PS-PD në të njëjtën “llogore” për statusin, por jo për reformën territoriale

7 Qershor 2014, 12:38Politika TEMA

Qeveria dhe opozita janë optimiste për marrjen e statusit të vendit kandidat, ashtu sikundër rekomandon Komisioni Europian, brenda muajit Qershor. E ndërsa dhënia e statusit konsiderohet e vonuar për Shqipërinë, palët politike vlerësojnë se në bazë të rekomandimit të dhënë nga Komisioni Europian, asnjë nga vendet anëtare të BE nuk mund të gjejë arsye pse nuk mund të jepet statusi tani. Por ndërsa janë në të njëjtën gjatësi vale në lidhje me statusin, palët ndahen dhe kanë qëndrime krejtësisht të kundërta në lidhje me reformën territorial, e cila pritet të përmbyllet dhe votohet në Kuvend brenda këtij sesioni parlamentar që përmbyllet në fundin e muajit korrik.

Statusi

Ministri i Shtetit për Çështjet VendoreBled Çuçi shprehet optimist në lidhje me marrjen e statusit të vendit kandidat në fund të muajit qershor. Ndërsa e konsideron tashmë procesin më shumë administrative, ministri Çuçi beson se çështjet burokratike janë tejkaluar qysh në muajin dhjetor të 2013. Optimizmin për marrjen e statusit, ministri i Shtetit për Çështjet Vendore e lidh me optimizmin që shfaqi në Tiranë Komisioneri për Zgjerimin Stefan Fule, të cilin e konsideron një njohës shumë të mirë të Shqipërisë. Përsa i takon atyre vendeve që u konsideruan skeptike, duke refuzuar dhënien e statusit qysh në Dhjetor të 2013, Çuçi thekson se në këto muaj është punuar fort me këto vende.

“Kryeministri Rama ka zhvilluar vizita dhe takime shumë positive me homologët e tij, Kandelaren e Gjermanisë dhe Kryeministrin e Hollandës. Po kështu javën e ardhshme, Kryeministri do të zhvillojë vizitën zyrtare në Paris”, theksoi ministri Çuçi.

Optimizëm për marrjen e statusit të vendit kandidat shpreh edhe Kryetarja e Komisionit për Integrimin Majlinda Bregu

. “Kam shumë shpresë dhe besoj se në muajin Qershor në datat 23 apo 24 Këshilli Europian do të japë një përgjigje positive. Kjo është hera e tretë që Komisioni Europian rekomandon dhënien e statusit dhe shpresoj që të jetë e treta e vërteta. Mendoj se Shqipëria në këtë proces është e vonuar, pasi statusi duhej të na jepej qysh në muajin Dhjetor. Them këtë pasi në këto muaj të qeverisjes Rama nuk u ndërmorr asnjë reformë e madhe, e cila nuk ishte realizuar deri në Dhjetor të 2013”, thekson ish-ministrja e Integrimit.

Ndërkohë që referuar rekomandimit të Komisionit Europian, Bregu shprehet se ai është më i miri për faktin se asnjë nga vendet nuk mund të gjejë arsye apo shkaqe sepse Shqipëria nuk meriton statusin. Por në të njëjtën kohë, Bregu thekson se në këtë raport Qeverisë i është lënë një detyrë madhore, gjithëpërfshirja dhe dialogu politik me opozitën.

“Dialogu nuk është një fjalë që qëndron e varur diku, që mund ta kapë njëra palë dhe të thotë e kapa. Dialogu është konkretizim veprimesh për të cilën ne si opozitë jemi të gatshëm. Këto muaj kanë treguar se ne nuk kemi gjetur sebepe, nuk mund të na akuzojnë se jemi sjellë në mënyrë jo konstruktive, pasi ne kemi bërë detyrën tonë si opozitë”, thekson ajo.

Reforma Territoriale

E ndërsa për statusin palët janë në të njëjtin pozicion, ato shfaqin qëndrime krejt të kundërta në lidhje me reformën territorial, e konsideruar një nga reformat më të mëdha në vend. Për opozitën kjo reformë bëhet për qëllime elektorale, ndërkohë që për Qeverinë, e cila ka në mbështetje edhe përfaqësuesit e institucioneve ndërkombëtare dhe donatorët, kjo reformë synon vetëm të përmirësojë shërbimet për qytetarët dhe gjithashtu të ketë një kontroll më të mirë të territorit. Ish-ministrja e Integrimit Majlinda Bregu e konsideron reformën territoriale jo si një nga kërkesat apo kushtet e BE, ndërsa shprehet se ajo që kërkon BE është reforma në drejtësi, për të cilën ne jemi të gatshëm të angazhohemi.

“Nuk kemi kërkuar të diktojmë gjë në reformën territoriale, por ajo që kemi thënë është se kjo është një reformë elektorale, sepse bëhet në prag të zgjedhjeve vendore. Nëse mazhoranca do të miratojë një reformë sepse ka numrat në Kuvend apo se i ka bërë numrat, kjo nuk do të thotë se është konsensuale”, theksoi Bregu.

Ndërkohë ministri i Shtetit për Çështjet Vendore Bled Çuçi thekson se realizimi i kësaj reforme është një detyrim që politika i ka shqiptarëve.

“Kjo reformë bëhet të rritet cilësia e jetës së qytetarit. Këto janë reforma që bëhen për të administruar sa më mirë paratë që mbledhim nga taksa-paguesit shqiptarë, për të mos i çuar për të shëndoshur portofolët e adminitratorëve lokalë, por për shërbime për njerëzit. Në vitin 1990 zgjodhëm të qeverisnim ndërmjet decentralizimit dhe mbajtëm të njejtën strukturë territoriale të para viteve 90, e cila ishte krijuar për t’iu përgjigjur një modeli krejt tjetër të organizimit të shtetit që ishte mbi bazën e kooperativës bujqësore dhe qyteteve”, tha Çuçi.

3 komente në “PS-PD në të njëjtën “llogore” për statusin, por jo për reformën territoriale”

  1. leo england says:

    Duhet te mesoni se u denuat nga populli o surrat kale dhe te dini si duhet te punoni ne opozite. Dialog nuk do te thote qe po nuk jeni ju dakort nuk duhet bere asgje. Kaq idiote jeni sa I bini fyellit ne nje brime. Edhe burrat jane merzit me nje brime e po kerkojn brima te tjera po tek ti vec ndonje te tredhuri nuk vjen njeri me ate fytyre qe ke ti dhe Jozi spiunja. Mund te afrohel kjo lulzime lesbikja apo Edi Pa loqe po nuk ju kenaqin dot. Edhe Jari me pampers mund tju vij rrotull po qe se ja merrni ju me dore se ai osht I paralizum.

  2. vetereani says:

    bravo z.cuci mos u merrni me pedera vazhdoni reformat punen tuaj ka kush e vlerson.

  3. Tarras Bulba says:

    Per ke opzite thua se eshte optimiste me marjem e statusit, nuk e dhikoni si vepron kjo opzite me kriminelin dhe hajdutin basha te cilet cfare nuk po bejne qe tte mos tamarim, futen ne greve ata dhe ato ndyresira, gjithashtu futen gjoja ish te perndjekur qe jane byth lipirasit e dy B ve , lulzime berisha shkon ne Gjermani gjoja per loping , po edhte e vertet qe po bene loping qe mos ta marim , por nje gje duhen ta dine keta sali basha dhe lulzime berisha si ta marim statusin edhe mos ta marim , keta dy B do te denohen per krimin e. 21 Janarit, per shitjen e detit , per vjedhjet e ruges se kombit, per Gerdecin e shume te tj .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje