Ambasadorja çeke Branislava Tomasova vlerëson se klima emotive që shfaqet cdo të enjte në Parlament, nuk është ajo që pret Bashkimi Europian nga klasa politike shqiptare, në prag të vendimit për statutin. Për ambasadoren çeke, duhet frymë konstruktive, pasi edhe pse vendet anëtare i marrin vetë vendimet sinjalet që përcillen përmes mediave ndërkombëtare mund të ndikojnë negativisht.
“Autoritetet tona po e lexojnë rekomandimin që u publikua dy ditë më parë, ne po e studiojmë këtë raport dhe jemi në procesin te vendimmarrjes. Ne si Ambasadë jemi duke pritur vendimmarrjen dhe gjithashtu duhet ta dini se ne e vlerësojmë mënyrën e të bërit investime në një vend, dhe e vlerësojmë mbajtjen dhe mbrojtjen e investimeve në një vend të caktuar, akoma nuk është dhënë një mendim nga Republika Ceke, por në momentin që do jepet do e bëjmë të ditur”, tha Ambasadorja Tomasova në intervistën për News 24.
Kemi shpresa për statusin në 23 qershor?
Sigurisht që ajo që shikohet të enjteve në Parlament, nuk është ajo që natyrisht Bashkimi Europian pret. Janë ditë të rëndësishme dhe politikanët duhet të shprehen të ndërgjegjshëm në këtë pjesë. Edhe media ndërkombëtare po e ndjek shumë ngushtë këtë proces, unë rekomandoj shpirtin kontruktiv dhe nëse ka sinjale negative në këto media mund të ndikojnë negativisht.
Grevat e urisë dhe situata politike a ndikojnë tek skeptikët?
Në fakt shtetet e ndjekin ngushtë përmes skuadrave të tyre eksperte se cfarë ndodh në vend, dhe ne kemi raport nga Komisioni përsa i përket statusit në vend. Në fakt vendet anëtare i marrin vetë vendimet e tyre, në bazë të informacionit personal që kanë për vendin, por klima që është në vend, dhe klima emotive ne Parlament, nuk është mirë përsa i përket lidhjes me statusin. Polarizimi i shoqërisë e dobëson procesin e integrimit dhe kjo është thënë dhe më parë në media. Vendet anëtare e njohin mirë situatën në vend, por nëse vendi vetë (Shqipëria) dëshiron të ecë përpara shpirti konstruktiv duhet të mbizëtërojë.
Mesazh për politikanët?
Ju lutem mendoni kryesisht për të mirën e vendasve dhe të popullit dhe të vendit tuaj.
kujt ja thua ? mendojn vetem xhepin e tyre