Bushati: Asnjë nga vendet anëtare të BE nuk ka dhënë sinjale për bllokimin e statusit

6 Qershor 2014, 17:21Politika TEMA

Asnjë nga vendet anëtare të BE nuk ka dhënë sinjale për bllokimin e statusit të kandidatit për Shqipërinë në 23 qershor. Këtë e konfirmon në një intervistë për Ora News, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, i cili e sheh vendin në kushte të favorshme për të marrë një “po” edhe nga ministrat e Jashtëm të unionit.

Raporti i komisionit ka vetëm dy ditë që është publikuar, nga fundi i javës tjetër do vazhdojnë diskutimet në të gjithë strukturat e BE, për të përfunduar me Ministrat e Jashtëm me datë 23 dhe më pas me kryetarët e shtëteve me datë 27 qershor. Deri tani komunikimi ynë si Shqipëri ka qenë në kushtet kur nuk kishte dalë raporti i KE, por mbi bazën e reformave të ndërmarra. Mbetet të shikohet qëndrimi jo thjesht i 5 vendeve, por i 28 vendeve. Është momenti zyrtar dhe jemi në një fazë cilësisht të ndryshme. Procesi i komunikimit me vendet anëtare do vazhdojë. Në këtë moment që flasim sëbashku ju them me përgjegjësi të plotë që nuk ka asnjë vend anëtar që të ketë shprehur një pakënaqësi ndaj argumenteve, fakteve dhe konkuzioneve të KE” tha Bushati.

Zgjedhjet në PE kanë shtuar frikën e ndikimit të eurospektikëve, por për kryedoplomatin shqiptar, BE ka vetëm një rrugë, zgjerimin. Numri një i diplomacisë kërkon sërish konsensus politik, për të ecur më shpejt drejt Brukselit.

I pyetur për një nga çështjet më të nxehta në raportet me Greqinë, ministri Bushati tha palët po punojnë ende për opsionet që do çojnë drejt një zgjidhje, duke shtuar se adresimi tek Prokuroria e Përgjithme për marrëveshjen e firmosur nga qeveria e shkuar, nuk është presion ndaj opozitës.

Me Greqinë ne kemi disa çështje të cilat kërkojnë zgjidhje, janë çështje të mbartura, një pjesë e tyre kanë një rëndësi dhe specifikë të caktuar historike. Ndërkohë ka çështje të tjera që janë akumuluar pas ’90. Që nga shtatori kontaktet tona me autoritetet greke kanë qenë të intensifikuara. Kemi bërë një inventarizim me palën greke të gjithë problematikën dypalëshe që kërkon të adresohet. Rasti parë që mund të konsiderohet i adresuar është çështja e toponimeve. Dhe besoj se për të gjitha çështjet e tjera do kemi të njëjtën përqasje dhe pikë referimi të parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe interesin e ndërsjelltë të dy vendeve. Është me rëndësi që Greqia ka qenë dhe mbetet mbështetëse e rrugëtimit europian të Shqipërisë. Besoj se jemi në kushtet kur dy palët e kanë të qartë kuadrin në të cilin ndodhet, vijat e kuqe dhe kuadrin konceptual mbi të cilat mund të ecin. Asgjë nuk do bëhet dhe nuk është bërë në fshehtësi. Sot për sot jemi në kushtet kur një draft marrëveshje e negociuar nga pala shqiptare është hedhur poshtë nga gjykata kushtetuese. Është situatë që nuk ka lënë shije të mirë as për vendin dhe as në raport me fqinjët. Kemi një raport të detajuar ku identifikohen qartë mangësitë në proces. Prokurorisë së përgjithshme i takon për të konkluduar në rast se ka elementë të veprës penale, nuk më takon mua të bëj pretence. Në rast se Prokuroria mendon se ka elementë të veprës menale, Ministri do bashkëpunojë me Prokurorinë. Kjo nuk ka pse të acarojë marrëdhëniet me opozitën për shkak se ish-Ministri i Jashtëm sot është kryetar i PD, pasi janë dy procese institucionale dhe dy funksione institucionale qartësisht të ndara” tha ai.

REMOTE_ADDR:[]

20 komente në “Bushati: Asnjë nga vendet anëtare të BE nuk ka dhënë sinjale për bllokimin e statusit”

  1. noldi says:

    keni bere nje pune te admirueshme z. Bushati.. Ju lumte

    1. EDEN says:

      Me vjen mire qe po ecin punet mbare. duket nje qeveri e perkushtuar per arritjen e standarteve me te larta.. urime

      1. tigri says:

        Statusin do e merrni sepse keni treguar seriozitet.. sjeni palaco si ata qe iken, ata hajdutet e vrasesit qe na moren ftyren ne sy te botes e na kthten ne vend pa demokraci

        1. Polici says:

          Bushati eshte nje punetor i pashembullt i cili eshte jashtezakonisht shume i afte ne punen qe ka ..

          me ne fund kemi nje minister te jashtem model dhe nje qeveri qe punon per se mbari

          1. Pilo Lala says:

            Bravo Bushat!
            Ju e keni bere detyren, po ashtu edhe Edi Rama, mos ju lutni me Evropes.
            Shqiperia e kuptoi me 9 muaj cdomethene shtet qe ka munguar per 25 vjet.

    2. Elma says:

      Bushatlli, ta kane zili ata qe jane askush. Vicidoli nuk bie era njeri. Keshtu vazhdo i nderuar Prime Minister!

      1. @Elma says:

        Ke te drejte Elma tek ne kane qene me emer si familje Bullshiti.

  2. nga larg says:

    Shumica e shqiptareve ne emigracion ndjehen krenar per qeverin e re ….Ju lumte zoti Bushati na nderuat dhe neve qe jemi ketej por me syte nga shqiperia

  3. Pelasgian says:

    avash avash se e bot ” kala dibranshe ” …a lejohet t’ju bashka-hyp edhe un ? lol …..

    e forte eshte sikur mos ta japin statusin …ca do thoje bushati pastaj .

    Forca Mavi

    1. Wendy-B says:

      Po hy edhe ti kaladibrance, lacianet jane mesuar me kete loje ?
      Nuk e kuptoj pse kaq mllef per futjen e Shqiperise ne EU.Mire keq eshte atdheu yt. Se ke ikur ti nga ajo rremuje shqiptare, nuk do te thote se populli atje nuk e meriton te jetoje me mire. Ai vend ka nevoje per lider, fatkeqesisht i kane qellu tradhetare, anadollake, mashtrues hajdute ,oportuniste e lista vazhdon.

      1. Pelasgian says:

        po ne jemi mesu me ket loje por kemi qene gjithmon ” Hypesit ” ?

        ” futja e Shqiperise ne EU ” ???? Do te vij pas 10 vjetesh ndoshta dhe nqs si ke rregullu punet deri ateher mos shpreso me tek EU .

        Nuk kam mllef per futjen e Shqiperise ne EU ( edhe pse jam kundra ) , un dua qe Shqiperia te behet per Shqiptaret jo per Europen . Ma shpifin bythelepirsit si ato me siper qe i thurin levdata nje qeveria qe pervec gjobave te policise rrugare qe jan shtuar 10 fish nuk ka bere asgje tjeter . Ndrroi ngjyra , ndrruan klientet …ata qe shpresojn per pune i kan syte ende nga emigracioni . Drejtesia eshte ne duart e lugeterve dhe lista vazhdon e vazhdon .

        Nqs ti je e lumtur qe ” statusi ” t’ju jepet sa per ” meshire ” nuk do te thote qe ja do te miren vendit tend .

        Atdheu im dhe do ta dua pergjithmon por kjo klase politike nuk eshte aspak me ndryshe se ajo qe iku ( nje pjese jan te njejtet si psh LESH E LIJA E KOK LOPES ) .

        Hajde Wendy ,,pershendetje dhe do Zoti bohet me mire ! Puc puc lol

  4. Lenci says:

    Bravo Ditmir! Shpresoj ta kete kuptuar ai hajvan milet se c’mbajti ne qafe 8 vjet!

  5. shefi says:

    nje loje mediatike per qellime satanike. nga gjithe kjo fushate per statusin nje njeri normalisht ngre pyetjen se cfare perfitimi do te kemi ne si shqiptare nga kjo? bashkimi europian u krijua per te pasur nje ekonomi me te forte duke bashkuar dhe organizuar tregjet gjithashtu edhe monedhen ne menyre qe te ishte me konkurues neper tregje, dhe per kete arsye u krijua nje politike e perbashket per te organizuar mbarevajtjen e kesaj pune. kane kaluar plot 15 vjet qe nga krijimi i BE dhe fakt eshte qe ekonomia e te gjitha vendeve europiane eshte ne dekadence ku mbizoterojne kriza, papunesia, korupsioni dhe si te mos mjaftonte kjo te gjitha vendet anetare ku flitet per ne popullin kuptohet pagujne takse bashkiake, takse shtetit, dhe gjithashtu takse shtetit mbi shtet qe eshte BE. PRA SI TE MOS MJAFTONIN SHUSHUNJAT BRENDA SHTETIT SHTOHEN TE TJERA SHUSHUNJA QE PIJNE GJAKUN E NJEREZVE ME TAKSA TE TJERA. vete njerezit jane ndergjegjesuar dhe kete e treguan me votimet e fundit ku treguan se nuk duan te jene me pjese e ketij unioni i cili nuk ka funksionuar kurre.ketu hyn ne loje edhe media qe eshte e tera e kontrolluar qe i quan keto votues anti BE ekstremiste te djathte, fashiste etj. nje bisnes kur krijohet nga disa persona ne qofte se mbas nje viti ose dy nuk ka dhene rezultat jemi te gjithe te ndergjegjshem qe ky bisnes quhet i falimentuar dhe keto persona do te marin gjithsekush rugen per hesap te vet. te njejten gje nuk duan ta bejne zoterinjte qe e krijuan BE ne edhe pse kane kaluar 15 vjet pa asnje rezultat duke u justifikuar me nderime lidershipi e pordhi kali te tjera. me pak fjale ky union nuk ka funksionuar, nuk funksionon, dhe ska per te funksionuar asnjehere pasi qellimi i tij eshte thjesht globalizimi dhe venia nen kontroll e njerezve nga nje dore nga nje qeveri. per sa i perket perfitimit qe mund te kemi ne si shqiptare nga statusi ju a le ta gjeni juve si lexues vete pergjigjen. kjo eshte thjesht nje loje mediatike per qellime satanike.

  6. emigranti says:

    ore mire e ke ti qe asnje nga vendet kandidate nuk ka dhene sinjale bllokimi, e kemi merituar ne, bollem kemi lypur nje cope statusi per 24 vjet.
    Po zgjedhjet e fundit per parlamentin Europian i pe zotrote kush i fitoi? I pe Nigel Farage ne Angli, Marie Le Pen ne France, neonazistet gjermane dhe emigrante-dashesit e Agimit ne Greqi? Epo thuaji shqiptareve qe keto nuk quhen sinjale, thuaji qe sloganet nuk i kishin aq seriozisht…

  7. baffo says:

    E ke gabim BUSHAT ESHTE NJE VEND QE NUK DO QE NE TA MARRIM STATUSIN DHE KY VEND ESHTE SHQIPERIA ME NE KRYE LULZIME BERISHA QE PO LOGON QE NE TE MOS E MARRIM STATUSIN KJO ESHTE PD QE KURRE NUK KA DASHUR QE DHE NE TE JEMI PJESE E EUROPES KTO JANE QELBESIRAT E SHQIPERISE KRIMINELET DHE HAJNAT E SHQIPERISE

  8. gentile... says:

    Cereeeeeeeeeeeeeeeeeeeee (° ! °) Asnjiiiiiiiiiiiiiiiiiii !

    “DHE KTE E BENE ATA” .

    Europianet s’i kan qendruar kurr besnik kohes ?

    Protestoj

  9. Emigranti says:

    Do Zoti dhe e marrim statusin,jo se e meritojme,por se me siguri do ti vije turp me na refuzu prape.Por kur shoh komentues qe i thurin lavde Bushatit me vjen te ulerij.HApni syte o njerez,mos lejoni qe keta njerez qe na e kane shperlare kujtesen afatshkurter, te lulezojne.Keta jane gjenetikisht te mbrujtur me urrejtje ndaj popullit e Europes.Ky qen eshte i biri i Sule Bushatit,ish-kryetarit te komitetit te Partise se Shkodres,plehres qe ka firmosur internimet e dhjetra familjeve shkodrane,plehres qe i ka shkaktuar dhimbje e lot pafund rinise shkodrane qe per nje kusheri te shtate te internuar i la pa te drejta studimi.Ky plehra ka kontribuar gjeresisht qe e djathta e vertete te dilte e dobet dhe e paarsimuar pas viteve 90,e pushtetin ta merrte Sali plehra.Ditmiri i di te gjitha keto por ska kerkuar kurre falje per veprat e te atit.Por ska faj ai,por shqiptaret e vertete qe kane ngordhur e nuk del nje burre ti fusin plumbin atij e cdo mostre te familjes se tij.

    1. ;) says:

      Plotesishte dakord me ju Emig.

  10. Arberia says:

    Gazeta Tema, gjeni ndonje foto me te pershtatshme, se sikur nuk shkon nje aritkull per integrim ne BE ku ne sfond te fotos eshte ai islamiku i turqise :))

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje