Ramadani: Shumë shpejt do të fillojmë punën në qeverinë e re

14 Qershor 2014, 17:42Rajoni TEMA

Sekretar i Përgjithshëm i AAK-së, Burim Ramadani, në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se shumë shpejt do të fillojnë punën Qeveria e re e Republikës së Kosovës, dhe nuk nuk do të kenë mëshirë ndaj shkelësve të ligjit.

Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë të Ramadanit:

Të dashur miq,

Shumë shpejt do të fillojë punën Qeveria e re e Republikës së Kosovës. Qeveria e kthimit të shpresës së humbur deri më tash që ky shtet mund të funksionojë normalisht dhe pa defekte.

Do të jemi këmbëngulës që shteti ligjor të funksionojë plotësisht.

Që askush të mos jetë mbi ligjin, që secili të ketë mundësitë e barabarta për jetë, shëndetësi, shkollim, drejtësi, punë e karrierë.

Kjo do të arrihet, sepse jemi të vendosur për të bërë punën tonë kushtetuese dhe ligjore.

Mbi të gjitha, ky është edhe obligim qytetar dhe njerëzor i njerëzve aktiv në politikë.

Qeveria Haradinaj do të dallojë në substancë me këtë të kaluarën.

Do të zvogëlohet luksi, shpenzimet e panevojshme qeveritare, do të rritet transparenca në vendimmarrje dhe në shpenzimet e buxhetit.

Lufta kundër korrupsionit dhe kimit do të fillojë për herë të parë fuqishëm dhe me vendosmëri.

Të korruptuarit të mos ndihen shlirë. Do të përballen me forcën e ligjit.

Grupet e organizuara të krimit do të shfarosen me forcën e ligjit.

Shteti nuk dorëzohet para tyre dhe para asnjërit të ngjashëm.

Institucionet e zbatimit të ligjit – policia, doganat etj. – do të mbështeten fuqishëm në aspektin buxhetor, pofesional dhe teknik. Në të njëjtën kohë, do të rritet llogaridhënja dhe kërkesa e përgjegjësisë.

Pra, zbatues të ligjit, në rend të parë policë të Kosovës, bëhuni gati për një punë të pandalshme dhe të fuqishme për të luftuar pa mëshirë krimin, korrupsionin dhe dukuritë tjera negative.

Drogaxhinjtë ta kenë të qartë se nuk ka më “muaj të mjaltit” për trafikun e drogës.

As për prostitucionin nuk do të ketë kurrfarë mbyllje sysh. Do të luftohet me të gjitha mekanizmat e shtetit.

Siguria në shkolla do të jetë tjetër prioritet.

Nxënës e prindër, do të ndjeni kujdesin e shtetit për sigurinë në shkolla.

Siguria në trafik do të ngritet në mënyrë të dukshme.

Nuk do të ketë më shitje të patent-shoferëve dhe as falje të shoferëve që shkelin rregullat e trafikut.

Policia e Kosovës nuk do të ketë më probleme funksionale.

As nuk do të ketë mungesë të pajisjeve dhe as nuk do të ketë stacione policore të formave të kontinierëve apo të ndërtesave para shkatërrimit.

Policët do të kenë sigurimin jetësor dhe sigurimin shëndetësor.

Familjet e policëve të vrarë apo të lënduar në shkallë invaliditeti në detyrë do të kenë kujdesin institucional të qëndrueshëm.

Mbi të gjitha, shteti ynë po ndryshon logjikën e qeverisjes. Po ndryshon rrënjësisht.
Ne jemi të përgtitur për qeverisje të mirë.

Burim RAMADANI
Sekretar i Përgjithshëm i AAK-së

1 komente në “Ramadani: Shumë shpejt do të fillojmë punën në qeverinë e re”

  1. Toskeria says:

    Si do te drejtoni mor i nderuar me 9 perqindshin tuaj, ku ka bere vaki qe humbesi te behet kryeminister apo me Isa Mustafen e Millosheviçit, pika ju rafte ku jeni katandisur duke bashkepunuar me parti te tilla, kurre kurre nuk keni per ta gezuar se populli nuk do ju perkrahi si duket ju jane errur syte per pushtet, te mjeret ju.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje