“Shqipëria e meriton statusin e vendit kandidat në BE dhe Suedia do ta rikonfirmojë votën pro, të cilën e kemi dhënë dhe herën e kaluar (në muajin dhjetor 2013)”.
Deklarata u bë nga Ambasadori i Suedisë Patrick Svensson nga qyteti i Fierit ku ishte i pranishëm bashkë me ministrin e Shtetit për Çështjet Vendore Blendi Çuçi dhe Këshilltarin e Kryeministrit Fate Velaj në ceremoninë festive në kuadër të Ditës Kombëtare të Suedisë.
Nën moton “Europa fillon nga shtëpia ime”, Ambasadori Svensson, ministri Çuçi dhe Këshilltari i Kryeministrit Fate Velaj zhvilluan me të rinjtë e Qendrës Rinore “Epoka e Re”, një diskutim mbi integrimin e vendit në Bashkimin Europian dhe mbi reformën territoriale.
rrofsh, po me duket se do me na e fut Gjermania
http://bit.ly/1io2fYb