Del në treg libri i pestë i gazetarit Xhovani Shyti
“Rreth këtij komploti diplomatik, nuk është bërë e ditur asgjë më shumë, nga sa u përfol, gjatë atyre ditëve. Edhe sot, nga shteti shqiptar, diplomati i huaj i ndodhur në qendër të kësaj veprimtarie subversive, konsiderohet i vlerësuar me disa tituj, si edhe me medaljen më të lartë të nderit, kurse në arkivat e shtetit, që ai përfaqësonte, dosja e cila mban brenda saj fletët e këtij skandali ekziston me dedikimin: kontribut i veçantë i ambasadorit në favor të vendit të tij…”.
Fragmenti i mësipërm është pjesë hyrëse e librit: “Pabesia e një ambasadori në Tiranë”, të porsahedhur në treg. Autor i tij është gazetari Xhovani Shyti, për të cilin, publikimi i ngjarjeve reale, që përbëjnë subjektin e librit, është: “Kontribut modest për’t’i aktivizuar bashkëkombasve ingranazhet e bllokuar të kujtesës historike”, sikurse citohet në faqen hapëse të tij.
I përbërë nga dy pjesë, njëzet e një kapituj dhe një arkitekturë funksionale, ngjarjet e përmbledhura në rreth dyqind e pesëdhjetë faqe, përveç të tjerave, kanë si mbështetje faktologjike shtatëdhjetë e tre burime referuese, të përzgjedhura, nga autori për të qenë akselerator të të vërtetës së risjellë në vëmendje.
“Skena dhe prapaskena”, “Romë- Tiranë- Bruksel– Uashington”, “Bisedat sekrete”, “Pabesia e ambasadorit mbi shpinë të shqiptarëve”, “Kush i’a ngriti grackën kryediplomatit?”, “Presidenti shqiptar dekoron ambasadorin e pabesë”, janë vetëm disa nga titujt e kapitujve përbërës të librit, në faqet e të cilit ndër të tjera lexohet:
“Zërat dilnin prej shiritit ngjyrë kafe, që vazhdonte të shturitej qetësisht, njëtrajtshmërisht, pa u ngutur nga mezipritja e dëgjuesve që të grumbulluar rreth tij ndiqnin sy e vesh timbret karakteristike të zërave të dy bashkëbiseduesve të përgjuar. Njëri kryediplomat i një ambasade të huaj në Tiranë dhe tjetri shqiptar. Jo një shqiptar i zakonshëm, por një politikan i rangut të lartë…”.
“Pabesia e një ambasadori”, është libri i pestë i autorit Shyti dhe i treti i kolanës “Ditari i gazetarit”, që përmbledh librat: “Vota të lira, vota të vjedhura” dhe “Ditët e frikëshme të vitit ‘97”. Përveç tyre autorësinë e të njejtës firmë mbajnë edhe librat me tregime “Qentë bastardë” dhe “Punë spiunësh”.
Tani ose na e përmendni si ngjarje që të ftillohemi ose kot keni harxhuar kohë dhe vend në faqet e Temës…
Po se mos vetem nji ambasador eshte keshtu si e pershkruan autori i librit.Te gjithe ambasadoret kudo kujdesen per interesat e vendeve te tyre ne kurriz te te tjereve.Kush mendon ndryshe eshte naiv.Ambasadat jane qendra te grumbullimit dhe percjelljes se informacionit…e thene troc Spiunazh.
Po ku ke qene o patrioti yne beratas se na mori malli.Te lumte per librin nga titulli duket per se mbari dhe besoj se do jete i forte.Do ta ble me njehere.i madh je.suksese….
Ky liber ka dite qe ka dale.Une kam blere tek adrioni.Me terhoqi titulli dhe e bleva. Nuk u zhgenjeva kur e perfundova se lexuari me nje fryme.Ja vlen dhe per mua ishte befasi.Gjej rastin ta falenderoj autorin Shyti per sjelljen e te tilla temave qe kerkojne guxim dhe talent.Jua rekomandoj ta blini njerez.Na duhet ti mesojme te vertetat dhe ti mbajme ne mendje.
pse nuk thote nese eshte ambasador apo ambasadore!!!
Me falni po kte vetem turkofao im munet me e kuptue
Pse nguteni o te ngutur,nuk e kuptoni se nuk mund te thuhet permbajtja e as emri i ambasadorit se ckuptim ka pastaj qe ta blejme librin.E ka thene ne titull z,Shyti, kaq mjafton.Urime autorit!