleshin rrugët. Tashi më duket sikur një fenomen i çoroditur ka zënë vend gjithandej, kur mjafton dikush të shihet apo të duket (të jetë vizibël në media) për t’u bërë i njohur dhe kur bëhet i njohur sikur s’ka më rëndësi sesi e bën punën, mjafton të jetë i njohur. Kjo është një përmbysje e vlerave dhe doemos do ketë dëme afatgjate nga kjo. Unë besoj në vertikalitetin e vlerave, jo vetëm në art por edhe në fushat e tjera, dhe kur kjo nuk ekziston më, spekulimi, injoranca e mediokriteti e kanë derën e hapur për çfarëdo!

    R.M: – A jeni zhgënjyer ndonjëherë gjatë karrierës? Pse? Nga kush?
    A.B: Zhgënjimet jo vetëm nga të tjerët por edhe nga vetja janë pjesë e jetës, me rëndësi është të mësoj nga zhgënjimet e kaluara për t’u ballafaquar më mirë me zhgënjimet e ardhshme. Ngase edhe këto të fundit, të pashmangshme janë.

    R.M: – Ndjeheni optimist për të ardhmen e kinematografisë kosovare?
    A.B: Po. Kosova ka gjithë ato gjëra për t’i shprehur, gjithë ato histori për t’i rrëfyer. Kjo ndoshta edhe do t’i ndihmoj vetë shoqërisë kosovare për të ecur me një barrë më të lehtë më tutje. Unë kam besim te krijuesit kosovarë se do e bëjnë këtë për së mbari. Por, sa i përket filmit nuk mjafton të kesh vetëm regjisorë me ide dhe aktorë me talent. Filmi është krijim kolektiv dhe si i tillë kërkon një bashkim njohjesh dhe kompetencash. Duhet të krijohen së pari ekipe të mirëfillta teknike dhe artistike, andaj mendoj se një bashkëpunim i mirëfilltë është mëse I domosdoshën në hapësirën shqiptare dhe më gjerë.

    R.M: – A ju ka rastisur ndonjëherë gjatë jetës të jeni takuar me ndonjë personazh real që ju keni pasur në rolet tuaja?
    A.B: Më ka ndodhur të takoj njerëz të caktuar qëllimisht gjatë proçesit të ndërtimit të një personazhi për t’u informuar rreth të kaluarës së tyre dhe perceptimit që ata kanë pasur gjatë përjetimit të situatave të ndryshme. Dhe i falenderoj shumë të gjithë ata për ndihmën që më kanë dhënë. Në të kundërtën, jo, ngase kur punoj në ndërtimin e një personazh nuk mendoj të reagoj sikur të isha dikush tjetër, gjithnjë ngelet reagimi im. Gjërat mund të jenë të përngjashme, por jo të njëjta. Atletizmi emotiv i Artaud-së për mua është më domethënës sesa “sikur”-at e Stanislavskit.

    R.M: – Cfarë ju ka mbetur peng që do të dëshironit ta interpretoni?
    A.B: Kam bërë shumë pak gjëra deri tani, janë gjithë ato role me të cilët do ballafaqohesha me trup e shpirt! Një aktorë s’ngopet kurrë me role…ndoshta në fund të karrierës, do të mund të flas më mirë për këtë.

    R.M: – Cfarë është dashuria për ju? Kur një burrë e ndjen se ka të tilla në jetë?
    A.B: Kur dashuria ikën, krimi s’është larg…

    R.M: – Hobi dhe pasioni tuaj?
    A.B: Letërsia,historia, bjeshkët…

    R.M: – Mesazhi tuaj për talentet e reja…
    A.B: Ëndërroni, por në mrekullira mos besoni ! Punoni…

    R.M: – Cfarë dëshironi të shtoni…
    A.B: I uroj popullit shqiptar që pas 100 vjetësh përgjysmimi, të jetë së paku 100 vjetë i bashkuar e i forcuar!
    Ju faleminderit

    Bisedoi:Raimonda MOISIU

    1. marin says:

      he moj dhe ti, nglel duke na botuar punimet e tua. Bej koment e na ler rehat me keto brockulla.

  17. merobaze says:

    Kosovari Arben Bajraktaraj duhet te pershendet qe ka sjelle ne kinema nje personazh kaq te gjalle te mafies shqyptare ne Bote. Fitimet e filmave TAKEN 1, pasuar TAKEN 2 me artist kryesor Liam Neeson kane sjelle fitime qe matet me qindra milione USD per producentet, investitoret dhe aktoret, prandaj edhe aktori yne Ben Bajraktaraj nuk duhet te kritikohet me patriotizem debil pa llogjike intelektuale nga shqyptaret dru me pre, sepse ne Boten e Artit te kinemase ekzistojne role edhe pozitive edhe negative dhe po te luhen keq filmat nuk i shikon njeri. Flitet qe po pergatitet varianti TAKEN 3 ku skenari zhvillohet kur banda e tropojaneve merr rrugen per ne SHBA per tú hakmarre ndaj agjentit te CIA-s Liam Neeson dhe pritet nga publiku kineast padurim qe te fillojne xhirimi i tij ne Bote, gje e cila do te thote fitime te tjera maramendese per pjesmarresit ne film dhe nje MERITE te vecante per kete sukes te jashtezakonshem ka edhe aktori yne i talentuar Arben Bajraktari.

    1. xheJ eN Bi says:

      Nastradin —

      Edhe gjirokastrit te ishe nuk do ta kishe mendjen te paraja, me hiqesh si njeri i artit.
      Njerzit e artit shohin primare realizimin artistik ,pastaj fitimin.

    2. safo says:

      Mos ja fusni kot kur thoni se pjesemarresit kane fitime te medha. Shqipetaret qe luajne role shqiptaresh jane figurante dhe marrin nje dite pune ashtu si dhe kaldaxhiu qe ndez kaloriferin. Kam qene figurant disa here ne filma dhe e di mire kete gje, fitimet nga xhirua merren nga producenti dhe nje perqindje aktoret ne perputhje me kontraten. Por figurantet jane me tonelata dhe jane te punesuar per nje apo disa ore apo dite dhe asgje me shume. Asnje figurant nuk e di se cili eshte skenari, atij thjesht i thuhet te beje dicka, psh te pije kafe ne tavline, te qelloje me grusht banakierin apo episode te tjera te vogla te cilat ne vetvete nuk perbejne ndonje art. Prandaj dhe quhen figurante. Keshtu, te akuzosh ca figurante te papune se pse luajten nje episod eshte nje gje e kote.

    3. Edmond Krasi says:

      o “merobaze” krejt problemi ne kete debat eshte fjala ‘sukses’. duket se ti dhe te tjeret jetoni ne boten e porno suksesit. filmat dhe ‘aktoret’ qe ti I quan te sukseshem jane te sukseshem ne masakrimin e imazhit te shqiptareve dhe per biznesin e atyre qe i bene. Dhe nese ti I bashkohesh masturbimit te ketij suksesi, ik o njeri e nderro emrin ne milloshevic, dacic, vucic… mere me vete arben barjaktarajn dhe ata te filmit “Dosja-K”, o te pa identit dhe te paturpshem.

  18. dritani says:

    Qe shqiptaret e kemi dhi neper bote kjo dihet por edhe ti Arben s’ke ngel mbrapa.

  19. arta says:

    Unë asnjëherë nuk ndihem inferiore se jam nga Shqipëria, kam treguar me punën dhe sjelljen time. Jam ndjerë mirë kur në bisedë me drejtuesen time më ka vënë në dukje: ti karakterizohesh nga morali i punës…dhe si unë ka shumë që u rritën me të tillë moral, që tregojnë solidaritet me të tjerët, që kanë vetëbesim dhe vlerësojnë të tjerët dhe vlerësohen nga të tjerët për meritat e tyre pa bujë e zhurmë. Mos përgjithësoni kur thoni se të vjen turp të thuash që je shqiptar, nëse ndjehesh kështu kërko të ndryshosh vehten që të tjerët të ndryshojnë mendim. Faleminderit për mirëkuptimin.

    1. Margarita says:

      Je e madhe arta. Te pershendes per ate qe ke shkruar. Jam dakord me ato qe shkruan dhe me duket sikur je vetja ime . Punoj ne Amerike. Kam respect te madh tek punonjesit dhe me nderojne pikerisht se jam shqiptare. Europa eshte pacavure per shqiptaret qofshin te varfer ose te pasur. Amerika eshte shpetimi I shqiptarve nga cdo e keqe.natyrisht edhe ketu ka shqiptare qe kerkojne te te bejne pisliqe, por fale ligjeve ne fuqi qe zbatohen me perpikmeri ata neutralizohen heret ose vone simbas politikes se policies dhe FBI.

  20. gent says:

    Demtimi i imazhit te shqiptareve prej filmit Taken eshte gjigand. Por te pakten do na kene frike.

  21. shqip hesapi says:

    Skenar muti,aktore muti =film muti

  22. Turpi me i madh ,dhe me pshtirosesh vetja kur kam pare ate film.
    Skenari eshte shume i sakte ,personazhet negative si gjithmone shqiptaret.
    Nen udheheqjen e sali berishes ,cdo tropojan i djathte ndihesh i fuqishem ne vdo fushe.
    Gjithashtu edhe tek ky film , mizerja shqiptare shfaqet edhe nji here. Nji popull drejt bastardizimit.

  23. 006 says:

    Mua me ka pelqyer filmi.
    Nga ana tjeter, pse filmi na e prishi imazhin ne? Deri te filmi kishim imazh te mire? Hajt me vari lesht.

  24. ..vetem majen e ajsbergut ke luajtur{se mediat japin me shume}.

  25. given says:

    Ky Marko krejt kollaj bahet deputet ne parlamentin e ardhshem. Filmi ashte i realizuar shume bukur dhe s’ka asgje per t’u ankuar. Po te xhirosh nje ore ne parlament gjuha dhe veprimet jane shume ma banale dhe te dhunshme se filmi. Mafia shqiptare ashte e te njetit kaliber me “eliten” politike parlamentare.

  26. Heart Of Europe says:

    ..sa here qe u them njerezve qe me pyesin se jam nga Shqiperia…
    fillojne e thone obobo …
    Taken this and Taken that. U them qe filmat mbeten filma, pamvaresisht se une nuk e kam pare e skam ndermend ta shikoj kete film.

  27. Billy says:

    Nuk ju duket reale qe jane tropojane ata shqipetare te filmit? Ne Bronx – NY- eshte e njohur qe shqipetaret -kosovaret- kane dominuar tashme mafjen italiane, zezake, portorikene etj.

  28. illyrians says:

    Qe shqiptaret mund te bejne shume te keqija, ashtu si cdo popull tjeter, kjo nuk ka dyshim. Ne nuk jemi as engjej por as djajte e botes. Por qe mafiozat shqiptare te rrembejne nje qytetare amerikane ne mes te Parisit, me duket me shume si fantashkence.

    Shqiptaret jane shquar gjithmone per trafikim dhe prostitucion femrash, kryesisht ato te Lindjes, por nuk e kuptoj perse duhet te rrembejne nje qytetare te nje shteti qe eshte me i fuqishmi ne bote, a nuk mjaftojne prostitutat e Lindjes??

    Pastaj, tek Taken 2, keta shqiptare “te cmendur” duan te hakmerren ndaj protagonisiti te filmit dhe ky lufton si “luan” i vertete dhe i vret te gjithe shqiptaret “e keqinj”..

    Kurse tek Taken 3, qe mendojne te bejne, banda e shqiptareve “mafioze” shkojne deri ne Amerike per tu hakmarre ndaj amerikanit te “forte”, por prape ky i mund dhe i vret te gjithe shqiptaret e “keqinj”..

    Keto jane budalliqe me thes, sepse eshte e pakuptueshme qe nje bande mafioze te braktise biznesin dhe te shpenzoje nje hale me leke per nje hakmarrje.. Mund te futet pa frike ne kategorine e filmave fantashkencore.

    Mbaj mend nje film te para disa viteve, film francez, ka mundesi qe regjisori te jete i njejte, ku disa police civile po shoqeronin nje kryemafioz shqiptar ne nje burg te nje qyteti tjeter, dhe banda e kapos mafioz shqiptar u ze priten policeve, per te liruar kapon e tyre shqiptar, dhe kercet lufta, ne nje magazine te madhe te braktisur jashte qytetit.

    Gjithe nata kaloi duke u perleshur policat “heronj” me shqiptare e “keqinj”, policat ishin te paket ne numer, nja 7 a 8, kurse shqiptaret sipas filmit mund te ishin nja 500.. Dhe ne fund policat vriten pothuaj te gjithe, nga keta shqiptaret e “keqinj” dhe ne mengjes mberrijne perforcimet por edhe shqiptaret mafioza “te keqinj” vriten qe te gjithe dhe kapoja mafioz shqiptar nuk arriti te arratisej.

    Zakonisht, kriminelet dhe keqberesit shqiptare jane perqendruar me shume ne Greqi dhe Itali, kurse ne France keqberesit shqiptare numerohen me gishta, sepse emigrantet shqiptare ne France jane shume te rralle. Me shume ka ne Greqi, Itali, Angli, Belgjike, Hollande.
    Kurse ne film, “kriminelat” shqiptare qe donin te lironin kapon e tyre ishin pa frike nja 500, ne mos me shume..

    Per te mos folur pastaj per faktin qe si aktor per te interpretuar mafiozin shqiptar, kishin zgjedhur nje… egjiptian. Apo turk. Por vec shqiptar nuk ishte, a thua se mbaruan shqiptaret per te bere nje rol ne nje film.
    Keshtu qe kur shef keta lloj filmash, nuk mund te mos te te shkoje ne mendje qe keto lloj filmash behen qellimisht per t’i nxjerre shqiptaret si njerez me bisht, si e keqja qe duhet eliminuar nga faqja e dheut.

    Te dy keto filmat qe kam pare une, nuk kane asgje koherente, qe t’i afrohet sadopak realitetit, sepse sic e thashe me lart, ketu nuk shtrohet pyetja qe ka apo nuk ka shqiptare te rrezikshem dhe mafioza, qe mund te kryejne cdo lloj krimi te frikshem, sepse e kupton edhe nje femije qe jo vetem shqiptari, por cilido popull ne bote mund te kryeje krime te frikshme, mjafton te kujtojme mafien italiane, qe kane arritur deri aty sa te shkrijne femije ne vaske me acid.

    Problemi ketu qendron tek koherenca, tek te dy keta filma nuk ka koherence, nuk ka llogjike, aresye, sepse tek filmi qe permenda me lart, ne perleshjen midis policise dhe mafiozave shqiptare, keta ishin nje ushtri, nje batalion dhe nje ushtri te tille zor se mund ta mbledhe bashke edhe Kamorra napoletane, qe mendohet te kete me miejra ushtare.

    Pa permendur pastaj qe beteja zgjati gjithe naten, po perforcimet ku ishin, pse nuk vinin?
    Kurse tek filmi Taken, sic e permenda me lart, nuk hyn fare llogjika, sepse nese une mafiozi me banden time merrem me prostitucion me femra nga lindja e Europes, perse duhet te rrezikoj duke rrembyer nje qytetare amerikane, nuk me mjaftojne te ardhurat e bollshme nga ky biznes??

    Dhe me e rendesishmja, ne France prostitucioni nuk eshte njesoj si ne vendet e tjera, si psh ne Itali, Greqi, Hollande, Belgjike, Angli, etj. Ne France shfrytezuesi nese kapet ne pranine e nje prostitute, qofte edhe duke pire kafe ne lokal, denohet menjehere, pa gjyq, sepse ne France vlen gjykimi siperfaqor.

    Mesa kam degjuar, shumica e shqiptareve qe kane vajtur me prostituta ne France, ose jane kapur shume shpejt, ose kane ikur nga syte kembet pas pak ditesh, sepse ka ligje super te rrepta. Nuk eshte si ne Hollande psh, ku shfrytezuesi mund ta shoqeroje prostituten deri tek vendi i punes dhe nuk do t’ia dije njeri. Jo jo, ne France te kepusin ne mes, sapo te shohin ne shoqerine e nje prostitute, nuk pi uje as deklarimi mbrojtes i vete prostitutes, qe gjoja personi qe ka ne krah nuk eshte shfrytezues.

    Pra, me te gjitha keto te dhena, kur shef nje film te tille, nuk mund te besh gje tjeter vecse te qeshesh.. Dhe nuk do shume mend te kuptosh qe ai regjisor qe ben filma te tille, e ka nje aresye te forte, jo thjesht per te nxjerre fitime..!!!

  29. agostin says:

    “Realiteti eshte me i forte se zbukurimi”.Na pelqen apo jo, eshte diçka tjeter,por pjesa me e madhe e filmit i perputhet realitetit te kriminelve shqiptare,por jo te shqiptareve.Nuk kemi perse te mbrojme kriminelet ne emer te “Patriotizmit”,deri sa dhe sot e kesaj dite dihet se çfare vazhdojne te bejne keta lloje kriminelash .Shihni tonelatat e droges, dhe prostitucionin qe bejne keta tipa,dhe pastaj filloni ti mbroni,ose te shani te tjeret.

  30. Tropoja says:

    Ne emer te “Patriotizmit” nuk mund te mbrohen kriminelet. 8 vitet e pushtetit te Berishes ishin ato qe e treguan qe shteti rriti nje mafje nga Tropoja me kryemafjozin Sali Berisha (Grupi Çitelia). Kjo na tregoi neper bote se ne jemi te gjithe bandite me ne krye banditin Sali Berisha.
    Vitet e sundimit te tij ishin vitet ku shqiptaret nga Tropoja permenden per keq, filmi Taken, si edhe libri i fundit i Harry Potter. Edhe sot Shqiperia duket se nuk shkeputet dot nga kjo mafje. Po te shihen nga syte e te huajve veprimet e sponsorizuara nga PD (Sali Berisha) dallohen qarte se ne po ju themi se nje pjese e Shqiptareve (kryesisht Tropojane) jemi mafjoze, por edhe keta te tjeret jane po aq mafjoze sa ne (kuptohet nuk jane aq ne gjendje te luftojne mafjen e instaluar na Berisha). Pra te gjithe Shqiptaret jane mafjoze. Pra ky kryebandit nuk ishte edhe kaq i keq dhe mund te harrohet sic u harrua per 97′ dhe vjen ai apo dhendri i tij ne pushtet. Shqiptaret nepermjet veprimeve te ketyre majozeve te mbeshtetur nga mafjoze te tjere jashte edhe brenda mund te harrojne por BOTA jo nuk harron, ajo te ve etiketen, natyrish neve na vjen keq. Por ne nuk duhet te HARROJME qe mos te ndihemi KEQ neper BOTE.

  31. katarakti says:

    A e lexuat ate lajmin se si mijera fansa ne internet pershendetin dhe kendojne kengen rap te krimineli Alket Rizai. Disa “patriote te qametit” do te thone se mire bejne se eshte kenge kunder grekeut. Po atij qe nuk i jepnin nuse nese nuk vidhte, apo ai qe koke linte dhe koke sillte kur grabiste, kishin ndonje pune me grekun?! Per kaq pak qe jemi si popull kemi nje proporcion te tmerrshem te kriminalitetit dhe prostitucionit. Saqe jemi bere me nam ne bote. Sikur te ishim 1 miliard kineze. Prandaj ndofta disa na kane inat, por ne shumice e meritojme kete nam.

  32. kosova says:

    Tash edhe filmat po na pengojn. Secili shqiptar le ta pyet veten qka kemi bo personalisht per imazhin ton neper bote? Ne nkosove thojm” merre njonin e mshoj tjetrit”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje