Kunati provokon “mocion” për Majlindën në grup parlamentar

10 Qershor 2014, 20:58Antena TEMA

Kunati më në fund e humbi durimin. Doktori kishte dhënë sinjale të forta se Luli duhet të distancohej nga Majlinda. Luli e kishte të vështirë ta bënte këtë nga frika se mos shkonte fjala në Bruksel dhe vendosi të provokojë një peticion. Këtë detyrë ia besoi Kunatit. Kunati thirri Aldon dhe Ed Halimin dhe u ulën e shkruajtën.

 

Mocion mosbesimi

Drejtuar kryetarit të PD, Lulzim Basha.

Lënda: Shkarkimi i Majlinda Bregut nga kryetare e Komisionit të Integrimit.

 

I dashur kryetar,

Me shqetësim të madh kemi parë kohët e fundit një sjellje të paprecedentë të kryetares së Komisionit të Integrimit në parlament, Majlinda Bregu, gjatë ditës kur u prezantua raporti i Komisionerit për Zgjerim lidhur me mundësinë e marrjes së statusit kandidat.

Zonja Bregu, përveçse është fotografuar nga zoti Rama duke folur e qeshur vesh më vesh me ministren Gjosha, është parë disa herë duke parë në sy e qeshur Edi Ramën, çka përbën një skandal jo vetëm politik.

I nderuar zoti kryetar.

Në mocionin tonë, ne shprehim shqetësimin e mijëra demokratëve anembanë vendit, të cilët prisnin atë ditë lajmin e gëzuar se qeverisë nuk iu dha statusi, dhe fytyra e qeshur e zonjës Bregu tregonte se puna ishte në rrugë të mabrë. Por kulmi i dëshpërimit të demokratëve ka arritur kur edhe statusi u dha, edhe zonja Bregu vazhdonte të qeshte.

Në një moment tjetër privat, ajo është parë të flasë seriozisht, me zë të ulët dhe konfidencë me kryeministrin Rama, dhe të dy bashkë i janë kundërvënë zotit Fyle.

Të gjitha këto veprime bien erë tradhti, ndaj ne duam të merren masa urgjente.

1. Së pari, të shkarkohet zonja Bregu nga kryetare e komisionit dhe të propozohet zoti Bumçi, i cili ka formimin e duhur intelektual, politik dhe moral për këtë çështje.

2. Të sqarohen seksionet e PD-së se zonja Bregu ka tradhtuar partinë dhe e qeshura e saj në një ditë të zezë për PD, është një thikë pas shpine ndaj demokracisë.

3. Të ngarkohet zoti Arben Imami të mbrojë këtë mocion para Këshillit Kombëtar.

Ne, zoti kryetar, jemi opozitarë dhe duhet të jemi 24 orë të tillë, në punë, në shtëpi, në parlament dhe në shtrat. Zonja Bregu duket që nuk është një opozitare e denjë.

 

Kunati e lexoi mocionin dhe i pëlqeu shumë. Ia përcolli dhe Lulit. Edhe ky u kënaq shumë. I pëlqeu shumë sidomos ajo fjalia që zonja Bregu duhet të jetë 24 orë opozitare dhe e tha dhe në mbledhje të grupit.

Por dhe këtu ndodhi një incident.

Sapo u mor vesh mocioni, u ngrit Ben Imami dhe kërkoi sqarime.

U drejtua nga Doktori dhe filloi të flasë.

-Doktor, nuk është e vërtetë që kam bërë prapë mocion. Janë muhabete tavolinash.

-Arben, mirë ke ba, jo ke ba mirë, s’ka problem.

-Jo, jo Doktor, nuk kam bërë. Këta janë akoma të papjekur, por unë s’jam i përzier.

-Arben, atëherë u dogje se u fute kot tek mocioni, tani më duket se do digjesh se do të dalësh kot. Mos u nxito. Mirë ke ba, i tha Doktori.

3 komente në “Kunati provokon “mocion” për Majlindën në grup parlamentar”

  1. egi says:

    e keni me zonjen Bregu, qe e falenderoi Rama:
    http://bit.ly/1io2fYb

  2. Ed Kalimi says:

    Majlinden inat kije po hakun mos ia ha: eshte zonje.
    Ore, do kete dhe PD ndonje rob te hajrit se cu pa pastaj, sa per hudher:)

  3. Davidi says:

    -Arben, atëherë u dogje se u fute kot tek mocioni, tani më duket se do digjesh se do të dalësh kot. Mos u nxito. Mirë ke ba, i tha Doktori.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje