Policia e Kosovës, prokuroria dhe institucionet e tjera të drejtësisë janë bërë gati për të vepruar nëse dikush tenton të vjedhë apo të votojë në emër të tjetërkujt.
Sipas Express, vetëm në tremujorin e parë të këtij viti, gjykatat kanë dënuar me burg 35 persona që kanë vjedhur vota në zgjedhjet e kaluara.
Dënimi më i lartë i shqiptuar është një vit burg efektiv.
Zyrtarët e Këshillit Gjyqësor të Kosovës thanë se vetëm në tremujorin e parë të këtij viti janë zgjidhur 249 çështje që kanë të bëjnë me krimet në zgjedhje.
Këto lëndë kanë pasur prioritet nëpër gjykatat e Kosovës.
Ndërkohë, KTV raporton se tetë qershori do të vulosë fatin e Kosovës.
“Shteti është para një testi të rëndësishëm nëse do të shylejë njollën e zezë të zgjedhjeve të 2010-ës, apo do të vazhdojë të jetojë për katër vjet me të,” raporton KTV.
Prokuroria e shtetit ka paralajmëruar zero tolerancë ndaj atyre që shkelin ligjin zgjedhor.
Ndërkohë, analistët thonë se përsëritja e një legjislature të dalë nga vjedhja industriale e votave do ishte shumë e rëndë për Kosovën.
hahahahaha,nqs po i bie qe te votoi edhe Sulltan Murati partine e ”musliman brodhers”……..!!!!!!
Tuuuuuuuuuuuuuuuuuurku cupkeza greke erdhi tuuuuuuuuuuuuuuurku e di vet ti ….o malet o shalet tjeter opsion nuk ka ihaaaaaaaaaaaaaaa
do perfitoje ldk nga muti qe ka bere pdk, dhe do kete rastin te zhgenjeje rendshem edhe ajo, sikur ndodhi dhe ketej.