Vizita në Paris/ Rama vazhdon të shylejë borxhet e Berishës, por Parisi heziton për statusin

12 Qershor 2014, 10:25Politika TEMA

Kur i duhej të dorëzonte aplikimin për marrjen e statusit të vendit kandidat për në BE, Sali Berisha fluturoi me urgjencë në Paris.

Aty u prit nga presidenti Nicolas Sarkozy.

Presidenca franceze nxori vetëm një njoftim të shkurtër, ndërsa një media e njohur në këtë vend bëri të ditur se vizita kishte në qendër të saj një kontratë për disa helikopterë ushtarakë.

Kjo kontratë e futi Shqipërinë në konflikt me Italinë dhe SHBA, megjithatë Berishës nuk i interesonte asgjë më shumë se një fjalë e mirë e Francës në prag të zgjedhjeve.

Pasi rrëmbeu një fjalë të mirë, kontrata u nënshkrua dhe helikopterët nisën të vinin.

Një prej tyre u rrëzua pa ardhur, një tjetër nuk kishte pajisjet mjekësore siç ishte specifikuar në kontratë, ndërkohë që Berisha u largua nga pushteti duke i lënë qeverisë së re një borxh prej 180 mijë eurosh për kontrollin teknik të tre helikopterëve.

Qeveria e re e shleu borxhin me një vendim të 28 majit, ndërsa Edi Rama fluturoi drejt Parisit, ku u prit nga pasaardhësi i Sarkozy, Francois Hollande.

Parisi u angazhua se do mbështesë Shqipërinë në rrugën drejt BE, por ende nuk dihet se cili do jetë qëndrimi i tyre në samitin e fundit të qershorit.

Franca pati më shumë probleme gjatë zgjedhjeve europiane, pasi Fronti Nacional doli parti e parë, duke tronditur edhe optimistët më të mëdhenj.

E vetmja media që shkruan diçka për këtë çështje, është Le Parisien, që raporton se Rama erdhi për të marrë mbështetje, por Franca është kundër.

A do jetë Parisi kundër marrjes së statusit kandidat?

Ende asgjë nuk është e sigurt.

28 komente në “Vizita në Paris/ Rama vazhdon të shylejë borxhet e Berishës, por Parisi heziton për statusin”

  1. tomi says:

    Bravo Rama ka ber maksimunin per lobiom !

    1. sandri says:

      Të ra bara ta drejtosh këtë komb. Kemi besim te ju EDI. Ju ja dilni mbanë. Faleminderit që e morrët përsipër të drejtoni kombin ton

      1. herta says:

        Po te ishin te gjithe si ti qe fokusohesh e punon ashtu sic duhet punuar duke i dhene cdo gjeje rendesine qe ka dhe per momentin kjo eshte me e rendesishmja dhe eshte fokusuar e gjithe qeveria dhe ka lezet kshu.

  2. ledio says:

    Vazhdo keshtu EDI i madh

  3. ilir says:

    Varet se c’quan “diçka per kete çeshtje”, Mero !

  4. eduard says:

    uroj europa ta kete seriozisht jo per hater te politikaneve tane por per popullin shqipetar

  5. majlinda says:

    Ka lezet ta shohesh kryeministrin ton 2 Metra burr marshallah

    1. Martin says:

      Edhe ai me pare rreth 2m ishte por nqs Edi eshte NJERI ai ishte KAFSHE.

  6. ilir says:

    “Le monde” kishte nje artikull te gjate dje, e ai nuk dukej pesimist mbi mbeshtjen

  7. eleΥΘeriskepsi says:

    …ndersa Franca nga Edi Rama nuk do kerkoj asgje.Thjesht do jap OK per syte e bukur!!

  8. permetari says:

    Si ka mundesi???!!!! Dje kryeministri ne interviste mbas takimit tha qe shkoi pertej pritshmerive.Ose genjeni ju me kete lajmin sot ose genjeu kryeministri dje.Cila eshte e verteta?

  9. loni says:

    lepini bythen se mos merrni statusin,ju gazetaret u bete me keq se gazeta e zeri i popullit ku per 50 vjet fliste per arritjet e partise se punes dhe kunder tradhetareve te shqiperise,po me nje ndryshim brilant nga ajo kohe,se qeveria e aterhshme i vari te gjithe ata klyshe qe vodhen dhe tradhetuan atdheun,kurse ju ngelet duke thene edi rama keshtu ashtu po lan borxhet e berishes po merret me korrupsjonin e berishes,me hashashin qe eshte mbjedhur ne kohen qe qeveriste berisha,po mbleth armet qe shperndahu berisha etj etj karagjozdhiqe,ose kapeni dhe plaseni brenda ose mos na i permendi me borxhet e berishes etj,se prandaj e votuam ps per te na qeverisur me mire,jo te na ncjerri si justifikim berishen se po na merzisnin pallen per cdo gje berisha berisha,ky edi rama enderr kishte te behesh kryeminister po mu ne trapet populli shqiptare,e beri me keq se saliu,ka ndertuar nje shtet policor per popullin e thjeshte se per politikanet e djeshem kjo qeveri nuk ekziston,cfar u be me arben imamin?kurre mos na i dhente ate status kurve se populli i thjeshte nuk fiton asgje pervecse i rritet borxhi,aq sa fituam nga 23 vjet demo kar ci nga gjithe ato premtime.

  10. frank says:

    Evropa eshte kontinent kristian,shqiperia eshte toke evropiane me popull turk,pak veshtire te hapet dera.po deshen statusin le te shkatrrojne kulturen turke dhe xhamite e arabeve,perndryshe aty do mbeten si turqia qe ka 50 kandidate.ne shqiperi vriten akoma per nder se na shan fshati dhe pse me shikon,te gjithe shqiptaret qe jetojne e punojne jashte e dine te verteten qe shqiperia nuk behet kurre se eshte shtet oriental.mos u fshini po komentoni te verteten qe shoqeria shqiptare dhe kultura nuk jane sot evropiane.me evropiane ishin nen komunizem se sot.THIS IS REALITY…njerezit po shkojne te luftojne per allah ,autoparlantet pellasin ne arabisht,pak si absurde te lepish ata qe nuk te pelqejne qe te jesh pjese e tyre kur ne te njejten kohe je pjese e atyre qe evropa nuk i afron se jane kulture dhe vese te tjera,zona turkoarabe.

    1. Mamaqi says:

      mire e ke thene. Me se e vertete!!! Edhe une shkova ne shqiperi per vizite pas shume vitesh dhe u cudita…cdo gje ishte Turqi, dhe kaluar turqie, kumbonte hoxha 5 here ne dite, nga ora 4 e mengjesit deri me 10 darkes. Edhe kjo ndodhte ne nje qytet qe eshte dominant orthodoks…mendo se si ajne rrethet e tjera…Sulejman bir…duam edhe ne te “evropohemi”

    2. Dasareti says:

      Mundet qe Evropa eshte perpara shqiperise ne”cdo”aspekt tjeter,por persa i perket tolerances fetare te shqiptareve,Evropa dhe Evropianet jane 500 vjet mbrapa Shqiptareve.Me shume te drejte K/Ministri Rama ju eshte pergjigjur duke i shpjeguar Evropianeve(Francezeve ne kete rast),rreth pytjes qe i kane bere ndaj fese ne Shqiperi.
      “Vertet na kemi Bajram e Pashke,por shqyptarine e kemi bashke”(GJ.Fishta.)
      “Kemi tri FE,por kemi nje ATDHE te perbashket,nje gjak vllznor,nje gjuhe,nje Dielle dhe nje Zot.”(Hoxhe Idriz Gjilani).dhe shume kleriket te tjere shqiptar e kane shpeguar ne shekuj,se cilet jane shqiptaret ne lidhe me religjonet,te cilin,evropianet nuk e kuptojne dot,ose nuk duan qe t’a kuptojne.

  11. Hmmm... says:

    pishman te ngelet kur nuk ben tenden. qeveria e beri te sajen. Kaq. Boten nuk e urdherojme ne por nese na i bejne me hile, te ndryshojme dhe ne qendrim ndaj kujtdo qe na i punon. Ka plot vende te zhvilluara edhe pa qene ne BE dhe investime merren nga te katra anet. Per ate jemi keq jo statuse formale. Edhe ato pallavrat per 30 apo 70 vite per te arritur BE jane idiotizma sepse parashikojne se do ngelemi ky vend i korruptuar sic jemi sot. Po te hapen burgjet per maskarenjte e medhenj qe bejen sehir nga shumekatshit, per 10 vjet me investimet e duhura nga bota, behemi po aq te lakmueshem sa dhe BE. Aq iu desh tigrave te azise, Irlandes…

  12. alesio says:

    Shikoni pak se ca u zbulua sot http://dielli.al/lajme.php?id=64236&k=71 hajde shtet hajde

  13. german says:

    o Mero mundohu thuaj ndonje sajim tjeter se nuk ecen kjo gje, fajin e ka Berisha pse bleu helikopter tek franca se i mbeti 180 mije euro borxh. Kte llogjike e hane vetem ca komentus fanatike te gazetes qe u eshte bere lavazh truri,shiko ndonje genjeshter tjeter.

  14. Edi says:

    Ore leje borxhin e Sales, po mbushua menjen qe te na mbeshtesin per statusin: http://bit.ly/1oRINFz

  15. indianajones says:

    Kjo eshte qeveri qe ecen me PR dhe jo me reforma te mirfillta, problemet e sistemit ne shqiperi jane te thella dhe keto menyra qeverisje thjeshte e mbulojne por nuk thellohen per reformim. Uroj qe Europianet te kuptojne njehere e pergjithmone se ajo drejtesi duhet reformuar e pastaj meritojme status. Lereni PR qeveria, nuk shkon me, kemi qene ndryshe por sot kuptojme se punet nuk jane mire sa kohe problemet e drejtesise ja shisni atyre e Shqiptareve per sfide, nderkohe qe nuk eshte sfide por thjeshte nje injorim i saj sepse nuk e doni reformen ne drejetsi doni te tregoni se edhe pa drejetsi behet per te mbuluar pislleqet e nje sistemi duke denuar te pafajshem, ku eshte Gjin Gjoni? E doni Status me Gjin Gjonin qe se rruan per ju e Europe bashke? PO Gerdeci? Po 21 Janari? rruga kombit, Cez, shoqata te inkriminuara ne vjedhje, Turpi juaj, te isha Europian kurre nuk jepja status. Tung

  16. koli says:

    Me qe nuk e kuptoj kete fjalen e Rames:PERTEJ PRITSHMERISE ma shpjegon njeri se cfare priste Rama? Mos priste te dilte ne dere Hollande dhe ti bertiste Rames nga larg:PIRDHU ZUZAR MOS TE SHOF AS NE SHESHIN ELIZE(qe ne fakt e meritonte por kultura diplomatike e protokollare se lejon se vete Rama 3 vjet e pengoji statusin)
    Po ky Ramushi a tha se do vije per vizite Hollande ne Shqiperi?Apo per statusin do thote po vetem pas vizites ne Tirane kur te shofe kantjeret e hapura nga Rama me sy te veta se ky Hollande thone sebeson pak ose aspak shtypin e paguar? Borxh Berisha kishte marre per vete apo vendin?Po Rama po i paguan nga xhepi me 3000 euro qe ka ne banke?Po keto borxhet qe merr nga BB apo FMN jane personale? Kush do i paguaj Grigori apo ai qe vjen pas Rames apo shteti?
    Ky eshte;MJERIMI APO VDEKJA E SHTYPIT SHQIPTARE kur shkruhet si me siper se Borxhet e Berishes i paguan Rama

  17. Iremila says:

    Na plasi b.tha per Statusin.Kemi vite qe statusi statusi…Me borxhet qe ka lene sali mavria nuk e marrim per 100 vjet.

  18. zambi says:

    Ato helicopteret mos i ka marre Berisha me vete?

    Ai eshte borxh i shtetit shqiptar. Keshtu i bie qe kur PD te vije ne pushtet te deklaroje se po shlyen borxhin e PS per leket qe po merren te FMN dhe BB.

  19. Tosi says:

    ASIHERE MOS E MORSHIT STATUSIN.
    NUK E MERITONI.
    VETEM TE ZEZA VIJNE NGA KY VEN ASIGJO E MIRE.

  20. tourkofagos says:

    duket qarte se edhe kete here Zike do te marre ”te gjatin”,madje me gunga…………!!
    cte besh,ndoshta i pelqen………

  21. Mazllemi says:

    Hajdarin do merrni sa me shume tju lepiheni ketyre plerave te Europes

  22. shpetim says:

    SHBA dhe BE, perdoren te gjitha menyrat me Serbine qe te mos rreshqiste nga lindja.
    Perendimi po ben te gjitha perpiekiet qe Ukraina te mos gllaberohet nga Rusia.
    Po per Shqiperine cfar mendojne valle ?
    Ndoshta duan ta lene si nje varke pa motorr ne mes te detit, qe dallget ta perplasin dhe ta shkatrrojne ?
    Kjo do ishte poshtersia me e madhe qe do ti behej Shqiperise.

  23. Arben says:

    ZGJOHUNI NGA GJUMI O NJEREZ.

    BE-JA KA EDHE VETEM 10 VITE JETE.

    KY SHEKULL ESHTE SHEKULLI I AZISE.

    TURQIA ESHTE DERA E AZISE NE BALLKAN, DHE NE KEMI FATIN QE I KEMI TURQIT MIQ.

    KUFOMAT QE ECIM MERREN AKOMA ME BE-NE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje