Një hetim ka nisur në Malin e Zi për të përcaktuar nëse sasia rekord e kokainës e kapur së fundmi kishte destinacion vërtet Shqipërinë.
Lajmin e bën të ditur e përditshmja serbe, Politika.
Sipas saj, ekziston mundësia që blerësi i kokainës të jetë nga Mali i Zi ose Kosova.
Javën e shkuar, zyrtarët e doganave në Tivar të Malit të Zi kapën 250 kilogramë kokainë në një dërgesë bananesh.
Por burimet pranë policisë malazeze thonë për mediat serbe se ngarkesa me shumë gjasë do të shkarkohej në Mal të Zi.
Ngarkesa arriti në Tivar më 3 qershor nga Ekuadori, në një anije në pronësi të kompanisë italiane MCI.
Dokumentacioni i anijes tregonte se kontejnerët ishin dërguar nga Vimticorp nga Ekuadori, kurse pritësi ishte Rrapo Company në Shqipëri.
Sipas dokumentacionit, kontejneri do të transportohej në rrugë tokësore për në Shqipëri.
Gazeta serbe shkruan se është interesant fakti se anija menjëherë pasi ka bërë shkarkimin e mallit në Mal të Zi, ka lundruar për në portin shqiptar të Durrësit.
Burime të mirëinformuara i thanë gazetës: “Personalisht dyshojmë, si shumë të tjerë, se droga supozohej të mbetej në Mal të Zi”.
Sasia gjigande mendohet se vlen 14 milionë euro.
Premier Edit po i qan hunda hahahahah
Re serb, re padronet e Saliut, mbajeni pak nen kontroll kete Slen ‘tone’ se shume here flet edhe pa u mare leje juve, boll qe te thote dicka kunder Shqiperise.
Ja nje lajm nga Serbia , qe e gezoi kaq shume , opozitarin e perjetshem me cdo qeveri , Mero Bazen !!! Pra , edhe kesaj rradhe ” shpetoi ” Tahiri . Do Zoti , e nuk i bie deres me koke pas Konf. se Shtypit , si naten ,kur u ul mushkonja me motor e droges ne Divjake !!!
O Arber ,akoma nuk e more vesh se avioni dhe droga ishte e sajuar nga sali ram berisha?o gdhe po pse u ka bere perendia kaq te trashe ju pionieret e Sale malokut?P0 lexo e kupto o mavri.
O Arber, mire t’a ka thon beni, pioneri i xhaxhi Saliut, por me mire do te shkonte kopili i Saliut. Lereni qeverine te bej punen e saj se trafiku i droges nuk nisi sot e as nuk do arrijne ta zhdukin brenda dites as qeveria e Rames apo qeveri pasardhese. Ky eshte nje problem qe te gjithe shtetet demokratike perpiqen te luftojne dhe akoma s’ja kan arritur ta zhdukin. Ketu po bej nje paranteze, Krahaso Shqiperine para epokes se demokracise dhe te sotmen, qe nder peshqeshet qe na pruri Demokracia e Salkoshit jane droga dhe prostitucioni… Mos harro se shamia e pionerit tashti e ka nderruar ngjuren, s’eshte me e kuqe por blu.